Archive for the 'Komedi' Category

“Bad Teacher” - film amerikan me regji te Jake Kasdan

 

Per mendimin tim, “Bad teacher” eshte homazhi më i bukur qe i eshte bere deri më sot komedise sime më te preferuar all-time ever : “Serial Mom” te John Waters (1994.
E them kete sepse, perveç faktit qe filmi me pelqen per nga forma (nga cilesia kinematografike - te themi), persa i perket permbajtjes, filmi eshte i te njejtit princip me ate te “Serial Mom” : personazhi kryesor, nje egoiste (qelbesirë) e vertete, eshte e rrethuar nga personazhe qe nuk jane më pak egoistë (qelbërsira) se ajo !
Nga ana tjeter, me vjen ne mendje ajo qe lexova rastesisht nga nje filozof francez jo pak kinofil (Alain Badiou) ku shprehej se e donte shume nje komedi franceze te titulluar “Le père Noël est une ordure” (”Plaku i Vitit te Ri eshte nje qelbësirë e vertete”) pikerisht per arsye te dhunes qe permban ne vetvete satira e filmit. Do te thoja identikisht te njejten gje per “Bad Teacher” (dhe ne fakt, te njejten gje kam thene sa here kam pare -nje zot e di se sa shpesh !!- “Serial Mom”).

Duke pare “Bad Teacher”, kisha frike se mos filmi shkiste në shinat e “politically correct”. Por jo ! Deri ne minuten e fundit, filmi i mbetet besnik ‘programit’ te tij qe ka jo pak surpriza (qe nga guximi per ti dhene Justin Timberlake-it rolin e nje shpifaraku antipatik, e deri tek mbyllja - qe nuk po e them).

Cameron Diaz - e hatashme (si zakonisht !)

9 !

trailer i filmit :
YouT

Posted on 13th January 2012
Under: USA, Komedi | No Comments »

Crazy, Stupid, Love - komedi amerikane me regji te John Requa & Glenn Ficarra

 Prezantimi i intrigave dhe i personazheve nuk eshte keq. Por duket sikur ky film sentimentalo-komik, me shume i meshon romantikes se sa komikes ! Por eshte dhe problemi i aktorëve : Steve Carell duket sikur na perserit te njejtin numer humoristik (qe e njohim déjà), Julianne Moore dhe Kevin Bacon duken si figurantë dhe nuk ’shfrytezohen’ ne kapacitetin e tyre si aktorë, ndersa Marisa Tomei luan keq. Mbetet Ryan Gosling, por dhe personazhi i tij nuk arrin ti imponohet filmit : nata qe kalon me Emma Stone eshte i vetmi moment qe me “zgjoi”.

6

Posted on 9th January 2012
Under: USA, Komedi | No Comments »

“BRIDESMAIDS” - komedi amerikane me regji te Paul Feig

Edhe pse regjizor i ketij filmi eshte Paul Feig, producent eshte Judd Apatow, keshtu qe ai fare mire mund te futet ne prodhimet “made in Apatow”. Nga ana estetike, filmi as nuk eshte, as nuk pretendon te jete stimulues. Amà i ndershem dhe komik eshte aq shume sa qe ndonje komedi te tipit “There’s Something About Mary” me Cameron Diaz, e delegon ne rangun e komedive “me buzeqeshje te ngrirë”.

Rrugetimi i eksperiencave dhe ndjenjave te Heroines më duken ekzakt dhe prekës, per më teper qe regjizori e merr me ngé (ne kuptimin e mire) historine qe tregon, duke i shtriqur situatat deri sa ato keqesohen pa kthim ! (po e quaj kete gje ç’rregullim te rehatisë skenaristike). Pra filmi ka vertet nje sens te brumezimit (ngjeshjes) se materialit te perdorur, po aq sa edhe nje sens te forte te çrregullimit te rehatise skenaristike, gje qe e vë re shume shume rralle ne komedite e sotme. Aq eshte evidente kjo gje, sa filmi më shume te sjell ndermend ndonje Cassavetes sesa vellezerit Farelly, edhe pse qeshja me lot gjithe kohen ! Ne kete sens, “BRIDESMAIDS”, gjithe duke mbetur thellesisht komedi, çan serizisht shtigje te seriozitetit kinematografik. Sigurisht, filmat “made in Apatow” e kane filluar tashme kete rruge, por “hileja” e tyre ishte se i largoheshin jo pak komedise, ne kuptimin e te qeshures “me gjithe zemer“. “Bridesmaids” eshte e kunderta : komedi e mirefillte (ne kuptimin e asaj qe pronohet zakonisht si komedi, si “qeshje me gjithe shpirt”), gjithe duke na kujtuar… Cassavetes !

9.9

Posted on 30th August 2011
Under: USA, Komedi | 2 Comments »

“Rio Sex Comendy” - film franco-brazilian me regji te Jonathan Nossiter

Me ç’kuptoj une (qe nuk kisha pare ndonjehere ndonje punë te regjizorit Jonathan Nossiter), ky eshte nje film qe perpiqet te rishpikë, riformulojë, rithemelojë mardheniet film(kinematografi)-botë (ne sensin e botës qe na rrethon), dhe ne kete kuptim, “Rio Sex Comedy” eshte plotesisht i respektueshem. Kete riformulim, rithemelim, e ben permes patchwork -ut, qe merr formen e :

- nje far’ anketimi mbi sensin e botekuptimit Oksidental (Irène Jacob qe interviston gra braziliane, pastruese shtepish, dhe i pyet nese ato shpresojne se do te ndodhe nje ditë Revolicioni ! )
- formen e nje konkursi NGO-je ( Bill Pullman, fort interesant ne film !!)
- ate te kerkimit te nje ‘paqeje budiste’ (Charlotte Rampling qe konsulton nje guru lokale), etj etj…
te gjitha keto, te traspozuara ne Brazil, ne RIO DE JANEIRO.

Por edhe pse rishpik, riformulon raportet e filmit (kinemase) me boten (aktuale), “Rio sex comedy” deshton të propozoje diçka te veçantë. Bashkekzistenca e gjithe ç’permenda më lart, ne finale, nuk krijon veçse argëtim, ose më sakt nje far’ argëtimi të relaksuar, ose thene ndryshe, nje mërzi te perzier me premtime te zbehta kenaqesie, dhe qe ne fakt, nuk konkretizohen kurrë…

I vetmi personazh interesant eshte ai i Bill Pullman-it, ‘gabimisht’ diplomat, qe strehohet fshehurazi ne favellaset e Rios, aty takon ca tipa te “çmendur”, me ndihmen e te cileve ja arrin te mundë trishtimin personal. 50 vite më pas, jemi gjithmone tek e njejta pyetje qe ngre Godard tek “Vivre sa vie“, ne vitin 1962 : çdo te thote te jetosh jeten (tende) ? “To live her life” kthehet ne “To live his life” : ambasadori zevenedeson prostituten dhe kjo eshte e vetmja pjese interesante e patchwork-ut qe propozon filmi…

5.00

Posted on 28th March 2011
Under: France, Komedi, Indipendent, Brazil | No Comments »

“PAUL” - film amerikan me regji te Greg Mottola

Dy komeditë amerikane (te ketyre viteve te fundit) qe kam patur më per zemer jane “Superbad” (2007) dhe “Adventureland” (2008), te dyja me regji te Greg Mottola-s. Kaq besoj se mjafton per te shprehur respektin qe kam per kete regjizor !

Por ne ndryshim nga dy filmat e lartpermendur, ky i findit, pra “Paul“, eshte film-komandë, pra regjizorit i eshte ofruar nje skenar (skenar i shkruajtur nga dy aktoret kryesore te filmit, anglezët Simon Pegg dhe Nick Frost), nje shume parash nga producenti dhe i eshte thene “bej filmin qe duam ne” :

                                                                Une kete e dija para se te shkoja te shihja filmin. Megjithate, mendoja se do ndihej sadopak dora dhe talenti personal i Greg Mottola-s.

Por “Paul” eshte nje katastrofe e vertete !

Ajo qe ishte per tu levduar ne dy filmat e meparshem te Mottola-s, ka qene fakti se permes transgresionit, regjizori impononte inteligjencë kinematografike, gjithe duke mbetur, ne aparence, ne gjirin e nje strukture kinematografike qe zyrtarisht eshte e destinuar te sjelle pergjumjen e mendimit dhe reflektimit (komeditë debilizuese hollywoodiane). Ose thene ndryshe, argëtimi (ne sensin banal) zevendesohej nga humori (ne sensin më ideal te fjales) : humoristikja, rreshqiste si ngjala per ti zene vendin argetueses (banales).

PAUL” nuk eshte humoristik i asgjëje, në mos i nje far’ ideje te dy kombeve : Great Britain (heronjte e filmit jane angleze) vs.USA (armiqtë). Ose thene ndryshe, humor i te njejtes gjuhe, anglishtes, e ndare më dysh nga Oqeani Atlantik. Perveç kesaj ideje te vaket të humoristikes, ‘Paul’ nuk eshte veçse nje film-turistik, dmth mender-film, pa piken e cilesise. “Paul” thjesht ndihmon rigjenerimin e klisheve bajate mbi Ameriken dhe i ben furçe nje regjizori-producent miljarder, alias Steven Spielberg-ut, zeri i te cilit degjohet ne film (me siguri ne kembim te disa mijra $ …).

3.0

Posted on 28th March 2011
Under: USA, Komedi | No Comments »

“Greenberg”- komedi amerikane me regji te Noah Baumbach

Historia e krizes ekzistenciale te Roger Greenberg (rol i luajtur nga Ben Stiller, i mrekullueshem !), permes nje filmi, qe eshte hiç me pak e hiç me shume, antiteza e komedive romantike amerikane, te cilat ne pergjithesi nuk te bejne as te te qeshesh, as te enderrosh.
E prap se prap, “Greenberg” eshte komedi ! Dhe fort e mire !

Greenberg” te kujton te mrekullueshmin “Funny People” te Judd Apatow-t, ( http://filmjournal.net/autori/2009/1…e-judd-apatow/), pasi dhe ne kete rast, ne qender eshte nje tip tek te 40-at, veçse siç e thashe me lart, me se shumti behet fjale per nje krize ekzistenciale, dhe jo fort krize moshe. Duke larë hesapet me konfliktet e rinise se tij, Roger Greenberg i jep mundesi vetes te jetoje tjeter gje, nje “tjeter jete”.

Ne film nuk behet fjale per Ameriken e winners-ave (ufff, me ne fund !!), e cila ne fakt, ne film, eshte e simbolizuar permes nje shtepie te madhe kaliforniane, pronarët e te ciles ikin qe ne fillim te filmit, per te hapur nje hotel ne … Vietnam !Shtepine ja lene asistentes se tyre personale (luajtur nga Greta Gerwig - roli i pare i saj, por me siguri do ja degjojme emrin per mire kesaj aktoreje te magjishme !), dhe vellait te te zotit te shtepise : Roger Greenberg-ut (dmth, Ben Stiller-it), tip menefregoje (siç themi shpesh ne shqip).
A thua se regjizori Noah Baumbach do te na thote se Amerika funksionon po aq mire, ne mos më mire, pa winners-at e saj !

Personazhet pothuaj nuk jane fare te paragjykuar. Ja per shembull nje ilustrim : skena e festes se adoleshenteve, gjate te ciles “bën nje byth vend” edhe Ben Stiller : dy gjenerata bashkjetojne qetesisht me njera-tjetren, e kritikojne nga pak njera-tjetren, por nuk injorohen mes vedit. Te vetmet kritika per Ben Stillerin vijne nga vellai i tij magaloman e super i pasur (winner dhe shkuar winner-it !), nepermjet telefonatave te tij nga … Vietnami ! 40 vjet pas “Bomb Hanoi”, ja ku erdhi koha per “Visit Hanoi”. Ne 2050-n, femijet e vellait te personazhit kryesor, me siguri qe do shkoje te ndertoje nje hotel ne… Bagdad !

Ben Stiller e mban ne vetvete dufin qe ka per kete bote, por gjithsesi, arrin te komunikoje. Perbuzjen qe ka per boten aktuale, e shpreh permes letrave-trakte qe u shkruan Firmave te medha; dashurine per famijen e te vellait e shpreh permes dashurise qe ka per qenin e ketij te fundit (duke i ndertu nje kolibe !); dashurine qe ka per “asistenten personale” te familjes se vellait, e shpreh permes copjeve te CD-ve qe ja dhuron, ose duke i lene mesazhe tek celuluari.
Shkurt, jo dhe aq i shkeputur nga bota reale (i ç’konektuar) : më se shumti, i keq-konektuar…

Rilindja i vjen me ne fund permes publikimit ne “New York Times” te njeres prej letrave te shkruara prej tij. Roger Greenberg arrin te hyje perseri ne jete, edhe pse gjithmone në “buzë” te jetes… (next to).

Greenberg thote ne film nje fraze, qe me duket esenca e filmit : “Nje here, nje psikolog me ka thene qe une jetoj më se shumti me te shkuaren se sa me te tashmen. Dhe ndodh keshtu, sepse nuk e kam jetuar aq mire pikerisht atë, pra te shkuarën” !

shenim: eshte entuziazmues fakti qe nje star amErikan si Ben Stiller, pranon te luaje ne nje film kaq te pa-bujshem, realizuar nga nje regjizor vertet autorial (para disa vitesh, i pata pare filmin e tij te pare,
The Squid and the Whale” (”Oktapodi dhe balena”) http://filmjournal.net/autori/2009/0…noah-baumbach/ - fort i mire !!).
Me siguri, Ben Stiller nuk i ka kerkuar asnje grosh regjizorit, po te kemi parasysh faktin se behet fjale per nje film te thjeshte indipendent.
Kjo i shton akoma me shume vlerat atij, qe gjithsesi, më eshte dukur nga te rrallet komikë amerikane qe me kane bere gjithmone te qesh !
Bravo !

8.2

 

Posted on 6th May 2010
Under: USA, Komedi, Indipendent | 2 Comments »

“Life During Wartime” - film amerikan me regji te Todd Solondz

  Me kujtohet vite me pare, ketu ne kete forum, te kem dialoguar me nje forumiste qe jetonte ne usa e qe me pyeste nese i njihja filmat e Todd Solondz. Asokohe jo. Por qe prej asaj kohe, kam pare shumicen e tyre dhe kam nje kujtese fort te mire, sidomos per “Palindromes” (2005) dhe “Happiness” (1999). Pikerisht, vazhdimi i ketij te fundit, eshte ne nje fare menyre “Life during Wartime“.

Filmat e Solondz jane filma qe trazojne, provokues (por jo ne kuptimin e keq te fjales !), qe shtrojne pyetje, sidomos per klasat e mesme amerikane, jeten e te cileve edhe trajtojne. I te njejtes venë eshte dhe ky i fundit.

Regjizori nuk ka humbur asnje gram nga talenti i tij, por problemi eshte se… nuk ka fituar ndonje gram me teper
7.0

Posted on 6th May 2010
Under: USA, Komedi, Indipendent | No Comments »

“ADVENTURELAND” - komedi amerikane nga Greg Mottola

Greg Mottola filmin e tij te pare (i mrekullueshmi “SUPERBAD” ) e pat realizuar nen hijen e Jud Appatow-t, mbretit regjizor-producent te komedise se mire hollywoodiane aktuale. Kesaj rradhe, Mottola filmin e tij i fundit “ADVENTURLAND” e ka realizuar pa ndihmen e Appatow-t dhe “bandes” se tij, gjithe duke çuar edhe me lart cilesine tashme te konfirmuar me “Superbad” !

Regjizori gjerman Fassbinder thoshte ne raport me Douglas Sirk-un, mbretin e melodrames amerikane te fund viteve ‘50 : “Sirk eshte i vetmi kineast ne bote qe i do aq fort te gjithe personazhet e filmave te tij, te gjithe, pa perjashtim ! Nderkohe qe ne regjizoret e tjere, bashke me mua ne krye, harxhojme kohen duke dashuruar disa, e duke urryer ca te tjere

Dhe Fassbinder-i kishte te drejte : kur shikon filmat e Douglas Sirk, spektatori kupton se me të vertete ne filmat e Sirk-ut nuk ka “personazhe negativë”, “personazhe te keqinj”, “njerez te poshter”. Ka thjesht njerez !

Te njejten ndjesi kam patur me filmin “Two Lovers” te James Gray dhe kesaj rradhe me “Adventurland” te Greg Mottola-s, nje film ku mund te “lulëzonin” personazhe nga më te poshtrit e më te ligët qe mund te mbajë dheu ! Por jo ! Asnje te tille ne film ! Asnje personazh i parë (i shikuar, i veshtruar) si i tille nga syu i regjizorit !

Marrim mekanikun e parkut (filmi i zhvillon ngjarjet ne nje Park Lojrash), nje bukurosh tip Don Zhuani, qe kalon kohen duke gjujt gocat e reja rreth e rrotull Parkut te Lojrave, te cilat i genjen keq fare duke u shtirur si ish-baterist i kengatarit te famshem Lou Reed (nderkohe qe ngaterron keq fare titullin e nje kenge te ketij te fundit !! ). Pa harruar qe, edhe pse i martuar, ka nje relacion te fshehte seksual me Emin, nje vajze e re qe punon aty. Shkurt, ne pamje te pare, s’gjen nje fjale te mire per nje personazh te tille !
E megjithate, pak e nga pak, gjate filmit, mekaniku behet gjithe e më shume simpatik, pasi ne nje fare menyre, pak e nga pak, ai i behet si nje vella i madh heroit kryesor te filmit, James-it, më shume duke e keshilluar se sa duke “ja rras”, ne lidhje me dashurine e ketij te fundit per Emin (me te cilen, fshehurazi, mekaniku ben sex !!).

Adventurland” ne fakt, eshte nje film, nje komedi, mbi dashurine dhe seksin. Mbi dashurine e pare, e sidomos, per raportin e pare seksual ne jete. Gjithe filmi zhvillohet ne nje park lojrash, ku James, heroi kryesor, nje djale i ri, shkon te punojë gjate veres. Dhe bie ne dashuri me Emin. Ne fakt, James, kishte planifiku te shkonte gjate veres ne Europe, per te praktikuar gjuhet e huaja qe ai di. Por s’ka lekë ! Dhe perfundon ne nje park lojrash vere.

Pra, ne nje fare menyre, “ADVENTURLAND” eshte triumfi (qofte dhe pa dashje !) i nje zhanri kinematografik (komedia romantike !) mbi nje zhanër letrar (ditari i udhetimit, qe James do mbante gjate udhetimit neper Europe, nese do te realizonte endrren te shkonte atje per pushimet e veres). Pra historia e nje studenti amerikan i shtrenguar te punoje gjate veres ne nje park lojrash, park qe i jep atij “shansin” te zgjedhojë (siç zgjedhohet nje folje !) problemet e komplikuara te seksit dhe me ato te ndjenjave (dashurise).

Film prekës, sepse merr persiper te jete modest, pra as shume per te qeshur (komedi ku spektatori nuk “fshin lotet nga e qeshura”), as shume i pasur (ne sensin ostontatues - ostentatious - pra qe i ekzagjeron cilesite e tij). Pra nje film qe kapet pas te vogles, intimes, te padukshmes, “tiny”, kapet pas asaj gjeje qe ende s’ka lindur, s’eshte shfaqur, qe eshte ne embrion te saj.

A thua se James (heroi i filmit) po zbulon vete atdheun e tij, zbulon “dekorin” e atdheut te tij, anen e pasme te dekorit : njerzit jane simaptike, por dhe mizerabel, pak genjeshtarë, pak te vertete por fundja dhe ai nuk eshte me i mire se te tjeret ! Dhe pikerisht, kete zbulon James, ne Adventurland (qe eshte dhe emri i parkut te lojrave).

James zbulon… rrenoja ! Jo rrenojat arkeologjike qe priste te shikonte neper Europe, nese endrra e tij per udhetimin veror do te realizohej, por ne… Pittsburgh, ne Pensilvani, dhe qe prej atij momenti… fillon e ti doje ato “rrenoja” !

And I loved the movie !!!!

Posted on 29th November 2009
Under: USA, Komedi | 1 Comment »

“Funny people” - komedi amerikane me regji të Judd Apatow


Judd Apatow, mbreti i komedise aktuale hollywoodiane (qe per fat, eshte nje nga tre-kater regjisorët aktuale amerikanë vertet interesantë !), kesaj rradhe ka bere nje… tragjedi ! Sigurisht, jo tamam tragjedi, por pa dyshim, ky eshte filmi më pak komik i ketij regjisori-producent, gjithe duke mbetur nje komedi (kam shkrujt diçka me shume per Judd Apatow tek : http://filmjournal.net/autori/2009/0…nick-stoller// dhe http://filmjournal.net/autori/2009/0…-gordon-green/).

Kesaj rradhe, mbreti eshte lakuriq, pra Apatow nxjerr ne shesh atë qe “fshihte” permes komedive te tij te meparshme: Apatow eshte, ne fakt, nje tip i deziluzionuar nga jeta, aq sa nuk i beson më asgjeje ! Besim tek lidhja bashkeshortore ?? Vështirë… ! Besimi tek miqesia e sinqerte ? Ndofta…, por dhe kjo, edhe pse temë fondamentale e « Apatow movies », ne kete film eshte vene keqazi ne rrezik : e krimbur nga sistemi liberal, nga paraja, nga plakja, e sidomos nga frika e afrimit te vdekjes, edhe e famshja miqesi vellazerore Apatow-iane, kesaj rradhe eshte vene keqazi ne pikepyetje…

Te kuptohemi : “Funny People” e pershkruan nje trishtim i thelle, i fshehte, por filmi nuk ka asnje gram sentimentalizem. Thuhet lart-e-poshte se filmi i tij i fundit eshte diçka midis filmave te Woody Allen dhe komedive te Blake Edwards, por une them se, para se gjithash, kemi te bejme me nje film Renoirian (nga Jean Renoir, babai i kinemase humaniste franceze te viteve 40-50).

Historia e filmit : Adam Sandler (qe per mendimin tim eshte sot per sot aktori me i mire komik amerikan!), luan ne film rolin e nje aktori komik me famë boterore tek te 40-at qe papritur zbulon se vuan njga nje kancer i tmerrshem dhe do vdese me sot e me neser. Quhet George Simmons dhe takon nje debutant te ri komik, Ira Right (luajtur nga aktori Seth Rogen), me te cilin lidh miqesi.

Deri ne fund te filmit, George Simmons mbetet nje personazh antipatik e tmerresisht egoist, por asnjehere i denoncuar si i tille. Thjesht ai eshte siç eshte. Ka diçka vertet demokratike ne filmat e Apatow-t : secili nga personazhet mbetet ashtu siç eshte, me “te mirat dhe te keqiat” e tij. Dhe pikerisht ne kete prizem, me duket se filmat e tij jane Renoir-ianë: “Drama e kesaj dynjaje eshte se gjithkush nga ne ka te drejte” ( “La regle du jeu“- Jean Renoir 1939).

Megjithate, filmi eshte plot “kunderpesha” : nese nje personazh eshte konservator e egoist, nje tjeter eshte krejt e kunderta e tij. E keshtu me rradhe…

Ne fakt, nese do ta permblidhja ne nje fjali : “Funny people” eshte nje komedi…very serious !

Filmi mund te shihet edhe si nje “sfilatë” me T-shirt te tipit “geek” (nga seria televizive ” Freaks and geeks” (1999) e te njejtit regjizor : very funny !

  

Posted on 19th November 2009
Under: USA, Komedi | 1 Comment »

The Hangover - komedi amerikane me regji te Todd Phillips

“Kur s’ke pulën, do hash sorrën !”

Kjo eshte shprehja qe te vjen ne mendje, kur lexon lavdet e shtypit per kete komedi amerikane, qe ka korrur goxha sukses tek publiku. Dhe publiku, kur s’ka pulën (komeditë vertet te mira, sot jane te rralla !), do haje sorrën (”The Hangover“).

Ne fakt, “The Hangover” nuk ka ndonje humor kushedi ç’fare te guximshem sa thuhet (me demek, filmi ka qyfyre me gjoja “llafe turpi” dhe “gallate të degjenerume”). Asgje nga keto, nuk ka në të vertete. Filmi eshte shume e shume here më sqimatar (ne kuptimin e keq) se sa duket ne pamje te parë. Perkundrazi, humori mbetet i nivelit mediokër, personazhet nuk jane fare margjinalë (te veçante) sikunder pretendohet : jane veçse ca çuna xhentilë, pak leshko, e që sigurisht, me nje nivel te tille, publiku i gjërë (siç eshte bere zakon te thuhet !), e ka kollaj te idnetifikohet !! (ndaj dhe filmi ka pas sukses - identikisht si dhe komedia franceze banale “Bienvenue chez les ch’tis”).

Posted on 29th September 2009
Under: USA, Komedi | No Comments »

“BRÜNO”- film amerikan me regji te Larry Charles

Ky eshte humoristi anglez Sacha Baron Cohen

Perpara 3 vitesh, Sacha Baron Cohen ishte Borat-i, gazetari nga Kazakistani qe shkoi per ekseprience pune ne USA :

Kesaj rradhe, Sacha Baron Cohen eshte Brüno, gay, komentator i nje TV austriak Mode, qe po ashtu shkon ne USA per tu bere star :

Nga ana skenaristike (ne raport me “BORAT“) : principi i filmit eshte i njejte. S’ka asnje ’shpikje’. Dhe, ashtu sikurse “Borat” qe tallej me te metat e shoqerise amerikane, edhe “Bruno” arrin ne te njejtat konkluzione. Veçse kesaj rradhe, në shenjester nuk eshte më ksenofobia (frika nga te huajt - sikurse ishte tek “Borat“), por homofobia, frika nga homoseksualet, si dhe përqeshja ndaj “the society of the spectacle”, pra “shoqeria e konsumit, e spektaklit” ne te cilen jetojme tejembanë globit tone te dashur !

Ajo qe me duket interesante tek personazhet e krijuara nga Sacha Baron Cohen eshte fakti i ekstremizimit te sjelljes se tyre deri ne ate shkalle qe ata te kthehen në të rëndomtë : qofte Borat, qofte Brüno, jane aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa kthehen në të besueshem (sigurisht, ky ekstremizim, ky vulgarizim, eshte i bere me inteligjence dhe jo vulgaritet ! - ketu qendron çelesi i suksesit te personazheve).

Frëngu ka nje shprehje : “trop de provocation tue la provocation“, qe do te perkthehej : “provokimi ne ekstrem e eleminon provokimin vetë”. Ky duket te jete dhe principi baze i personazheve te deri-tanishem te Sacha Baron Cohen : nuk provokon “sa per te kaluar rradhen” (provokim per provokim), por provokon aq rëndshëm, sa stadi (niveli) i provokimit propozon kalimin ne diçka tjeter, ne ate te reflektimit.

Posted on 18th August 2009
Under: USA, Komedi | No Comments »

Cyprien - film francez

Une hezitova te shkoja dje ta shihja, dhe perfundimisht ja vesha e pashe nje komedi: “Cyprien”. Dhe bera mire shume!
S’ka ngel media dhe shtyp ne France pa e share me nene e babe komedine e re te Elie Semoun (doemos, gjithe elozhet kane shkuar per Eastwood-in…). Por ajo eshte komedi e mire. Larg se qenit 100% e arrire (doemos, nuk ka mizaskenen apo fotografine e “STEAK”), por eshte perpjekje per tu lavderuar. Meriton te shihet, te pakten shume here me teper se sa filmat e tjere komerciale, aktualisht ne ekrane. Kritikët me demek thone se eshte plagjiature, dmth filmi kopjon filmat e Judd Apatow, meqe flet per “looser” dhe “geek”. Po Apatow nuk e ka monopolin e kaqolëve!

ps: muzika eshte klas! E ka bere nje nga dy anetaret e grupit elektro: AIR!

Posted on 22nd March 2009
Under: France, Komedi | No Comments »

Pineapple Express - Komedi amerikane nga David Gordon Green

Ne USA, “Pineapple Express” ka dale ne gusht, ka korrur nje sukses te hatashem ne sallë (aq me mire!!), por ne Europe, te pakten ne France, ka ardhur vetem tani, ne fund viti, dhe … me pikatore (vetem 50 kopje film)!

Keshtu qe u detyrova te shkoj ne kinemane e stermadhe ku hahen kokoshka, u detyrova ta shikoj te dubluar ne frengjisht - mezi pres daljen e filmit ne DVD, per ta pare ne anglisht!), dhe me e bukura… salla ishte bosh! Ishim veçse 3 veta ne salle!! (ka nje perçmim gati te pashpjegueshem per komedite e mrekullueshme te bandes se Apatow-t ketu ne France. Nuk arrij ta gjej shpjegimin, perveç keqkuptimit qe i merr keto filma si filma per adoleshente (a thua se per adoleshentêt, detyrimisht filmat duhet te jene debilë!! …)

Ky i fundit, PINEAPPLE EXPRESS, eshte kryeveper fare! Dhe, nese tek “Knocked Up aktori Seth Rogen eshte nje zbulim, ne kete film ai kthehet ne konfirmim si aktori me i mire humorist amerikan, sot per sot!

Jam shpjeguar dikur se kush eshte Judd Apatow: http://forumishqiptar.com/showpost.p…&postcount=212 dhe http://forumishqiptar.com/showpost.p…&postcount=214
Dhe qe ne kete film eshte producent i filmit. Ndersa Seth Rogen, jo vetem luan rolin kryesor, por ka bere dhe skenarin e filmit!

Tani filmi:
tema eshte ndalimi me ligj (komplet i padrejte!) qe i behet ne USA (por dhe kudo ne bote) pirjes se marijuanës. Mesazhi filmit eshte i thjeshte : të rrezikosh burgun pse pi marijuana, ne shek. e XXI, eshte gomarlleku më i madh! Keshtu qe, hajde behemi miq, e mbrojme njeri-tjetrin nga Policia (edhe ne kete film, sikunder dhe ne para-rendesit e tjere, tema qendrore e filmit mbetet miqesia, shoqeria midis dy qeniesh njerezore).

PINEAPPLE EXPRESS” eshte nga ato te pakta komedi qe me kane lene nje kujtese te mrekullueshme edhe 2-3 dite pasi i kam pare. Dhe qe me ndjekin pas, “si ai bishti i qenit”.
Po perpiqem prej 2 a 3 vjetesh per te kuptuar ku “fshihet” magjia e filmave te Apatow & co. Me duket se kam filluar te kuptoj diçka: Judd Apatow dhe banda qe ai drejton (ne kete rast, merite ka dhe regjizori David Gordon Green, filmat e te cilit i kam pelqyer gjithmone, sidmos “Undertow” (L’autre rive”), pra ekipi i filmit, perpara se ti vene vetes detyre te realizojne nje komedi, pra perpara se te mendojne se kane per qellim te bejne publikun me qesh, pra perpara se te fillojne te mendojne per batutat apo skenat “me te qeshme”, se pari mendojne per filmin, dmth per filmin si dramë, si rrjedhë imazhesh ku zhvillohet intriga. Pra, si te thuash, filmat e tyre, por akoma me teper “PINEAPPLE EXPRESS“, perpara se te jene komedi te mira, se pari jane thjesht filma te mire! Eshte pak e veshtire te shpjegohet, nuk di sa jam i qarte…

 

Posted on 17th March 2009
Under: USA, Komedi | No Comments »

“SPARROW” (”Harabeli”)- film i Johnnie To (Hong-Kong)

Johnnie To, regjizor ultra-prodhimtar nga Hong-Kongu, midis dy filmash te stilit te tij, dmth filma me gansterë, ça bën? Ben nje film “te vogel” ne dukje, nje komedi fantaziste qe titullohet “SPARROW” - Harabelat et ku s’duket as shenja më e vogel e revolverit, aq tipike per filmat e tij.
Surprisë!

Neper rruget e Hong-Kong-ut, “harabel” quhet nje hajdut xhepash. Filmi fillon me nje homazh te mrekullueshem nga regjizori, per te famshmin film “Pickpocket” te Robert Bresson. Pastaj vazhdon si nje komedi me humor te holle, ku kater “harabelat” e filmit (banda katërshe e hajduteve te xhepave) bien të kater ne dashuri me te njejten femer!

Skenar super i thjeshte, komedi e sofistikuar.
Formalizem i pranuar (assumé), narracion dorë-shtrenguar.
Sensualitet ne dukje, melankoli e fshehur.

Klas!

Posted on 16th March 2009
Under: Hong-Kong, Komedi | No Comments »

“Udhetim neper Pirenej”- komedi franceze nga vellezerit Larrieu

Nje komedi franceze: “Udhetim neper Pirenej” (”Voyage aux Pyrénées” ) me regji te vellezerve Larrieu.
Film tipik per te futur ne sherr spektatorin: ose mund ta pelqesh, ose mund ta hedhesh teresisht poshte.

Film fantazist, me humor te ç’fazuar burkesk minimalist, dmth film me thekse underground. Gje e rralle, sepse komedite zakonisht jane zhanër per publik te gjërë. Film qe shkermoq deri diku strukturen filmike, duke ju afruar disi atyre te Bunuel-it. Dhe qe te lë shijen e nje filmi realizuar nga dy regjizorë qe më se shumti jane argetuar me veten, sesa kane lodhur trutë te argetojne publikun.

Why not?!
Mua me pelqeu!

Posted on 16th March 2009
Under: France, Komedi | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)