“Habemus Papam” - film italian me regji te Nanni Moretti-t
Si t’ja filloj e te shpjegoj qe filmi i fundit i Nanni Moretti-t nuk me pelqeu fare fare ?? Dhe qe, fjala e vetme qe me erdhi ne mendje ne fund te filmit, ishte : FAKE ! (fallco)
Edhe pse i kam parë shume më vonë sesa ne kohen kur jane realizuar, filmat e dikurshem te ketij regjizori (ato te viteve ‘70, ‘80, ‘90) gjithmone i kam adhuruar. Por më duket se vitit 2001 dhe filmi i tij i asokohe ‘La stanza del figlio’ eshte, ne fakt, nje si far’ vije ndarese midis filmave te tij te meparshem (1970-2000) nga ata te ketij dhjetevjeçari te fundit. “Il Caimano” (2007), filmi i tij i parafundit, linte tashme per te deshiruar : skena mbyllese vertet ishte hatashmërisht e fuqishme dhe më shume se mbresëlënese, por gjithe pjesa tjeter e filmit… çalonte keq fare. Cuditerisht, nga e njejta simptomë me duket se vuan edhe “Habemus Papam” : skena mbyllese eshte nje kryeveper e vertete, nderkohe qe gjithe filmi… më duket komplet i çuar dëm.
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Ne leter, “Habemus Papam” te merr ne qafë, pra s’ka ku te shkoje më interesant : diten qe Konklava e kardinaleve do te zgjedhe Papën e ri, kete te fundit, pas perzgjedhjes nga koleget e tij, e kap nje krize depresioni apo migrene dhe duket se nuk eshte gati per te marre detyren e re. Ai refuzon te behet papë. Nje psikanalist therritet ne Vatikan, per te ndihmuar Papën e ri ne krizen e tij mendore. Por ne mbremje, Papa i ri zhduket nga Vatikani…
Pershtypja ime eshte e meposhtmja : Nanni Moretti tradicionalisht ka qene kineast i intimes, i te ‘fshehtes’ njerezore, interiores. Ndersa ky film, te jep pershtypjen e diçkaje eksterne, eksterioreje : “Habemus Papam” duket si i shtypur nen peshen e produksionit : levizje te panevojshme te kamerës, muzikë ilustruese (qe me bente tmerresisht nevrik !), grimasa pseudo-humoristike te aktoreve, imazhe te ngadalesuara (skena e volejbollit e kardinaleve) patetike… etj etj. Skena te tilla tip-skeçi (si puna e levizjes së perdes nga maxhordomi i Papës se ri, per te njeqindtëtën herë rradhazi !!!) jane te denja per ‘Portokallinë’ e Top-Channel ! Por jo per nje film te Nanni Moretti-t !
Michel Piccoli (aktori im i preferuar i te gjitha kohrave), nuk me duket fort komod ne rolin e tij. Supozohet (ne film) se ai eshte francez dhe, si gjithe kardinalët, sigurisht qe di dhe italisht. Dakort deri ketu. Por (per ata qe e kane pare filmin) : si shpjegohet qe ai ditka permendesh, ne italisht, fragmente te tera te “Pulebardhes”, pjeses teatrale te Çekovit ?? Ne italisht ??? Te gjitha keto inkoherenca, skeçlliqe, grimasllëqe… me duken te papranueshme per nje film te Morettit (që me ç’mesoj, e ka financuar filmin e tij nepermjet njeres prej kompanive producente me te medha italiane). Jo se ka ndonje gje te keqe : qe Nanni Moretti ka dashur te preke nje numer sa me te madh spektatoresh permes filmit te tij, kjo eshte pune e tij (me “Il Caemano”, regjizori lante hesapet me Politiken Italiane; kesaj rradhe, duket se “lan hesapet” me Kishën). Por kjo nuk do te thote, detyrimisht, pranimin e kaq shume konçesioneve artistike nga ana e regjizorit, gjera te cilat, personalisht, mi kepusin krahet si dhe deshiren per te pelqyer nje film te tille. Me gjithe skenen fantastike ne mbyllje ! (a thua se Moretti beson tek fuqia e nje skene te vetme filmike, qe do na shpetoka nje film te tere …! çudi… ).
4.0
Posted on 20th September 2011
Under: Cannes, Itali, Moretti | 2 Comments »