“THE SADDEST MUSIC IN THE WORLD” - film kanadez nga Guy MADDIN
Regjizori kanadez Guy Maddin shquhet per filmat e tij te natyres eksperimentale, skenarët mistikë dhe nje fare surrealizmi gotik (psh, filmat “Dracula: pages from a virgin’s diary“, “Careful” etj.
I tille eshte dhe filmi i tij i fundit : “Kenga më e trishtuar ne bote” (”The saddest music in the World” qe i vendos ngjarjet ne vitin 1933, ne Winnipeg te Kanadasë, gjate periudhes se Depresionit te Madh amerikan. Kontesha e birrës Lady Port-Huntly (luajtur nga e famshmja Isabella Rossellini !), duke perfituar nga fakti qe periudhës se Prohibition-it (ndalimit te pijeve alkolie ne USA, gjate viteve ‘30) po i vinte fundi, lançon Konkursin e Kënges me te trishtueshme ne Botë, ku marrin pjese shume vende (ne nje moment, i vjen rradha per konkurim edhe Shqiperise !). Të gjithe kandidatët rreken te prezantojne nje këngë sa më te trishtueshme dhe pastaj pijnë birrën e Konteshës qe rrjedh si lumë gjate diteve te konkurimit.
Filmi eshte kinse i gjithi në nje bardhe e zi te stilit te filmave te viteve ‘20-30, totalisht surrealist, absurd, tragjik, komik, ironik, halluçinant dhe here here edhe cinik, satirë e ëndrrës amerikane (american dream), plot me referenca filmike nga filmat e vjetër pa zë të atyre viteve.
Nje kuriozitet kinematografik qe personalisht nuk më ngjiti…
trailer: http://www.ifcfilms.com/ifcfilms?CAT…&CLR=red&BCLR=
Posted on 10th March 2009
Under: Kanada, Maddin | No Comments »