Archive for the 'Portugali' Category

“O Estranho Caso de Angélica”(Rasti i çuditshem i Angjelikes)-film portugez me regji te Manoel de Oliveira-s

Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

Te pakten, kete e konfirmon filmi i tij i fundit, qe te ben te ferkosh syte : limitet e perceptimit vizual te nje filmi jane çuar ne kufijtë e tij ose thene ndryshe, jane kthyer ne origjinë : “Rasti i çuditshem i Angjelikes” eshte po aq ‘film pa ze’ sa dhe film i shek. te 21, po aq ‘film rinor’ sa dhe film i vjeter , po aq romantik sa dhe modern : de Oliveira ka destabilizuar perfundimisht kohen !

Historia eshte e thjeshte, biles behet fjale per nje auto-fiksion : kur ka qene djale i ri dhe fotograf per nga zanati, de Oliveires i kerkuan qe te fotografonte nje kusherire, nje grua te re te vdekur. Personazhit te fotografit ne film, i duket se gruaja e re e vdekur, gjate fotografimit, ibuzeqesh ! Dhe bie, deri ne marrezi, ne dashuri me të !!

 Fotografia - Kinemaja
  Vdekja - Jeta
Bardh-e-zija - Ngjyra
Antimaterja - Materja
Fantastikja- Realja
E shkuara - E Tashmja
Mitikja - E Sotmja

  

 Nga ana plastike, regjizori eshte ne majë fare fare te artit te tij. Cdo plan filmik eshte magjepes, por asnjehere fotografik, i ngrirë, frozen. Gjithmone kinematografik, dmth ne lëvizje (levizje te brendshme). Qe te kujton nje tabllo qe do te lindte nga martesa e nje pikture te Vermeer me nje tjeter te Magritte ! Klasike dhe moderne.

Efektet speciale te “O Estranho Caso de Angélica” jane nga më te bukurat qe mund te kem pà ndonjehere ne kinema ! Biles skena e fundit te kujton nje tjeter film te mrekullueshem, “Last days” (2006) te Gus Van Sant.

Nga ana tjeter, ‘çuditerisht’ filmi eshte sivellà me nje tjeter film modern, “Kufiri i agimit” (La frontière de l’aube), 2007, i Philippe Garrel. Te dy keta, pra Garrel dhe Oliveira, permes filmave te tyre, duket sikur i bejne homazh filmit më te madh te historise se filmave pa zë, pra “Sunrise’ te Murnau (1929).

Ajo qe shpresoj me gjithe zemer eshte fakti qe, plani i fundit filmik i “O Estranho Caso de Angélica“, pra ajo mbyllje sublime në erresire te zeze, te mos jete profetike dhe keshtu, de Oliveira te vazhdoje te xhiroje ende filma. Per arsyen më te thjeshte e më evidente : me 102 vite mbi shpinë, portugezi ne fjale eshte nje nga më te rinjte, më inventivët, më novatorët dhe më fantastikët e gjithe regjizoreve aktuale ne aktivitet !

trailer:
http://www.youtube.com/watch?v=KYbb64UzXBY

Duhet nje note per filmin ?? Me sa di une, per femijët nga 1 deri ne 102 vjaçar nuk ka nota.
Duhet repektuar rregulli ?Ok :
10 me yll !

Posted on 28th March 2011
Under: Cannes, Indipendent, Portugali, Oliveira | 1 Comment »

“Ne change rien” (Asgje mos ndrysho)- film franco-portugez me regji te Pedro Costes

Në vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Cas de lava“.
Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”.

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne festivalin e Venecias. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve tradicionale te xhirimit te nje filmi : produksion tradicional, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç kallzon vete regjizori, sa me teper qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutine filmimi…bla bla bla), aq me shume rritej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber kokret midis varferise e pashpreses perpara kamerave, nga njera anë, dhe energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te piset, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne drite/erresire, dhe duke kuptuar se, ne fakt, ai nuk ka nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ajo qe ai deshiron, ne fakt ne fakt, eshte te jete vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, me keta njerez qe ne fakt i do aq fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha, 2006). Dy kryevepra, dy monumente. Pedro Costa rishpik kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. Ne sensin qe, kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kondicionuara nga studioja, njesoj sikunder dhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuhet (zhduket), nenkuptohet ai qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje).

Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”) perjetesojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas. Ndersa me filmin e tij te ri “Ne change rien“- Asgje mos ndrysho- (titulli eshte marre nga njeri prej kapitujve te “Histoire de Cinéma” te Godard : “Asgje mos ndrysho, me qellim qe gjithshka te jete e ndryshme“), Pedro Costa vazhdon po kete pune, te filluar me dy filmat e cituar me lart. Kesaj rradhe, ne qender te vemendjes se tij eshte nje aktore-kengetare franceze, Jeanne Balibar, te cilen regjizori e filmon ne momentet e pergatitjeve te lodhshme per koncertin e saj.

Principi eshte i njejte me Vanden dhe Venturën : filmimi i nje ekzistence (kengetares Jeann Balibar) permes shuarjes (zhdukjes, humbjes- dmth permes provave te pafundme te kengetares). Gjithe pa prekur ose intervenuar mbi kete ekzistence. Por duke gjetur, verejtur, pershfaqur tek kjo ekzistence, reflektimin e nje bote nuk ka ku te shkoje më reale (bota, universi i Vandes, Ventures, dhe ne rastin e fundit - ai i Jeanne).
Pedro Costa, me sa duket, sapo ka filluar te na thote ato qe ka brenda vetes. Dhe duket qe ka shume. Per fatin tone te mire !!

8.0
 

Posted on 4th March 2010
Under: Portugali, Dokumentar, Costa | No Comments »

“Murgesha Portugeze” - film franco-portugez me regji të Eugène Green

Shkruaja ne nje mesazh pararendës se, “Hadewijch”, edhe pse film i universit spiritual, nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ç’ndodh me “Murgeshën portugeze” (A Religiosa Portuguesa), padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

Dhe me kalimin e diteve, i mbetem ketij opinioni : asgje nuk eshte teorike ne kete film, dhe sinqerisht, regjizori Eugène Green eshte unik e i pa pabarazueshem ne regjistrimin e portreve (per te dale tek ideja qe hodha ne nje mesazh tjeter, mbi menyren per ta shfaqur mistiken permes portretit, i cili, sa me shume behet i padepertueshem per syrin e spektatorit, aq me shume realizohet kalimi nga realja tek mistikja, realizohet kalimi nga trupi (mishi) tek shpirterorja.

***

Kapja e te padukshmes ne kinema, eshte nje nga temat e medha te mizaskenes (regjise) ne filmat autorialë. Por per te folur me kembe ne toke, sigurisht qe e padukshmja nuk mund te kapet (syu nuk do ta shihte !). Megjithate, mund te kapet aspirata per diçka te padukshme. Dhe sigurisht qe ka shume menyra per te shfaqur aspiraten. Sigurisht permes mizaskenes.

Pikerisht tek mizaskena dua te dal, tek forma e nje filmi, por mbi te gjitha, tek raporti i pandashem qe ka ajo me permbajtjen, me rrefimin e ngjarjes, me narracionin. Per fat te keq, nuk jane te paket filmat (qofte dhe ata autorialë !) ku mizaskena veçse nenvizon rrefimin, shoqeron rrefimin, e komenton atë. Ndersa tek “Murgesha portugeze“, mizaskena krijon rrefim, krijon narracion.

Te marr nje shembull gjithmone nga filmi ne fjale : Te gjitha skenat kur heroina e filmit shkon ne nje lagje te Lisbones (me duket se jane tre ose kater te tilla) dhe takon nje femije te vogel, jane filmuar nen te njejtin aks : filmohet e njejta rruge, e njejta shtepi, ne te njejten menyre. Ne fillim, keto plane filmike mu duken disi “pertace” dhe thoja me vete : “ah, çudi, gjithshka eshte e magjishme ne kete film, ndersa planet e lagjes ne fjale qenkan perseritese, monotone”. Sigurisht, nuk kisha kuptuar ende finalitetin e filmit : se pari, regjizori krijon nje fare familjariteti me ato plane, kuadro filmike, duke ti treguar disa here, gati çdo 20-30 minuta. Dhe, kur kuptova se finaliteti i filmit ishte pikerisht birësimi i atij femije, gjë per te cilën nuk dyshohej as ne fillim e as ne mes te filmit, kuptova se, ne fakt, regjizori na e kish thene tashmë nje gje te tille permes mizaskenes, regjise, formes se filmit (perseritja e planeve ne fjale) : forma arrin te krijoje… permbajtje ! (dhe jo thjesht ta komentoje, ta shoqeroje atë, pra te kthehet ne qellim ne vetvete).

ne foto, skena finale e filmit:

Dy-tri fjale per regjizorin, sepse i meriton disa rreshta : Eugène Green, regjizor enigmatrik, thuhet se eshte amerikan per nga origjina, por prej vitesh punon ne Europe. E ka filluar me pjese teatrale, dhe ne keto 10 vietet e fundit, ka realizuar gjithesej jo me teper se 3 filma. I kisha pare ne 2004 filmin e tij te dyte, “Ura e Arteve” (Le Pont des Arts), nje film qe nuk e harroj, gje qe konfirmon se më kish lene tashme gjurme ne kujtese. (ketu eshte lista e filmave qe pata pare ate vit: http://forumishqiptar.com/showpost.p…91&postcount=1 Sigurisht, sot renditjen do ta revizionoja ndjeshem !

Me kujtohet po ashtu, se kisha qene pak skeptik me teatralitetin ne dukje te sforcuar te lojes se aktoreve, me diksionin disi te “panatyrshem” te tyre, sepse me dukej se nje gje e tille mund te ishte nje far shtirjeje artistike; po aq sa isha skeptik per nje fare simbolizmi te mbyllur ne vetvete, nje far manierizmi.
Murgesha Portugeze” me konfirmoi se nuk behet fjale shtirje, manierizem, por per nje raison d’être (reason for being): ajo qe kujtoja se mund te ishte fé (besim) tek manierizmi (mungesa e jetes), ishte fé (besim) tek jeta ! Per me teper qe, “Murgesha portugeze” flet per relixhiozitetin (spiritualitetin) e raportit te qenies njerezore me jeten, me boten. Nese ne filmin pararendes te Eugène Green planet filmike me ishin dukur sikur nuk komunikonin fort me njeri-tjetrin, tek ky i fundit ata jane ne ndervarje te vazhdueshme, depertohen nga energji qe nuk pushojne se transformuari nga nje forme ne tjetren.
Dhe sigurisht, ideja e filmit, ajo qe do te na thote autori (le propos du film), më mrekulloi. Te gjithe personazhet jetojne intensivisht ne ekran, gjithe duke qene te veshur plot mistere : burri qe kish nje takim, aktori i lumtur i martuar, kineasti, femija, nena adoptive, murgesha, don Sebastiani…

Posted on 19th December 2009
Under: France, Indipendent, Portugali | No Comments »

“Veçantitë e nje bjondeje” - film portugez me regji te Manoel de Oliveira

Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! Keshtu qe, ai qe nuk beson ne mrekullitë e natyres, te reflekoje e te filloje te nderroje mendje !

Me ka ardhur keq qe ne fillim te 2009-es nuk arrita te shoh “Pasqyren magjike” (Espelho magico), filmin e tij dy oresh e qe thuhet se eshte i hatashem. “Singularidades De Uma Rapariga Loira” (”Veçantitë e nje bjondeje“) eshte filmi i dyte brenda vitit 2009 i Oliveirës dhe ne fakt eshte nje mrekulli, nje xhevahir kinematografik qe zgjat veçse 1 ore e 3 minuta, por qe te mbetet ne mendje per dite te tera. Perveçse respektit dhe mrekullimit perpara artit te Oliveires, nuk di me teper se ç’mund te them…

  

Posted on 29th September 2009
Under: Portugali, Oliveira | 1 Comment »

“Fort i dashur muaji gusht” - film portugez nga Miguel Gomes

Perpara disa muajsh, pata shkruar per nje film shume te mire algjerian (INLAND).

Tani : nga filmi i i algjerianit, do te hidhem shkurtazi tek ata te Jean-Marie Straub & Danielle Huillet, apo te Pedro Costes : edhe filmat e ketyre regjizoreve, shikohen nga nje numer shume shume i kufizuar spektatoresh, ne rastet me te mira zor se kalohet numri 4-5 mije spektatorë. Dhe, nese vazhdojme me logjiken e mëlartme, pra me faktin qe problemi nuk eshte tek numri i spektatoreve por cilet jane keta spektatore, gjithe ndryshimi eshte se filmat e Straub & Huillet apo Costes jane plotersisht te justifikueshem : dy te parët, shpesh filmat e tyre i realizojne pasi i vene ne skene ne teatrin amator te Buti-t, nje fshat (qyteze) e vogel ne Itali, e ku aktoret jane fshatarë apo punetore te thjeshte. Pra qofte dhe per syte e ketyre njerezve te thjeshte qe jane bashke-”pronarë” te filmit, utiliteti i filmave te tyre eshte i justifikuar ne menyren me brilante ! Nuk po ndalem tek filmat e Pedro Costes, i cili ka kaluar vite te tera ne periferine me te varfer te Lisbones, Fontainhas, duke filmuar personazhet e tij, gjithashtu amatorë, ne shumicen e rasteve refugjate nga Kepi i Gjelbert te instaluar ne Portugali. Duhet te jete e pa imagjinueshme impakti qe ka patur tek keta qytetare te “kategorise se trete” te shikojne veten ne art (dhe ç’fare arti…!).

Me te gjitha keto dua te them qe e famshmja ndershmeri artistike, me te gjitha gjasat nuk zbret nga qielli, ajo eshte produkt i nje pune te gjate e te lodhshme te nje regjizori (diçka midis sociologut, antropologut, artistit,… njeriut mbi te gjitha !) me nje komunitet. Ose, ne se do te guxonim te thoshim ate qe shpesh kemi frike ta themi (per shkak te manipulimit ideologjik te shprehjes, per 50 vite ne Shqiperine komunizmes), per keta regjizorë, Arti buron nga populli dhe i takon popullit.

E guximshme per te konfirmuar nje gje te tille (per me teper qe i gjori term “popull” eshte aq i keqperdorur, dhe jo vetem ne Shqiperi…). Por per fatin e mire te syve te nje spektatori, filmi i fundit qe doja te komentoja permes ketij postimi, pra “Aquele Querido Mes de Agosto” (”Shume i shtrenjti muaji Gusht“), si rralle ne kinematografi, e perligj nje mision te tille kaq nobël e delikat : nje krijim poetik e popullor njeherazi !

Po shpjegohem duke “rrefyer” filmin (kuptohet, jo “skenarin”) :

Regjizori, Miguel Gomes (37 vjeçar, ky eshte filmi i tij i dyte), kish vite qe deshironte te realizonte nje film ne rajonin e Arganil-it, zone malore dhe pak e populluar e Portugalise Qendrore, ku ai dikur femijë kish kaluar pushimet e tij verore. Fillon te xhiroje ne formen e nje “dokumentari”, dhe ne krye te nje muaji xhirimesh, konstaton se e ka te pamundur te vazhdoje me tutje, per arsye financiare.
I bindur se do te duhej patjeter te realizonte filmin e tij, regjizori kthehet ne gushtin e e vitit tjeter, ne rajonin ne fjale, me nje kamera te thjeshte 16 mm, pa dhe nje te vetem aktor me vete. Te cilët, kuptohet, fillon e i “rekruton” ne terren !

Midis projektit inicial dhe filmit (qe pashe dje), rreshket gjithe puna pergatitore ne terren e regjizorit, prej nga lind nje film i mrekullueshem ne formen e nje diptiku diskret, ku pjesa e pare “dokumentareske” rreshqet padukshem drejt pjeses se dyte, fiksionit. Festat popullore, fanfara tradicionale, camping-et, proçesionet e Shen Merise neper rruget e fshatit, zjarrfikset, atmosfera baritore… : gjithe kultura popullore portugeze, kthehet ne terren pjellor per filmin (fiksionin).

Fort i dashur muaji Gusht” zgjat 2 ore e gjysem.
Ky eshte i vetmi “difekt” i filmit : eshte shume i shkurter.
Sinqerisht !
Nuk me ikej nga salla…

Ashtu sikurse do doja te flisja per të, per orë te tera…

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/v/kzTpMtmbVao
 

Posted on 28th June 2009
Under: Portugali | No Comments »

“Juventude em marcha” (Perpara, rini!) - film portugez nga Pedro Costa

Duke qene se më ne fund e pashe per here te dyte kete film, kete rradhe mund te shkruaj diçka per kete monument kinematografik.

Se pari, duhet shpjeguar titulli i filmit, qe eshte disi ironik: “Perpara rini !” eshte titulli i nje kenge revolucionare afrikane e perudhes se Luftes se Ftohte, e kenduar ne Kepin e Gjelber, ish-vend socialist afrikan.

Tani filmi: Pikerisht jemi ne Lisbone, ne periferite e banuara nga emigrantë te ardhur nga Kepi i Gjelber, ish-koloni portugeze, ne Afrike. Lagja e emigranteve po prishet, emigrantët do te strehohen ne apartamente te reja, neper banesa sociale !

Ne qender eshte Ventura, ky qe shihet ne foton e meposhtme, burrë tek te 60-at, emigrant i sapo dale ne pension, qe kalon kohen duke takuar “femijet” e tij, emigrantë dhe ata.

Fjalen “femijet e tij” jo rastesisht e vura ne thonjeza, sepse pikerisht ketu qendron dhe “kleçka” e filmit (parë kjo thjesht nga ana skenaristike): me te gjitha gjasat, asnje nga personazhet qe Ventura takon pergjate tre oreve te filmit, nuk duket te jete femija e tij biologjik (ndoshta me nje perjashtim te vetem !). E megjithate, ai vazhdon ti therrase: “djali im”, “vajza ime”. Dhe ata e pranojne “lojen” e Ventures dhe e therrasin “baba”!

Ventura eshte nje gjigant i thinjur, nje njeri pa mobilje (ne skenen e pare fare te filmit nje grua hedh nga dritarja disa mobilje), por nje njeri qe, me prezencen e tij, pushton hapsira te kompozuara qofte nga tavane te ulta e mure te pista (shtepite e mbetura te emigranteve), qofte nga tavane te larta e mure te bardha (banesat e reja sociale te propozuara nga shteti). Prezenca e tij të mbush shtepine !

Por Ventura eshte mbartes edhe i nje historie te hidhur, i nje dhimbjeje : braktisja nga gruaja e tij Clotilde. Dhe nga femijet. E megjithate, Ventura eshte babai i te gjithe emigranteve. Sepse Ventura, me gjithe mizerjen e tij ekonomike, me gjithe faktin qe kur te shtrengon doren, gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte ta lash atë (pra dorën), ka gjithe atributet e nje mbreti, e nje princi. Si ka mundesi ??

Ka mundesi, sepse Ventura eshte atdheu i gjithe kesaj trupe emigrantesh te ngecur keqas midis vendlindjes (Kepit te Gjelber) dhe nje atdheu te dyte, Portugalise, qe mezi i pranon si femije te saj; ai eshte atdheu i nje trupe njerezish qe kane ngecur keqas midis méthadonës (drogë) dhe realitetit.

Po si ka mundesi qe nje “plakush” i tille te fitoje statusin e nje perandori?

Ka mundesi, sepse Ventura nuk eshte nje pensionist handikap, permes te cilit ne do te mund te ndiqnim ne menyre hipokrite “ri-integrimin” e tij ne shoqerine e sotme “moderne”. Ai eshte tjeter gje : eshte nje Princ ne kurbet, qe refuzon çdo “rehabilitim social”. Sa per ilustrim, nje skene nga filmi. Ventura shkonte vizitoje apartamentin e ri qe Sherbimi Social ja ka ofruar pas kaq vitesh pune. “Rastesisht”, punonjesi i Sherbimit Social eshte edhe ai nga Kepi i Gjelber, nje bashkatdhetar “i integruar” i Ventures, i veshur ne kostum e kollare. Nderkohe qe punonjesi i tregon Ventures avantazhet kulturore dhe sportive qe do te kene “femijet” dhe “gruaja” e tij ne kete lagje te re (hajde humor hajde!!), ky i fundit, siluetë e zeze me shpine nga kamera, ngre doren ne menyre monumentale per nga muret e bardhe te apartamentit per te thene: “Aty tek qoshka ka ca merimanga !“.

Sepse ky eshte principi kryesor i nje kinematografie te tille: te aktualizojë mitin, ta misherojë (incarner) ne jeten e perditshme. Ventura eshte Ulisi i Greqise se Lashte, Kepi i Gjelbert eshte Itaka e tij. Qe nga ky çast, mbreter te botes nuk jane më as afaristët, as sulltanët e naftes, as politikanët, as… as… : por te varfërit, emigrantët, “negro”-t, “minjt e nevojtoreve” (siç ka qejf ti therrase dikush…).

Keshtu qe “Perpara rini !” arrin te fusë njeriun, qenien njerezore, tek qeniet e pavdekshme. Ha ha, ja kush na qenka arti ! Paska te bëka me pavdekesine !

Jo rastesisht, letra qe Ventura i reciton shokut te tij te dhomes (leter qe ky i fundit duhet t’ja çojë gruas se tij ne Kepin e Gjeber) dhe qe kthehet ne lejtmotiv ritmik te filmit, eshte e ngjashme me letren qe Robert Desnos, poet i internuar nga fashistet, i shkruante te dashures se tij nga kampi i perqendrimit, ne Auschwitz, ne qershor te 1944. Pra… nuk duhet harruar ! Duhet mbajtur gjalle memorja ! Duhen bashkuar qeniet njerezore perreth nje “babai” qe nuk pushon se rrefyeri historine e tij. Dhe permes rrefimit, te hysh ne histori. Ne historine e shtypjes. Dhe te mos vdesesh. Por te vazhdosh te misherohesh (se réincarner) ne jeten e perditshme, ne jeten e te gjalleve. I vdekur mes te gjallesh. I gjalle mes te vdekurish.

Por nje kinematografi e tille qe propozon te pavdekshmen, pavdekesinë, nuk ka limit, nuk ka kufi. Konkretisht, filmi vertet eshte i gjate (3 ore), por eshte aq i dendur, aq i ngjeshur, sa mund te vazhdonte e te vazhdonte ne pafundesi. Kete te mire ka arti i mirefillte: nuk ngopesh me të, desheron qe te mos kete kurre fund !

Pedro Costa (regjizori) e ka fituar bastin e tij kinematografik. 3 vjet pas shfaqjes se tij ne Festivalin e Kanës, me shume mundim, por me ne fund, filmi i tij ka mundur te shfaqet ne sallat e errta te kinemase. Qe regjizori ta fitonte kete bast artistik, i eshte dashur te rishpikë artin kinematografik (réinventer le cinéma) : “Perpara rini !” ne se trouve nulle part ailleurs…!

shenim: duke mos pasur kohe, po shkruaj dy fjale per formen vizuale te filmit, qe po e permbledh me nje shembull konkret : Dy fotot e meposhteme jane dy imazhe (plane fikse) nga filmi, dy plane qe ndjekin njeri-tjetrin, qe shfaqen njeri pas tjetrit.
Nuk di cila imagjinate do te mund te perfytyronte qe keto dy plane i perkasin te njejtit film, aq te ndryshëm jane ne aparence mes njeri-tjetrit (mizerabiliteti i te parit, dhe madheshtia e te dytit). Dhe megjithate, i perkasin te njejtit film, per fatin e mire te syve te spektatorit! Kush arrin te beje art te tille, sot ne shek XXI ? Pakkush, perveç Pedro Kostes !
Aferim i qofte !

Posted on 16th March 2009
Under: Portugali, Costa | 2 Comments »

“Body Rice” - film portugez nga Hugo Vieira da Silva

Surpriza e pare ishte fakti qe behet fjale per nje film koral, me shume personazhe “kryesore” njeheresh. Ose me sakt, me nje personazh te vetem, qe eshte bashkimi i shume trupave njerezorë ne nje trup te vetem.

Film 2 oresh, me jo pak sekuenca (ose me sakt “plan-sekuenca”) te forta, veç e veç, por qe te marra se bashku, nuk m’u duk se ja arrinin plotesisht te krijonin nje te tere. Jo se filmi bie ne estetizem (nuk eshte film “plan plan”), por nje fare peshe e vë filmin nen vete, pra sikur filmi shtypet nen peshen e tij.

Gjithsesi, regjizori i ri (filmi i tij i pare!) di te filmoje : shembull: nuk kisha pare ndonjere ne kinema qe nje regjizor te filmoje per 5-6 minuta ne bllok (1 plan-sekuence e vetme!) nje njeri qe e kap kriza e epilepsise, dhe sekuenca nuk bie ne patetizem, perkundrazi, tensioni dhe vertetesia jane evidente.

Film per tu pershendetur!
Regjizor qe duhet ndjekur çdo beje më tej.

web-site i filmit: http://www.clapfilmes.pt/bodyrice/

Posted on 13th March 2009
Under: Portugali | No Comments »

“ALICE” - film portugez nga Marco Martins

“ALICE” , film i portugezit Marco Martins prezantuar ne kategorine “Quinzaine de réalisateurs” (Pesembedhjete regjizore) ne Kanë 2005 eshte aktualisht ne kinemate franceze.

Ndodh nganjehere qe filmat e parë (“Alice” eshte metrazhi i parë i gjate i regjizorit te ri 32 vjeçar Marco Martins) te jene befasues,biles edhe te mrekullueshem. I tillë eshte filmi ne fjalë !

Nje koinçidencë e habitshme : subjekti i filmit eshte identik me ate të “Keane” i paraqitur po ne te njejten kategori ne te njejtin Festival. Pra, behet fjalë per babain e nje vajze te vogel qe kerkon vajzen e tij te rrembyer (humbur) 3 muaj më parë.

Ne ndryshim nga “Keane”, regjizori portugez prezanton Mario-n, babain ne fjalë, si nje personazh aspak psiqik. Me nje plastikë te jashtezakonshme, “Alice” eshte nje film i influencuar fuqishem nga arti i te filmuarit te te gjeniut te kinemasë Mikelangelo Antonioni. Lisbona, qyteti ku zhvillohen ngjarjet, eshte filmuar me nje mjeshteri te habitshme dhe nje pjekuri filmike te pabesueshme : Nje qytet i brymtë, i lagësht, i metaltë, nje qytet-makinë i vënë ne opozicion me tragjedine e nje njeriu te vetmuar.

Ne nje fjale te vetme: nje film magjepës !

Posted on 11th March 2009
Under: Portugali | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)