Archive for the 'Paraguai' Category

“HAMACA PARAGUAYA” -film paraguajan nga Paz Encina

Filmin e saj te pare regjizorja e re paraguajane Paz Encina e prezantoi ne Festivalin e fundit ne Kanë, ne kategorinë “Nje lloj shikimi” dhe filmi fitoi Cmimin e rendesishëm FIPRESCI qe eshte çmimi i Kritikës (çmim qe e vendos totaliteti i kritikëve te kinemasë).

HAMACA PARAGUAYA” do te thote hamaku paraguajan : ne anglisht eshte hammock, ne shqip, shtrat prej pëlhure, i varur ne pemë.

Do ta them qe ne fillim: per mua, filmi eshte KRYEVEPRA E VITIT ! Nje meteor i vertete kinematografik: filmi perbehet gjithesej nga 4 plane (sekuenca) filmike fikse dhe … kaq !

Ne qender te filmit, te ulur ne shtratin prej pelhure, qendrojne pergjate 1 ore e 20 minutash nje çift i moshuar fshatarësh paraguajane, te cilet presin kthimin e djalit te tyre nga lufta. Ata presin shiun (ben shume nxehte), presin erën, presin qe qeni te pushoje se lehuri. Presin djalin e tyre te vetem. Presin kohë me te mira…

Fiklmi eshte i ndertuar i gjithi ne baze te dialogut te dy fshatarëve te moshuar, nje dialog i supozuar, pasi buzet e tyre nuk levizin, pra eshte nje dialog mendor, i heshtur., i gjithi ne gjuhen guarani, gjuha e folur nga indigjenët paraguajanë (30% e popullsise), para se te pushtoheshin nga kolonizatorët spanjollë.

Si ne teatrin e vjetër primitiv grek, ne ate shtrat prej pëlhure luhet tragjedia e perjetshme njerezore: A do kthehet biri i tyre nga fronti i luftës? A ka vdekur ?
Pergjigja eshte … heshtja, lënda më e mrekullueshme (por dhe më e veshtira per tu filmuar !!! ) ne kinematografi. Magjia e filmit eshte se heshtja aty eshte polifonike, e konvertuar ne copëza te vogla hapsire dhe kohe ! HESHTJE E COPEZUAR NE HAPSIRE DHE NE KOHË !

Nese pranon 10 minutat e para te filmit, te perbera nga NJE imazh i vetem fiks, filmi vjen vete tek ty. S’kam ç’të them më tepër : MASTER PIECE !

Posted on 11th March 2009
Under: Cannes, Paraguai | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)