Mbreme pashe ne “avant-première” filmin e fundit te regjizorit francez Ozon (i kam qejf filmat e tij!)
“Angel” i merr ngjarjet ne Angline e vitit 1905 deri 1920. Ne qender eshte Angel Deverell shkrimtare e re e talentuar. Ne pak kohe ajo arrin shume: sukses, famë, glamour. Por a nuk eshte pak si shume per nje vajze te re? ….
Per nga forma, filmi te kujton melodramat hollywoodjane te viteve ‘50 por i rifreskuar e gjithe talent sepse regjizori zgjedh kitsch-in si forme te shprehuri me shume elegance. Më pëlqeu!
web-site: http://www.angel-lefilm.com/
Posted on 12th March 2009
Under: Angli, Ozon | No Comments »
François Ozon konsiderohet si nje nga regjizoret aktuale franceze me te talentuar. Filmin e tij te fundit ai e prezantoi ne kategorine “Un certain regard” ne Festivalin e fundit ne Kanë; filmi eshte qe prej dje ne kinemate e Frances.
“Le Temps qui reste” - “Koha qe ka ngelur” (ne aglisht, filmi mban titullin “Time To Leave“) rrefen historine e Romain, nje fotograf tridhjete vjeçar, te cilit mjeku i komunikon faktin qe ai eshte i semure me kancer dhe i kane mbetur veçse 2-3 muaj per te jetuar. Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar, pergjate 90 minutave rrefehn ditet e fundit te tij.
Larg klisheve, cinizmit dhe mizerabilitetit patetik, larg pseudo-psikologjizmave démodé, “Le temps qui reste” rrefen perballjen e me vdejken dhe natyren thellesisht te vetmuar te qenies njerezore (ne kuptimin metafizik te termit).
Nje film emancipues, kurajoz, gjate te cilit ne asnje moment nuk e ndjeva vehten nen kerceminin e “diktatures se lotëve“, edhe pse keto te fundit mund te rrjedhin natyrshem here pas here.
Francois Ozon eshte vertet regjizor i talentuar.
web site ne alglisht dhe frengjisht: http://www.francois-ozon.com/
Posted on 12th March 2009
Under: France, Ozon | No Comments »