Archive for the 'Western' Category

“Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-ut”) - film amerikan me regji te Kelly Reichard


Po te ishte se kinemaja eshte pune llafesh (dhe jo imazhesh), pra nese “Meek’s Cutoffdo ishte roman dhe jo film, une do shkruaja pak a shume keshtu per të :

“Amerikanen Kelly Richard do ta kishin zili dy “romancierë” amerkanë : Terrence Malick-u dhe Gus Van Sant-i. I pari, me mire te shkonte ti fuste nje te lexuar tjeter Bibles, gjithe duke ngrënë chips-a; i dyti, te vazhdonte te masturbohej me skenarë me djelmosha te krehur sipas modes surf”.

Dua te them qe, ne leter, qellimet artistike (historike, kulturore, torike- te themi) te Kelly Richard jane më shume se te levdueshme dhe ua marrin ne kthese atyre te Malick-ut apo Van Sant-it, dy regjizorëve te tjere aktuale amerkianë qe levrojne pak a shume ne te njejten lëmi me ate te Kelly Richard-it. Problemi eshte se qellimet ne fjale mbeten… ne leter. Dhe nuk i pashë te materializuara ne imazhe. Dakort, skenari eshte minimalist (gjë per tu lavderuar !), por prap se prap, filmi eshte, as me shume e as me pak, nje “skenar i filmuar” !

Historia e filmit eshte ajo e 3 familjeve angleze, te 3 shtresave te ndryshme shoqerore, qe ne vitin e larget 1845 udhetojne drejt Perendimit, drejt West-it te famshem, nen hyqmin e udherrefyesit profesionist Meek. Mund te thuhen 1001 gjera per paralelet qe mund te shihen midis USA-s se 1845 dhe asaj se sotmes, per raportet mashklull/femer ne film, per raportet kolonizatorë/indigjenë…. etj etj etj, por siç shkruaja me lart, te gjithe keto mbeten teorike dhe do ishin te nje bukurie te hatashme nese do te kisha mundesi ti lexoja si liber, si roman, pra nese “Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-t”) do ishte roman.

Por ja qe ai eshte film se !

5.0 (me meek…)

Posted on 21st July 2011
Under: Western, USA | No Comments »

“True Grit” - film amerikan me regji te vellezerve Coen

 As vete nuk e marr vesh se ç’mu desh te shkoj te shikoj filmin e rradhes se vellezerve Coen. Ndofta se ishte western (gjini qe e dua fort), dhe western-ët jane te rralle ne ditet e sotme (per te mos thene, inekzistentë).
Ky i vellzerve Coen eshte ne fakt nje remake i nje filmi te vjeter (1969), me te njejtin titull (True Grit), te nje regjizori te quajtur Henry Hathaway.

Ajo qe eshte e çuditshme eshte fakti qe, kur ben nje film si “No country for old man” (jo keq !), si mund te besh nje film kaq pa personalitet, kaq hollywoodian per nga fabrikimi (edhe pse filmi duket se eshte nje film -i-porositur i njeres prej kompanive te Hollywoodit) ! Sepse, une mund ta kuptoj qe vellezerit Coen e kane bere te tille qe te financojne ne menyre te rehatshme filmin e tyre te rradhes (qe, shpresoj te jete më personal, më autorial), por dhe te besh nje budallek te merzitshem te tillë ultra hollywoodian ??! Në kêtë pike ???
Enigme !

2.0

Posted on 10th March 2011
Under: Western, USA, Coen | No Comments »

10 Filma Western

Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykërka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parë, ndarë sipas zhanrit.

Kuptohet, per aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer…

Po e filloj me FILMAT WESTERN :

Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri më adekuat (më bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte më së shumti rrugëtim (kalërim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje “rrugëtim”, levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bën xhiro dhe shiriti i filmit !

Edhe ne lëmin e arteve te tjera (letersi, teater…), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, në origjinën e saj, lindi bashke me “West Conquest”. Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA : vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX në perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e “West Conquest”, pushtimit te Bregut Perendimor.

Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diçka) eshte “The Great train robbery” i vitit 1903, dhe eshte… nje western !

Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe më pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin “Stagecoach” (1939) tek humanizmi i pamatë i “Cheyenne Autumn“, denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.

Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.

10 filma western qe do i rekomandoja me shumë entuziazëm (renditur pak a shume sipas preferences sime):

1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford

2. Heaven’s gate (1980) me regji te Michael Cimino

3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks

4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford

5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman

6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch

7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin

8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood

9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh

10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks

ps: nuk e kam pare asnjehere “C’era una volta il West” te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis më te mirëve filma western !

  

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshme, Western, TOPLIST | No Comments »

“The Assassination of Jesse James” - film amerikan nga Andrew Dominik

Nese dikush deshiron te dije pse ne Shqiperi, edhe pas 15 vitesh demokraci, botohen nga 20 gazeta ne dite, dhe asnjera nuk eshte rentabël (pra nuk del me fitim), le te shikoje kete film te fundit me Brad Pitt, dhe do gjeje pergjigjen adekuate, qe ne fakt eshte: “SEPSE KESHTU NA MËSON AMERIKA”. Dhe nese Amerika permes ambasadores se saj na meson te nxjerrim sa me shume gazeta, qofte dhe me humbje, na e thote kete sepse edhe vete, pra dhe vete Amerika, pergjate nje periudhe te gjate te konsolidimit te saj demokrtik (shek. 19-te dhe gjysmes se pare e shek. XX), ka bere të njejten gjë! Pra shtypi i shkruar, periodik, ka qene mbret, ka bërë ligjin, ka qene nje nga elementet themeltarë te demokracise amerikane (ndofta sot ka nje rol disi me te kufizuar, per arsye te mediave vizuale tv, radio….etj).

Pikerisht, filmi “The Assassination of Jesse James by the Coward Robert Ford” eshte Western, pra rrefen nje copë te Historise se krijimit te USA.

Ngajrjet vendosen ne 1882, ne Missuri; Historia eshte ajo e vrasjes se njerit prej banditëve më te njohur te asaj kohe, Jesse James (interpretuar nga Brad Pitt). Fola pak më lart per rendesine e gazetave aktualisht ne Shqiperi, sepse eshte flagrante rendesia e tyre ne shek. e XIX ne USA : gjate gjithe filmit ndihet kjo gjë. Po ashtu, shume skena me banditë e me vrasje te kujtojne bandillët shqiptarë te viteve ‘90 (sidomos ‘97-’98). Thene ndryshe, do vije nje dite dhe do bejme edhe ne shqipot nje film me titull “Vrasja e Azem Hajdarit…” . Shkurt, asgje s’kemi shpikur, ndaj dhe ambasadorja amerikane ne Tirane i meson njerezve te atjeshem deri dhe se ne ç’orë duhet te ngrihen per te votuar.. Sepse i ka kaluar vete, vendi i saj, te famshmet USA, keto “mrekullurira” qe kalon sot Shqiperia…

Personalisht, jam fans i filmave western, por atyre te mire ! Kishte vite qe nuk ishte bere nje i tille nga Hollywood-i ( i fundit ka qene pa dyshim ai i Clint Eastwood-it me titull “UNFORGIVEN” - kryevepe e vertete). Por dhe ky ne fjale (pra “The Assassination of Jesse James”) eshte i mrekullueshëm!! Dhe per me teper, i xhiruar i gjithi ne amera HD (Hight definition) video.

Brad Pitt, edhe pse ne rolin kryesor, shfaqet (per fat te mire !) jo më shume se çerekun e kohes se gjithe filmit. Dhe interpreton mire, falë regjizorit qe si duket e ka terheur nga kapistalli (e qe mos marre kot!). Sa per Casey Affleck, ai po : Eshte i mrekullueshem ne rolin e tij.

web site i filmit : http://jessejamesmovie.warnerbros.com/

 

Posted on 13th March 2009
Under: Western, USA | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)