Archive for the 'Puiu' Category

“VDEKJA E ZOTIT LAZARESCU” - film rumun i Cristi Puiu

Titulli origjinal : “Moartea domnului Lazarescu”

Regjizori i ri rumun e prezantoi filmin e tij te dyte ne festivalin e Kanës 2005 prej nga u kthye me çmimin e filmit fitues ne kategorinë “Un certain regard” (Nje farë veshtrimi).

Filmi, te cilin e pashe dje, rrefen odisenë e nje 63 vjeçari rumun, zotit Dante Lazarescu, i sëmurë per vdekje, neper spitalet rumune.

Ngjarja zhvillohet ne ditet tona dhe eshte nje tabllo tragji-komike e gjendjes reale te sherbimit mjeksor ne Rumani dhe e realitetit social te ketij vendi qe aq shume vuajti nga diktatura komuniste. Pergjate dy oreve (ne 30 minutat e para, Lazarescu eshte ne apartamentin e tij duke pritur ndihmen e shpejte) trupi i tij “gjezdiset” nga nje spital ne tjetrin, sepse askush nuk desheron vertet te merret me 63 vjeçarin e semure: mjeku i pare nuk e pranon si pacient, sepse per të, Lazarescu(qe dikur kish qene inxhinjer i nderuar !) nuk eshte veçse nje alkolik i pandreqshem, i dyti, ben nje diagnostike te gabuar te semundjes, i treti eshte nje mjek i mirë, por qe nuk ka vende te lira ne spitalin ku punon, i katerti… , e keshtu me rradhë.

Agonia e 63 vjeçarit (qe fare mire mund te ishte nje shqiptar !) eshte alegori e agonisë sociale qe perjeton vendi i tij, Rumania aktuale, dhe trupi i tij pothuaj kadavër, nuk eshte gje tjeter veçse trupi i dekompozuar i ish Bllokut te vendeve te Lindjes (Bllokut Sovjetik). Por mund te shkohet edhe më larg: filmi evokon shoqerite ne te cilat jetojme aktualisht, te mbushura me egoizëm, indiferencë, vetmi dhe mos-komunikim.

E gjitha kjo e rrefyer me nota te holla humori sarkastike, tipike per vendet e Lindjes, filmi, nje veper filmike qe rrefen vdekjen por qe eshte paradoksalisht nje veper kinematografike TEJET vitale, eshte nje zbritje e ngadaltë ne ferr e zotit Lazaresku, qe jo rastesisht e ka emrin Dante, si per te na kujtuar ferrin e Dantes. Dante Lazarescu ben “xhiron” e spitaleve (4 spitale ne 4 orë !!) sikurse Dantja i madh kalon tek “Komedia hyjnore” nga nje rreth ferri ne nje tjeter!

Film Dantesk !

Posted on 9th March 2009
Under: Puiu, Rumani | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)