“The Darjeeling Limited”- film amerikan nga Wes Anderson
Aq sa inat i kam filmat e atij Andersonit tjeter (pra Paul Thomas Andersonit - “Magnolia”, “Punch drunk Love”, “There will be blood”), po aq qejf i kam ato te Wes Anderson-it (”Life Aquatic”, “The Royal Tenenbaums”, Rushmore”).
Por per fat te keq, sot mora zhgenjimin e pare nga ky regjizor: “Darjeeling Limited” eshte pothuaj totalisht i dobët. Nuk ke pothuaj fare ç’ti shpetosh filmit : Gjithshka eshte skeç, grimasë (shtremberim) turinjsh aktoresh… Zakonisht, filmat e Wes Anderson-it jane delirantë, absurdë dhe me humor te hollë, nderkohe qe tek ky i fundit, asnje nga keto elemente nuk funksionon. Asnje !
Historia e filmit: 3 vellezer amerikane nisen ne nje udhetim spiritual per ne Indi, pas vdekjes se babait te tyre. Ne trenin qe mban emrin “Darjeeling Limited” fillojne dhe aventurat e tyre…
web site i filmit: http://www.foxsearchlight.com/thedarjeelinglimited/

Posted on 14th March 2009
Under: USA, W. Anderson | No Comments »