Archive for the 'Spielberg' Category

“War Horse” - film amerikan me regji te Steven Spielberg

Eshte nje film i vjeter shqiptar qe e dua fort (”Malet me blerim mbuluar” i Dhimiter Anagnostit) i cili, pasi fillon mire e bukur, krejt papritur andej nga minuta e 15-te, sa here e kam pare me ka krijuar pershtypjen te mi prese krejt krahët (ne fakt, më pret magjinë e filmit): ne nje moment (ketu), skuadra partizane ndeshet me nje ushtar italian te kapur rob, i cili, jo vetem qe faktin qe nuk kupton gjuhen shqipe e thote ne shqip, por partizan Peliçeli (si italian qe eshte !) komunikon me të ne shqip, per tua perkthyer më pas partizanëve te tjere po ashtu në… shqip !

Ok, kuptohet se nje gje te tille, i gjori Dhimiter Anagnosti ishte i detyruar ta bente per arsye ideologjike : ne nje film shqiptar te realizmit socialist, nuk lejohej te flitej ne gjuhe te huaj ! (ne italisht, ne rastin konkret). Por per fat te mire, skena nuk zgjat shume, dhe ‘incidenti’ i italianit “shqiptaro-shqiptar”, perveçse me ben te qesh per pak minuta, nuk ma prish definitivisht magjine e “Maleve me blerim mbuluar” (magji e cila me siguri ka lidhje me faktin se eshte nje fare road-movie, ose me sakte ‘barrelë-movie’, pra rrugëtim).

Mu kujtua “incidenti” me filmin e Lilo Labes sepse pikerisht tek “War Horse”, filmi i fundit i Spielbergut, andej nga çereku i filmit (deri ne ate moment ngjarjet zhvillohen ne Skoci - pra personazhet flasin ne anglisht), historia zhvendoset ne Francen e pushtuar nga gjermanët (jemi gjate Luftes se Pare boterore) dhe çuditerisht, ushtarët gjermane flasin… anglisht ! Biles me pak theks gjerman !! Akoma më i “lezeçem” behet filmi pak me vone : edhe fshataret francezë flasin me njeri-tjetrin po ashtu anglisht, por kesaj rradhe me theks… francez !

Ok, kuptohet se nje gje te tille, Steven Spielbergu eshte i detyruar ta beje per arsye komerciale : nje film hollywoodian ku flitet ne gjuhe te huaj (nje gjuhe tjeter, perveç anglishtes) nuk eshte rentabël.

Per ti rene shkurt : qofte per arsye ideologjike (Anagnosti), qofte per arsye komerciale (Spielbergu), rezultati eshte i njejte : ja qe paska, per fat te keq, diçka me te rendesishme se vete kinematografia, se sa vete arti. Nganjehere ajo ‘gjeja’ e rendesise absolute quhet parti (kinostudio “shqiperia e re”), nganjehere quhet parà (Hollywoodi). Por e perseris: rezultati na qenka i njejte ! Prova eshte sa Lilo Labja, aq edhe “War Horse” i Spielberg-ut.

Por per t’ju kthyer ketij te fundit, per fat te mire ngjarjet ne film marrin nje udhe te tille ku personazhet anglofonë (skocezët) rikthehen ne plan te pare, edhe pse, per te qene te sinqerte, ushtarët gjermanë vazhdojne here pas here te komunikojne rendshem ne anglisht-me-theks-gjerman ! (gallata më e madhe eshte se ne nje moment, ata numerojne ne gjermanisht, “eins, zwei, drei… ” por pastaj menjehere vazhdojne te flasin ne anglisht me njeri-tjetrin !!). Por siç e kam thene dhe nje here tjeter ketu, nje anakronizem i tille ka vite qe pranohet ne kinema, keshtu qe ndofta nganjehere “duhet mbyllur nje sy” per ndonje gje, qe te mund te shikosh me syrin tjeter disa gjera te tjera te bukura e interesante. Fundja kjo eshte tipike ne filmat e Spielbergut i cili kur trajton tema imagjinare (”E.T.” , “A.I Artificial Intelligance”, “War of the Worlds”) shkelqen dhe, perfundimisht, ata jane vertet filmat e mire te tij, biles shume te mire ! Ndersa ne filmat me teme historike, Spielberg shpalos nje naivitet qe te le pa fjale (nje naivitet qe kap kufijte e te pamoralshmes : per shembull tek “Lista e Schindlerit”, qe te hysh ne film, duhet detyrimisht te indentifikohesh me heroin kryesor, dmth me nje nazist te mirë, por qe gjithsesi, nazist eshte mo !!). E them kete sepse gjithmone i kam pare filmat e tij te ndare : ne njerin grup, futen ato filma ku interesi komercial dhe sfida teknike jane me te rendesishme sesa frymezimi artistik, dhe ne grupin tjeter, ata (te paket ne numer) ku kjo e dyta trimufon mbi te parin. Tek grupi i pare futen shumica e filmave te tij, ku dinosaurët, peshkaqenet apo arkeologjia glamour kthehet ne merkantilizem kitsch dhe ne argetim banal; tek i dyti, jane po ata filma me tematike imagjinare, por qe ne thelb, jane tragjikë, dhe pikerisht ne to, Spielbergu thote disa gjera interesante e autentike.

Po “War Horse”, ku do te futej ?
Pikerisht, ky film sikur e prish disi keto ’sistemim’ ne dy grupe ! Pa dyshim, se pari duhet pranuar se filmi eshte naiv (dhe naiv, nuk duhet pare domosdoshmerisht si difekt !). Fundja, siç thosha dhe me lart, ky do te ishte dhe tipari kryesor i regjizorit ne fjale, naiviteti (ashtu sikurse modestia do te ishte tipari kryesor i Clint Eastwod-it). Po nga i vjen ky naivitet Spielbergut ? Me siguri nga nje fare adoleshence, gati-gati femijerie (por jo teresisht te pafajshme) te tij. Tek shkrimtaret amerikane, mund te krahasohej me Salinger-in. Megjithate, filmi ka dhe disa gjera qe e fqinjezojne me ata te miret e tij, pra me imagjinarët. Ndofta dhe vete kali i tij, me teper se kal lufte, të lë me se tepermi shijen e nje kali imagjinar,  pra në mos fantastiko-shkencor, fantastik po e po !

Ose ndofta duhet pare e gjitha kjo si nje forme paralajmerimi i dy filmave te ardhshem te tij, te dy fort intrigues : “Lincoln” dhe “Robopocalypse” !
Te shohim se ku do te mberrijë Spielberg…

nota : 7.2

trailer i filmit :


YouTube - War Horse - Official Trailer [HD]

Posted on 15th February 2012
Under: USA, Spielberg | No Comments »

Indiana Jones & the Kingdom of the Crystal Skull - film amerikan nga Steven Spielberg

Kam nje problem:
Ne pergjithesi, nuk paragjykoj gjinitë (zhanret) e filmave qe shikoj. Edhe zhanre te tilla te veçantë i pelqej, si:
-filmat fantastike (me pelqen “Carrie”(de Palma), “Shining” (Kubrick), “Lost Hightway” (Lynch), “Naked lunch” (Cronenberg), “Nosferatu” (Murnau)…)
-filmat fantastiko-shkencorë : “2001, A space Odyssey” (Kubrick), “Abyss” (James Cameron) , “Cloverfield” (Matt Rives)
-Melodramat: pothuaj te gjithe filmat e Douglas Sirk, Vincente Minelit apo Fassbinder-it.

Problem kam me filmat-aventurë. As i kam pare, dhe as me kane terhequr filma-aventure te tille (te njohur) si “The Lord of the rings” apo “Indiana Jones”. Nuk kisha pare asnje nga “Indiana Jones”-et e meparshem. Megjithate, isha i hapur per ta pare kete te fundit. Por më duket se, perfundimisht, filmat-aventurë nuk arrij ti shijoj… ndofta nga fakti se eshte gjinia(zhanri) më argëtues, më spektakolar ne kinematografi qe me pengon . Ndofta sepse ne femijeri, nuk jam rritur me perralla me aventura e nuk kam pare filma te tille (ne Shqiperine e para ‘90-ës kur kam qene dhe fëmi, personalisht as kam lexuar, as më kane rrefyer perralla te tilla, as kam parë…). Permenda femijerinë, sepse ne filma te tille ka diçka qe te kujton argetimin femijeror.

Tridhjete minutat e para te filmit jane te mira (fundja regjizor eshte Spielbergu, jo dokushdo…). Pastaj fillojne skena aksioni pa pushim, filmi nuk pushon, nuk ndalon te marrë frymë nje minute te vetme… Harrison Ford-i duket plakaruq, mezi ndjek ritmin e çmedur te filmit. Dhe mua me kapi merzia…

Por ama inagurova filmin e pare me aventura ne kinema!

Posted on 16th March 2009
Under: USA, Spielberg | No Comments »

“MUNICH” - film i Steven Spielberg

Filmi i fundit i Spielbergut, “MUNICH” rrefen historine e marrjes peng te 11 sportisteve izrealitë nga frkaksioni terrorist palestinez “Shtatori i zi”, gjate Lojrave Olimike te Mynihut te 1972 dhe raprezaljet e ndermarra nga Sherbimet Sekrete Izraelite pas kesaj ngjarjeje qe perfundoi me vdekjen e të 11 pengjeve.

“MUNICH” jo vetem afirmon talentin e Spielbergut por dhe qellimin e tij per te tejkaluar paragjykimet rreth ketij evenimenti te pergjakshem : filmi i tij fton shikuesin të meditojë rreth nje historie kaq komplekse siç eshte konflikti izraelo-palestinez.

Filmi ka ngjallur jo pak polemika, sidomos ne ato qarqe qe konsiderojne qe Izreali nuk duhet te perdorë diplomacinë, por vetem forcën dhe qe quajne te gabuar faktin qe filmi lejon personazhet palestinezê te shprehin pikpamjen e tyre per kete konflikt.

Nje film ambicioz dhe politik qe beson ne forcën e kinematografise si gjeneruese e dialogut ne ndihme te nje paqeje te qendrueshme.

Film pasionant dhe efikas !

Posted on 9th March 2009
Under: USA, Spielberg | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)