“Cave of forgotten dreams”(SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA) - film me regji te W.Herzog
Citim:
_____________________________________________________________________
______________________________________________________________________
Komenti im :
Ne vitin 1994, 3 speleologe amatore franceze zbulojne nje shpelle te fshehur, dera e te ciles ishte e zene nga nje bllok i madh guri. Brenda gjejne piktura, qe thyejne te gjitha rekodet : ato jane realizuar 30 mije vjet më parë, duke u kthyer ne deshmine me te vjeter te artit, te kryer nga qenia njerezore ! Dhe cilesia grafike e tyre te lë pa mend !
Tani te flasim per filmin, edhe pse fuorisync e ka komentuar tashmë.
“Shpella e endrrave te harruara“, ne fakt, nuk eshte thjesht nje film, por nje bequest (testament, qe merr vlere vetem pasi nenshkruesi vdes). Pyetjes se ç’fare duhet bere me famën e fituar si regjizor, Werner Herzog pergjigjet : duke ju afruar te ‘pa afrueshmes’ dhe duke ja ofruar ta shohin te gjithe : te shohin pikturat shkembore te shpelles ‘Chauvet’.
3D sigurisht qe nuk eshte loder ne duart e Herzog-ut. Kjo pritej. Salla e kinemase eshte nje bark, kjo dihet gjithashtu. Po nje shpelle në 3D, e filmuar nga Herzog, ç’është ? Origjina e botes, ç’te jete tjeter !
Reliefin, dmth 3D, regjizori nuk e perdor vetem si thellesi pamjeje (kinemaja 2D e ka realizuar kete gje tashmë, jo pak, permes fokusit -focales), por mbi te gjitha, per siperfaqet : siperfaqe shkembore mbi te cilat ‘lodrojne’ piktura. Njerezit qe i kane vizatuar ato, i kane bere ne gropeza shkembore, ne konturet e shkembit, ne te ngrituart e ne te futurat e gurit. Literatura kurre nuk do te mund ta pershkruante nje hatà te tille ! Imazhi 2D do ta kish te pamundur, pikerisht per arsyet e lartpermendura. Vetem 3D mund ta transmetoje siç duhet nje lëndë te tille. Per me teper, njerzit e dikurshem i kane bere ato piktura ne erresire pothuaj te plote, ne menyre te tille qe zjarri i bente ato piktura te ‘levizshme’. Per shembull: disa nga kafshet e vizatuara kane me shume kembe nga ç’kane ne realitet ! 8 kembe ne vend te 4 !! pra, qe 30 mije vjet me pare, njeriu shprehte permes artit idene e levizjes ! Keshtu, Herzog shkon ne origjinen e vete kinemase, dmth edhe te arteve pararendese te saj : vizatimit, literatures (sepse narracioni eshte evident ne keto piktura), skulptures (rendesia e relievit), arkitektures (sepse gjithshka eshte e organizuar ne nje hapsire precize) si dhe ne origjinin e njeriut te civilizuar, avatar i te cilit jemi sot. Kurre nuk ma kish marre mendja se nje film mund te na çoje kaq larg !
“SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA” eshte nje udhetim i vertete. Nje moment mrekullimi. Nje moment pedagogjik. Nje moment dyshimi. Serishmi nje moment mrekullimi.
nota : 10 me shuuume ylla !!
trailer i filmit :

YouTube - Cave of Forgotten Dreams trailer
Posted on 1st September 2011
Under: Herzog, Gjermani, Dokumentar | No Comments »


Shume i vleresuar neper Festivale te filmit (ne 2006-n, ne Venecia ka fitu deri dhe ‘Luanin e Arte’ me “

Në vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Cas de lava“.

.
Gjate Luftes se Dyte Boterore, jo te gjithe francezet kane qene ose kolaboracioniste, ose kane heshtur. Nje pjese, edhe pse e vogel ne numer, ka marre pjese aktivisht ne ate qe quhet sot Rezistencë. Walter Bassan eshte nje nga ata, e per me teper, njeri prej anetareve te Keshillit Kombetar te Rezistences (me qender ne Savojë, ne kufi me Italine, prane Alpeve), Keshill qe formuloi ne 1944 te famshmin “Program Politik dhe Social te pas-Luftes“, program i cili kish dy kollona kryesore, kollona tek te cilat, qe prej ardhjen ne pushtet te gjeneralit De Gaulles e deri me sot, mbeshtetet Franca : shtetin social dhe lirinë e shprehjes (lirine e shtypit- asokohe). Ose nese do ta thonim thjesht : ”Sistemi Mjeksor” francez i sotem ose “Sistemi i Pensioneve” ose shkurt KONTRATA SOCIALE FRANCEZE e ka burimin pikerisht tek ky Keshill i vitit te larget… 1944 !



Kur them une qe njeri nga tre kineastët me te medhenj te shekullit te XXI eshte kinez (dy te tjeret jane njëri portugez e tjetri tailandez), disa kujtojne se bej shakà…


E megjithate, mund te thuhet shume per kete film gjenial!
Depardon eshte ndofta dokumentaristi më i mire qe kane francezet, e ndofta nga me te miret sot per sot ne bote.



Titulli i plote i dokumentarit eshte “LITVINENKO - helmimi i nje ish agjenti te KGB” shpjegon edhe subjektin e filmit.
Ah ç’dokumentar !! 2 ore e 40 minuta dokumentim i historise !! Carmen Castillo, kthehet ne Kili pas 30 vjetesh, pikerisht ne rrugen ku ndodhet shtepia e saj e dikurshme, pikerisht aty ku i shoqi i saj, themelues i MIR, levizje revolucionare ne kohen e presidentit Aliende, vritet nga klika e Pinoçetit, ne prag te shtepise.