Archive for the 'P. Jackson' Category

“KING KONG” - film amerikan nga Peter Jackson

Ky film, qe aktualisht shfaqet keto kohe ne kinema, eshte “King Kong“-u i trete qe realziohet. Me regji te Peter Jackson-it (regjizorit te famshem neozelandez te “The Lord of the rings“), versioni aktual i mbetet besnik versionit te pare te realizuar tashmë ne vitin 1933, pra gati 70 vjet më parë !

Ajo qe eshte intersante (une e kam pare “King Kong“-un e 1933-shit), eshte fakti qe ky i fundit eshte shume shumë here me pak erotik se sa i pari, per te mos thene fare !

Filmi eshte nje festival i vertete efektesh speciale : majmuni Kong eshte nje prodhim puro dixhital, por qe duket krejt natyral dhe ta mbush mendjen se behet fjale per nje majmun te vertete te STËRmadh !

Aventura ne ishull midis bukuroshes Naomi Wats dhe majmunit te saj me te cilin ajo bie ne dashuri (filmi, ashtu sikunder dhe origjinali i vitit 1933, frymezohet fuqishem nga perralla e famshme “E bukura dhe e shemtuara”), eshte dhe pjesa me interesante e filmit.I cili ne fakt… me pelqeu !

Posted on 9th March 2009
Under: USA, P. Jackson | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)