Archive for the 'Oliveira' Category

“Veçantitë e nje bjondeje” - film portugez me regji te Manoel de Oliveira

Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! Keshtu qe, ai qe nuk beson ne mrekullitë e natyres, te reflekoje e te filloje te nderroje mendje !

Me ka ardhur keq qe ne fillim te 2009-es nuk arrita te shoh “Pasqyren magjike” (Espelho magico), filmin e tij dy oresh e qe thuhet se eshte i hatashem. “Singularidades De Uma Rapariga Loira” (”Veçantitë e nje bjondeje“) eshte filmi i dyte brenda vitit 2009 i Oliveirës dhe ne fakt eshte nje mrekulli, nje xhevahir kinematografik qe zgjat veçse 1 ore e 3 minuta, por qe te mbetet ne mendje per dite te tera. Perveçse respektit dhe mrekullimit perpara artit te Oliveires, nuk di me teper se ç’mund te them…

  

Posted on 29th September 2009
Under: Portugali, Oliveira | 1 Comment »

“Belle toujours” (”Perjetesisht e bukur”) - film francez nga Manoel de Oliveira

Regjizori portugez (Manoel de Oliveira) i filmit (francez) ne fjale, me 11 dhjetor te ketij viti mbush 99 vjeç, ndersa vitin tjeter… plot 100 !Une do ti uroja edhe nja 100 te tjera, se Oliveira bën filma sikur te kishte jo 99, por 29 vjeç, pra filma tejet rinorë, eksitues, magjike !

40 vite me pare, ne 1966-ën, i madhi Bunuel realizoi filmin e tij te mrekullueshem “Belle de jour” (Bukuroshja), ku Catherine Deneuve lunate rolin e gruas se nje mjeku, e qe ja dredh burrit te saj thjesht per kapriço, duke shkuar here pas here ne nje shtepi prostitutash (bordello) lluksi. Nje dite, ne atë bordello luksoze shkon… miku me i mire i burrit te saj (luajtur nga Michel Piccoli), i cili zbulon keshtu te fshehten e bukuroshes ! (Ne foto, bukuroshja Deneuve dhe burri i saj mjek).

40 vjet me vone (ne filmin e ri “Belle toujours” - pra “Perjetesishst e bukur” te regjizorit portugez de Oliveira), bukuroshes se dikurshme i ka vdekur burri, eshte e vé, dhe papritur, ne nje koncert simfonik, ish miku i burrit te saj, pra Michel Piccoli, e shikon parpritur ne sallen e koncertit, pas kaq e kaq vitesh ! Bukuroshen e dikurshme, tashmë ne moshe te thyer tek të 70-tat, nuk e luan më Catherine Deneuve, ndersa Michel Piccoli luan gjithmone te njejtin personazh.

'Belle de jour' i Bunuel
Perjetesisht e bukur” eshte nje nga filmat më te shpejte qe kam pare keto vitet e fundit: nje mizaskenë pasionuese, gjithmone e shoqeruar nga nje “teatralizëm” kinse i ekzagjeruar dhe mashtrues, karakteristikë kryesore e filmave te Oliveirës.

Film argëtues ne kuptimin më nobël por dhe më argetues te fjalës ! Sekretin e ka 99 vjeçari Oliveira (sikurse ka dhe sekretin se si nje 99 vjeçar mund te xhiroje akoma filma !!), e qe perpara nje muaji eshte nisur per ne USA per te xiruar filmin e tij te ri !!! hehe !!

Posted on 12th March 2009
Under: France, Oliveira | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)