Archive for the 'P.T. Anderson' Category

“There Will Be Blood” - film amerikan nga Paul Thomas Anderson

Ne anglisht, i thokan wily, foxy; ne frengjisht, fjala ekzakt eshte roublard. Ne shqip, fjalori frengjisht-shqip propozon qerrata, finok, shejtan.

Por te treja keto fjale ne shqip, kane nje kuptim disi humoristik, pra paksa pozitiv, ndersa ne frengjisht (te pakten), fjala (roublard) ka puptimin finok, por dhe disi i pandershem, i pamoralshem, hilacak. besoj te jete i njejte kuptimi ne anglishten familjare: wily!

Keshtu kane qene gjithmone filmat e PTA-se, dmth te Paul Thomas Anderson-it (”Magnolia”, “Punch drunk Love”…). Keshtu eshte dhe ky i fundit, qe nuk po e pate mendjen, ta hedh me lezet; ose siç thuhet ne frengjisht : “faux chef d’oeuvre” (kryeveper-fallco).

Sinqerisht, duhet te jesh mazohist te pelqesh nje film te tille ! Shto ketu lojen super patetiko-histeriko-teatrale te Daniel Day-Lewis (tamam per çmim Osacar, sikurse dhe e fitoi, sikurse dhe Osacar-i i asaj debiles tjeter franceze, per “La vie en rose”), filmi ja rriti qellimit: ne fund te filmit, me filloi migrena!

Ja konkretisht si e perjetova kete seance kinemaje :

U ula ne kolltuk te kinemase. Filloi filmi. Ok, njezet minutat e para jane te mira (biles më te mirat e të gjithe filmit). Biles thashe me vehte : “ngjaka me fillimin e filmit te Coen’s borthers (”No country for Old Men”). S’ka fare dialogje. Fare, fare. Ne ekran, duken njerez qe bejne disa gjera, qe germojne token per te kerkuar ar, e qe gjejne nafte. Ok. Regjizori tregon vetem momentet “e forta”, e megjithate ok, s’ka problem. Muzika eshte nje çike e “forte” (e “rende”), por edhe kete ja fal, prap s’ka problem. Shkurt, vazhdoj ta pranoj filmin siç eshte, me se shumti nje si pune sprove kinematografike, nje si fare salce e perzier, nje fare “spektakli”, por s’ka gje. Ok deri ketu.

Pastaj filmi fillon te flasë. Personazhet shtohen. Temat qe trajtohen, shtohen : paraja, besimi fetar (religjioni), prindërllëku (te qenit baba), trashegimlleku i gjakut, i biri, i “vellai”, prifti, shoqerite e naftes…. dhe hop, filmi mbaron ! Shikoj oren. Kane kaluar plot dy ore e gjysem. Kur hyra ne kinema, hyra me nje fare energjie. Ne fund, s’kisha fuqi te ngrihesha nga kolltuku (pikerisht, kjo eshte ajo puna e migrenës…). Filmi mi vodhi krejt energjite. Si nje vampir. A thua se kisha kaluar 2 ore e gjysem nën morfinë. 2 ore e gjysem duke shikuar nje aktor qe thua se ka per objektiv te vetem te na provoje se po te luante “Richard III”, do ishte aktori me i madh ne bote (zaten, duket qe nga fotoja e mesiperme se si i sforcon turinjte: 2 ore e 30 minuta, me po keto turinj ! bejeni hesap vetë…)

Dola nga kinemaja, dhe pyeta veten : po ç’fare donte me na tregu ky PTA -ja (Paul Thomas Anderson-i ) me gjith’ ket’ hatà ?? Dhe i thashe vetes: hiç mër plak, asigjo ! nothing! rien! nada! Dhe jo se nuk ja ka arrit qellimit qe donte, po sepse nuk ka pas asnje qellim ! Thjesht ka renditur disa skena filmike njona pas tjetres, ka kriju disa pseudo-raporte force (keto “forcat” ne film a thua se bien nga qielli, se nuk ka asnje shpjegim… ), dhe kaq.
Shkurt, PTA i ka rà me dore (jerk off) dhe kaq.

Pse ?

Sepse PTA nuk e do kinematografine, filmin, movie-n. Sepse te berit kinematografi e merzit. Dhe ç’a ben ? Merr nje liber qe e kthen ne skenar, merr nje aktor, dhe ne qofte se nje “x” skene filmike me dhune duket e pa-besueshme, hop, i fut nje skene tjeter “y” (te themi) ku personazhi shpjegon se ka qjef te vrasi gjithe dynjanë. Po prit, se s’kemi mbaruar. Ky personazhi, jo vetem qe eshte super-kapitalist, interesanxhi, i babezitur pas parasë, por na eshte dhe mizantrop (me demek, qe urren qenien njerezore!). Dhe qe te justifikoje shpullat qe i fut me kile te tjereve, ky personazhi duhet edhe ta thote me zë ne film qe “une jam mizantrop” (dhe e thote !!).

Shkurt, shto uje, shto oriz, dhe behet pilafi. Ose, siç i bie shkurt me lart, kur e quaj film hilacak.

Por medalja ka edhe nje anë tjeter. PTA-ja e di shume mire se ç’ben. Por qe ben sikur nuk e di. Ose siç thote ajo batuta : “Partizani ishte veshur si ballist qe te dukej si partizan”

Dhe ç’a ben ? perpiqet te na beje te besojme tek ambiguiteti (ambigüity ). Na thote : ” Kapitalistët ?? kapitalistet jane njere te semure nga trutë ! Besimtarët e Zotit ? Po aq te semure !! Unë (PTA-ja dmth) ? Unë po, une jam i paster (healthy) !“.

Hehe, ne fakt eshte krejt e kunderta. PTA-ja i do dollarët $ po aq fort sa dhe “kapitalistët” e filmit te tij dhe i beson Zotit edhe më teper se personazhet e tij. Biles dollarët jane dora qe e ndihmon ti bjeri me dorë (to jerk off) dhe “Zoti” eshte sperma qe nxjerr. Po filmi ? Filmi eshte kleenex-i pra mo, me te cilin fshihet

Lind pyetja, po pse shkova ta shikoj, meqe nuk i dua filmat e PTA-së?
Pergjigja: per te kalitur vigjilencen ndaj filmave te tille! :) ))

Posted on 14th March 2009
Under: USA, P.T. Anderson | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)