“Ne touchez pas la hache” (Mos e prekni sopatën!) - film francez nga Jacques Rivette
Jacques Rivette ka bere filmin e tij te ri ! Regjizor tek te 70-tat, nga më te talentuarit e brezit te “Nouvelle vague” franceze, filmi i fundit i Rivette eshte adaptim i nje romani te Balzakut.
Historia me dy fjale: Armand de Montriveau, gjeneral francez ne shek XIX, shkon ne ishullin spanjoll te Majorkës ne kerkim te nje gruaje, pas te ciles kish rene ne dashuri 5 vjet me pare. Gruaja ne fjale, Antoinette de Navarreins, pasanike pariziane e martuar me Dukën e Langeais, eshte mbyllur ne nje manastir. Gjenerali e kerkon.
Filmi tregon historine e tyre te dashurise : Antoinette de Navarreins ja luan bishtin gjeneralit Armand de Montriveau, por asnjehere nuk pranon te behet e tija.
Drame sentimentale par excellence, pra melodramë, “Mos e prekni sopatën !” zgjat 2 ore e 20 minuta, por edhe pse filmi trajton nje temë qe nuk me prek drejtperdrejt, nuk e ndjeva kohen te kalojë dhe nuk u merzita per asnje minut. Magjia qendron tek loja e mrekullueshme e 2 aktoreve si dhe tek mizaskena e regjizorit, qe perdor shkelqyeshem atmosferen e fanastikës sociale (fantastikë sociale po quajme nje fenomen fantastik, pra nje femomen qe çuditerisht ndodh dhe qe mohon ligjet rracionale, dhe social, pra qe ndodh ne nje mjedis social).
Konkretisht: fotoja e meposhtme eshte nje foto nga filmi fantastik i Tod Browning “The Mark of the Vampire” (1935),
ndersa kjo e dyta eshte nga filmi qe pashe dje, pra “Mos e prekni sopatën !” (2007).

Ngjashmeria e dy imazheve eshte befasuese: i pari eshte film fantastik me vampirë; i dyti, eshte melodramë e shek XIX, por qe perdor atmosferë fantastiko-sociale.
Po te kisha kohe, do doja ta rishikoja kete film…! Un film très riche!
Posted on 12th March 2009
Under: France, Rivette | No Comments »