Archive for the 'Scott' Category

“American gangster” -film amerikan nga Ridley Scott

E pashe filmin e fundit te Ridley Scott-it.

Film i mire! Ate qe dikush e quan “shume grafik” ne disa momente, nese flasim per te njejten gje, une e quaj “film i bere me imazhe”, pra flasin vete imazhet, pa patur fort nevoje te flasin ose jo personazhet (ose, edhe nese flasin, ka pak rendesi ajo qe thone). Ky eshte dhe thelbi i kinematografise se mire, pra jo letrareske, por kinematografi vizuale, e menduar permes imazhesh.

Siç kam shkruajtur tek portreti i regjizorit ne fjale, Ridley Scott gjithmone eshte lekundur midis kinematografise komerciale ( “Kingdom of heaven”, ” A good year”) dhe asaj te filmave autor, pra ku ndihet personaliteti i regjizorit ( “Duellists”, “Thelma & Luise”…).

“American gangster”
futet padyshim tek keta te fundit!

Posted on 13th March 2009
Under: Thriller, USA, Scott | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)