Archive for the 'Lumet' Category

“Before the Devil Knows You’re Dead” - film amerikan nga Sidney Lumet

Plakushi 83 vjeçar Sidney Lumet (nje nga regjizorët më në zë Hollywood-iane te viteve ‘70-80) na ka bere filmin e tij te fundit “Before the Devil Knows You’re Dead”.

Sa per filmin, ne sensin e realizimit artistik, asgje e jashtezakonshme. Sidney Lumet vazhdon te insistoje, sikurse nje pjese e mire e regjizoreve cilesore te hollywood-it dhe qe e mbajne veten per inteligjente, se mund te bejne filma te cilet jane edhe cilesore, por edhe qe prekin publikun e gjere. Kot e kane, se kinematografia e sotme nuk eshte ajo e viteve 50-60, pra dua te them qe sot, nje film ose eshte komercial, ose eshte film artistik (se sa ja del mbanë, eshte pune tjeter ë ??). “Before the Devil Knows You’re Dead” eshte para se gjithash film komercial, edhe pse i realizuar nga nje regjizor qe perpiqet, qofte dhe ne 83 pranverat e tij, te beje diçka origjinale. Por “origjinaliteti” i ka shkuar kot, se per nga forma, filmi eshte kopje e “Rashomoon“, kryevepres se Kurosawa-s, realizuar ne vitet ‘50. Pra, asgje e re… Nejse…

Mbetet permbajtja e filmit. Per kete, kesaj rradhe ja vlen me fol.

Filmi shfaq perpara syve te spektatorit nje Amerike te lodhur, ku njeriu, siç thote shprehja popullore shqiptare, “per parà, vret edhe babën e vet“.
Pra, ne kete pike kane mberritur amerikanët, ose te pakten kete na shfaq perpara syve, keto vitet e fundit, Hollywod-i, ne filmat e tij. E them kete, sepse edhe Scosese, ne filmin e tij te fundit “The departed” (fitues i OSCAR 2007), na rrefente nje Amerike te gangsterizuar, mafioze, te lodhur, ku gati-gati nuk merret vesh kush eshte hajduti e kush eshte polici.

Edhe pse “Before the Devil Knows You’re Dead” nuk trajton temen e mafias, prap nuk eshte larg nga ajo. Problem parash eshte prap se prap muhabeti.
Ne qender te filmit jane personazhe te futur deri ne gryke ne borxhe, dhe te gatshem “te vrasin edhe baben e vet per parà”. Kjo thohet shpesh tani ne Shqiperi, por une them se, duke pare kete film, ne Shqiperi i kane punet nje çike me mire se ne USA, ku me sa duket, vendin e ka marre lumi, po nuk po del njeri per te nxjerre kadavren e te mbyturit. Dhe po ta nxirrte, do qelbte dynjane…!

Te pakten keto po na rrefen keto kohet e fundit Hollywood-i, permes filmave te tij (ata qe e konsiderojne veten deri diku cilesorë). Ky film qe pashe vertet qe tregon njerez te mbytur ne borxhe (sikunder ekonomia amerikane, me borxhlija e planetit), dhe qe jane PA ASNJE RRUGEDALJE (ose, kane si rrugedalje ate te krimit!)

Lind pyetja, se per kë punon Hollywood-i. Dhe une mendoj se nuk eshte vetem pune parash, pune lekësh, sepse edhe pas atyre parash, fshihet nje idelologji. Keshtu qe, me mendjen time them se Hollywood-i (qe njihet si keshtjelle e majte, pra demokrate, dhe shume anti-republikane, dmth anti-Bush !), pra them se Hollywood-i punon per … Amerikën, por per nje Amerike demokrate, me se shumti te moderuar, dhe jo histerike, ultra-liberale, arrogante (siç eshte ajo e ketyre 8 viteve te fundit, drejtuar nga nje **** kandari si gomari Georges Bush).

 

Posted on 13th March 2009
Under: USA, Lumet | 2 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)