Archive for the 'Tarantino' Category

“D” si desire (i Tarantinos) apo si Django (the D is silent…) ?

Po e filloj kino-ditarin e 2013-s me filmin e fundit te Tarantino-s : DJANGO UNCHAINED

 

Nje subjekti kaq te ‘rende’ (serioz, te rendesishem) si ai i skllaverise se zezakeve ne USA ne shek e XIX, Tarantino i pergjigjet me nje film-balet gjaksor, makaber por dhe ‘humoristik’. Edhe pse duhet thene se ky vullnet i koheve te fundit te regjizorit ne fjale per te lare hesapet me periudhat e erreta te Historise se njerezimit (kujtoni “inglorious basterds“) eshte çik si shume i thjeshtezuar, duhet pranuar se, ne finale (ah finalja, dhe jo vetem finalja e filmit, por filmi si finalitet) eshte jo pak ngazellues.

Se pari, duhet te them se gjysma e pare e tij, pra deri ne momentin kur DiCaprio hyn ne skene, per mua eshte i nje mediokriteti te pashoq : per pak sa nuk çava ferren nga salla e kinemase ! Nje mendim imi eshte se Tarantino ka ditur se ç’ka bere: nje gjysmë-te-parë-filmi enkas ultra hollywoodiançe, dhe shenjestra pa dyshim ka qene publiku i gjere. Duke qene se filmi nuk eshte pa harxhe (duhet te jete nje nga filmat me te kushtueshem te regjizorit), eshte evidente nje zgjedhje e tille e Tarantinos, perndryshe eshte e pashpjegueshme nje regjizure e tille kaq banale, kaq e shemtuar nga nje regjizor qe ka ditur te beje perla te tilla (e mbi te gjitha, pikerisht per nga ana e regjizurës !) si “Jackie Brown” apo “Death Proof” ! Biles biles, per te qene te sinqerte, me shume se per Box Office, me duket se eshte vendi per te folur per film-Box-blaxploitation, po nejse, po bejme sikur nuk po e paragjykojme (edhe pse nuk eshte pune paragjykimi… nejse perseri).

Pjesa e dyte pastaj (DiCaprio e tutje) eshte gati-gati formidabël : qofte konstruktimi i filmit (interpretimi dhe pershkrimi i nje borgjezie, asaj Jugore - South Bourgeoisie- teresisht e themeluar mbi shfrytezimin e zezakeve), qofte loja e aktoreve (Jamie Foxx shkelqen, edhe pse lojes se tij zakonisht i ruhem siç i ruhemi koleres), qofte regjia (plane-sekuence te admirueshme : by the way, pse nuk ka asnje te tille ne pjesen e pare te filmit ë ??  ). Per shembull, ne gjysmen e dyte ka nje te tille, magjine e te cilit e ben më evident formati gif :

Pastaj vjen mbyllja, per te cilen kam ca rezerva, sepse mu duk e pafundme, me gjithe evidencen e saj skenaristike.

In fine, nepermjet vullnetit te tij permanent per te perzier humorin me dhunen ne trajtimin e temave serioze e te rendesishme, regjizori arrin ti vendose filmat e tij ne nje fare stasis temporal personal ku realja, ‘e verteta’, ka me pak rendesi sesa DESIRE, deshira (prej femije ??) e tij dhe kenaqesia e mizaskenes (regjizures).  “D” si desire i Tarantinos apo si Django (the D is silent - perserit shpesh Jamie Foxx  ne film) ??


nota 6.8

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=eUdM9vrCbow

Posted on 24th January 2013
Under: Te ndryshme, Tarantino, USA | 6 Comments »

“Inglorious Basterds” - film amerikan me regji te Quentin Tarantino

Une them:

E veçanta (nese ka diçka te veçante) e filmave te Tarantinos ka qene dhe mbetet perdorimi i zhanreve kinematografike tashme te njohura, si filmat me lufte, filmat e tipit “Z-movie” …etj etj, ne nje stad te ri, ne nje nivel te ri. Thene shkoqur, Tarantino i perdor keto zhanre (dhe referencat nga X apo Y film “i vjeter”) si pretekst per te krijuar nje veper te re kinematografike, nje film te ri.

Ketu me duket mua se eshte dhe gjithe muhabeti : deri ku preteksti (ironia) ja arrin qellimit final, pra pjelljen e nje filmi te ri.

Deri me sot, me eshte dukur se filmat e Quentin Tarantinos mund te ndaheshin ne dy “grupe”:

-ne njerin, do vendosja “Jackie Brown” (1997) dhe “Death proof“- 2007 (si dhe, deri diku “Pulp fiction“- 1994), si filma ku perdorimi i zhanreve “te vjeter” apo dhe referencave, pra forma “second degré” (ironike) e filmit nuk kthehet ne qellim ne vetvete, por lejon (jo gjithmone, por jo rralle amà) nje shikim “premier degré” (pa ironi) te filmit. Dhe kete jane filmat e mire te tij.

-ne tjetrin, do fusja opusin “Kill Bill“, film ku “second degré” (ironikja) kthehet ne qellim ne vetevete, prej nga rezulton nje film mesatar, ne mos medioker, qe e ke veshtire ta besosh në “premier degré” (drejtperdrejtazi, pa ironi) e qe noton me se shumti ne ujrat e kinemase komerciale sesa ne ate artistike.

Isha kurioz te shihja “Inglorious basterds“. Do doja te ishte nga ata te “grupit” te pare, sidomos te ishte i te njejtes vene gjaku me ate te “Death Proof” (qe per mendimin tim mbetet filmi me i mire i Tranantinos). Por nga salla e kinemase dola pa ndonje opinion te caktuar, nderkohe qe gjate filmit, nuk perjetova kenaqesine e perjetuar kur pata pare “Death proof”… Dhe me kalimin e diteve (u bene 3 dite qe e kam pare…), jo vetem qe e harrova filmin, por dhe kur e kujtoj, kam nje kujtim jo fort te mire…

Inglorious basterds” ne fakt, shpesh here eshte medioker, i palexueshem, disa nga aktoret, sidomos ata franceze, jane vertet te keqinj (egoja e Tarantinos, me sa duket nuk ka lejuar te punesoje nje drejtues kastingu per aktorët franceze, te denje me pjesen tjeter te aktoreve…). Nganjehere, mu duk se ne ekran benin sfilatë imazhe te vdekura
Ose: ne film fliten 4 gjuhe, por “llafazaneria” (aq tipike e filmave te Tarantinos, dhe shpesh e suksesshme!), tek ky film nuk funsionon sa duhet, sidomos sidomos ne frengjisht !!

In fine : Tarantino eshte nje kinofil i hatashem, kjo u mor vesh. Por lind pyetja: a eshte kjo gje e mjaftueshme per nje regjizor te kalibrit te larte siç dhe pretendon te jete ??
Diçka çalon… Diçka jo dhe aq “diçka”…, diçka jo dhe aq e vogel. Thuhet se Tarantino mbahet me te madhe si hero i “nën-kulturës” (me demek, i kultures popullore), meqe siç e thekson dhe ai vete neper intervista, referencat e tij vijne nga “nën-kultura”, nga filmat e vjeter per “publikun e gjere”. Dakort. Por mua me duket se, “à force” (duke i meshuar fort) ketij rivendikimi, Tarantino rrezikon te na ofroje vepra mesatare, ose biles dhe nën-kulturë. “Inglorious basterds“, per mendimin tim eshte ilustrimi i ketij rreziku.

Dikush tjeter e ka pare filmin ??
flm

Posted on 29th September 2009
Under: Tarantino, USA | 3 Comments »

“GRINDHOUSE : Death proof” - film amerikan nga Quentin Tarantino

Kur ishte 16 vjeç, Tarantino e là shkollen (pra as gjimnazin nuk e ka mbaruar !), u fut ne punë nje nje dyqan Video- Club ne South bay (USA) dhe pasi pà nje pafundesi filmash, u kthye në regjizorin më kinofil (qe ka pare shume shume filma)aktual !

Pra thene ndryshe, “universiteti” i Tarantinos ishte Video-club-i. Gjithe keto referenca te filmave pa-fund qe ka parë, i ka futur ku më pak e ku me shume ne filmat e tij, qe jo rrallë jane homazhe per zhanre te ndryshme kinematografike.

Kete rradhe, Tarantino, me filmin e tij te fundit “Death Proof” (”Prova e vdekjes”) qe e prezantoi dhe ne festivalin e Kanës (dhe qe shfaqet neper kinemate e gjithe botes), i bën homazh kinemave te lagjeve ose atyre ne Drive-in, qe quheshin GRINDHOUSE e ku shfaqeshin zakonisht filma te cilesise se dobët, shpesh me gara me vetura ose filma horror.

Historia e filmit me dy fjalë: ne qender te filmit eshte Stunt-Man Mike, qejfli veturash, qe ka per fiksim te perplaset me veturen e tij (vetura e tij eshte e tille qe e perballon perplasjen dhe shoferi nuk vdes !) pra te perplaset me vetura ku ka femra (ne film, jane dy grupe vajzash me te cilat ai perplaset dy here). Ne kete menyre, Mike arrin te realizoje orgazmën e tij seksuale.

Duke qene se Tarantino eshte nje regjizor qe ka per referenca te tij kinematografike po aq filmat e Jean Luc Godard-it sa edhe filmat me kung-fu apo vetura, lind pyetja: a ka vertet talent ne filmat e tij?

Mua personalisht, ky i fundit me duket më i miri qe ai ka realizuar deri më sot. Biles mu duk nje film i shkelqyer!

Ne fakt, filmi fare mire mund te titullohej: “Llapë, rrugë dhe negativ (filmi)”. Pse? Sepse grupi i vajzave nuk pushon se llapuri gjate gjithe filmit; Pastaj Tarantino filmon rrugën, autorstradën. Dhe e gjitha kjo i ngjan nje shiriti filmi prej gati dy orësh. Shiriti i filmit eshte thjesht simbolika e gjuhës (llapës) se tejzgjatur te vajzave dhe rrugës qe zgjatet e zgjatet deri drejt vdekjes.

Ne fakt, “Death proof” eshte nje film totalisht “art & esse”, pra film artistik ne kuptimin e mirefilltë te fjales, edhe pse ne aparencë, behet fjale per perplasje makinash qe ecin me nga 200km ne ore ! Per mendimin tim, ne personazhin e Mike Stunt-Man-it nuk fshihet gjë tjeter veçse Tarantino dora-vetë ! Ndersa grupi i vajzave me te cilat ai eshte ne duel per vdekje, nuk eshte gje tjeter veçse ai grup spektatoresh qe Tarantino nuk arrin te bëjë per vehte dhe per kete, preferon ti vendosë ne duelin vdekjeprurës (kinematografik, kuptohet!)

Posted on 12th March 2009
Under: Tarantino, USA | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)