Archive for the 'R. de Niro' Category

“The good shepherd” (Bariu i mire) - film amerikan nga Robert DE NIRO

Robert DE NIRO ka bere film ! Eshte hera e dyte, pas 13 vitesh pauzë.

Filmi titullohet “Bariu i mire“, (ne frengjisht “raison d’etat”), ne anglisht “the good shepherd“. Filmi rrefen historine e krijimit te CIA, gjate luftes se dyte boterore e sidomos gjate luftes se ftohet USA-BRSS, e gjitha kjo e pare permes personazhit kryesor luajtur nga Matt Damon dhe ne formen e nje thriller-i.

OK,
De Niro ka bere film, dhe ka bere film te mire ! Ne fakt, filmi eshte i natyres se filmave “the Godfather” (”Kumbari”) te Coppola-s, ne vitet 80, apo siç ben sot Eastwood-i filmat e tij; Pra filma te qete ne aparence, me estetike interesante , larg thriller-ave histerike zhurmaxhinj te viteve 90 (”"Seven”…. etj etj).

Robert Bresson-i ka mbi 50 vjet qe thoshte se teatri e ka mare ne qafe kinemane, pra aktrimi teatral eshte e keqja kryesore e kinemase; Amerikaneve ju deshen gati 50 vjet qe “ta pranojne” nje gje te tille. E them kete, sepse filmi luhet po aq ne menyre delikate dhe te thjeshte sa dhe “Zodiac” (tjeter film i mrekullueshem amerikan i ketij viti) ose filmat e fundit te Eastwood-it. Por si duket, amerikanet jane komb konservator, dhe mezi e pranojne të renë…

Po ashtu, “The good shepherd” ka te perbashket me “Zodiac” apo filmat e fundit te Eastwood-it, menyren e qete e gati “dokumentare” te rrefimit, gjithe duke qene ne aparence nje thriller. Amerikanët po dokumentojne historine e tyre now: çdo gje ne kohe te vet.

Shkurt, film i mire, edhe pse De Niro, ne filmin e ardhshem, do ishte mire te guxonte diç me shume ne mizaskenë. Matt Damon eshte i persosur!

Posted on 12th March 2009
Under: USA, R. de Niro | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)