Archive for the 'S. Coppola' Category

“MARIE-ANTOINETTE”, film amerikan nga Sofia COPPOLA

Vajza e Mbretit te kinematografise amerikane, pra vajza e Francis Coppola-s, Sofia, na ka bere nje film per mbretëreshën franceze, Mari-Antuanettën, gruan e Luis XVI-të, mbretit qe ju pre koka nga revolucioni francez i 1789-ës.

Marie-Antoinette” eshte nje film super-produksion i kushtueshëm në parà, prezantuar ne Festivalin e Kanës.

Regjizorja 34 vjecare Sofia Coppola (autore e “Virgin suicide” dhe e “Lost i translation“) ka dashur ta kthejë ne nje film origjinal, ku ndihet dora e regjizores, pra ne nje film gati personal : mberritja e mbretëreshës austriake Marie-Antoinette ne oborrin mbretëror francez eshte trajtuar me nje fare ironie qe aludon per jeten e Sofia Coppola-s ne oborrin mbreteror hollywood-jan te babait te saj Francis Coppola, andej nga viteve ‘70-te ). Pra, regjizorja e re ka dashur ta transformojë filmin e saj ne nje film-udhëtim drejt psiqikës rinore te nje mbretereshe qe hyp ne fron kur ka vetem … 18 vjeç !

Te gjitha keto te bejne te kuptosh se krahasimi eshte bere edhe me “super star”-et aktualë te TV dhe te muzikes, vogelushet 18 vjeçare te emisioneve tv-reality shows : te çmendura pas rraqeve, xixave, shampanjës, luksit, por qe ju mungon dashuria e vertete. Ndaj dhe filmi shoqerohet gjithe kohes me muzike punk-rock apo pop qe nga “New Orders” e deri tek “The Cure” , edhe pse ngarjet zhvillohen te gjitha ne shek e XVIII-te.

Personalisht, pak më pelqeu filmi… Disa momente, sidoms nga mesi, ngjanin me se shumti me nje clip video te stergjatur… , nganjehere filmi duket nje argëtim kiç… nuk di, qofsha une i gabuar …
Gjithsesi, Kirsten Dunst eshte e mrekullueshme ne rolin e mbretereshes Marie-Antoinette.

web-site & TRAILER : www.marieantoinette-lefilm.com

Posted on 10th March 2009
Under: USA, S. Coppola | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)