Archive for the 'Lynch' Category

“SURVEILLANCE” (Survejim)- film amerikan nga Jennifer Lynch

Kur je goca e David Lynch-it, më mire te besh triko sesa te besh filma, aq i madh eshte arti i tij. E megjithate, Jennifer Lynch, e bija, ka bere film te sajin, qe ben muuuu qe eshte kryekeput i influencuar nga ato te te jatit. Por çuditerisht nuk eshte fort i keq. A thua se i jati ka survejuar (sikunder dhe titulli i filmit) punen e se bijes (eshte dhe producent i filmit ne fjale), dhe rezultati eshte deri diku i kaperdishëm.

Filmi fillon identikisht si “Twin Pinks”. Por me tutje vazhdon si nje film “humor i zi” i vellezerve Coen. Nganjehere, duket edhe si karikature (ose si parodi) e filmave te David Lynchit, nganjehere merr forma më autentike. E megjithate, filmi harrohet shpejt…

Historia: dy agjente te FBI mberrijne ne nje qyteze te vogel amerikane per te anketuar per nje vrasje ne seri.

web-site i filmit: http://www.surveillance-lefilm.com/

Posted on 16th March 2009
Under: USA, Lynch | No Comments »

“INLAND EMPIRE” - film amerikan nga David Lynch

Filmat e David Lynch-it jane nga ata filma qe ose shikohen te pakten dy here, ose nuk shikohen fare !

Pas shikimit te pare nga ana ime ju riktheva INLAND EMPIRE (”Perandoria e brendshme”) me shume interes. Gjat shikimit per here te dyte, menyra e pertypjes se filmit eshte e ndryshme nga e para, eshte më analitike, edhe pse per nje film te tille, rishikimi i filmit nuk humbi asgje nga intensiteti dhe forca e heres se pare.

INLAND EMPIRE eshte nje film tejet i pasur vizualisht, dhe i guximshem artistikisht. Mungesa totale e narracionit (rrefimit linear) eshte gati-gati revolucionarizues, po aq sa eshte menyra e xhirimit te tij (i gjithi ne kamera video). Por edhe pas shikimit te dyte, perseri mbetet te shihet jetegjatesia e filmit, si forme e re modernizuese kinematografike. Nje gje eshte e sigurt: David Lynch guxon si pak kush ne kete art dhe ky eshte filmi më i lirë dhe më guximtar qe ai ka bere ne gjithe karrieren e tij. Dhe ndofta kjo eshte nje rilindje e re e tij. Koha do ta tregoje.

Dua ta rishikoj prap e prap ! :)

Posted on 12th March 2009
Under: USA, Lynch | No Comments »

“INLAND EMPIRE” - film amerikan nga David Lynch

Me ne fund filmi i shumepritur i te madhit David Lynch.

Filmi shfaqet aktualisht ne USA dhe ne France arrin më 7 shkurt; personalsiht e pashe ne “avant-première” (preview).

INLAND EMPIRE“, i filmuar i gjithi ne HD (camera Video) eshte i nderuar ne formen e nje historie dashurie misterioze dhe tejet enigmatike te nje gruaje.

Ne nje fare menyre, filmi te kujton sa “Mulholland drive” aq dhe “Lost Hightway” apo “Eraserhead”, pra eshte i të njejtit damar artisik te filmave te meparshem te Lynch-it.

Personalisht, kesaj rradhe magjia Lynch-iane nuk beri te njejtin efekt qe më ka bere me filmat e tij te meparshem… Ndofta niveli tejet i larte i filmit te tij te fundit “Mulholland Drive” më pengon, si te thuash. Ndofta u ka dashur qe regjizori te beje kesaj rradhe nje film jo-Lynch-ian, sikunder beri perpara disa vitesh me “The Straight Story“…

filmin dua ta shoh prap, gjithsesi…

dhe do ta rishoh !

Posted on 12th March 2009
Under: USA, Lynch | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)