ANTI CHRIST - film danez me regji te Lars Von Trier
Filmat kontraversë nuk kane ndonje gje te keqe, por pikerisht jane te keqinj duke filluar nga momenti kur ata fabrikohen si te tille, pra si kontraversë. Me demek, i tille eshte dhe ky i fundit i Lars Von Trier-it (qe shtypi e konsideron me te madhe si subversiv). Edhe pse nuk eshte tamam ashtu…
Po shpjegohem : Lene mënjane disa vetetima estetike, problemi i ANTICHRIST-it me duket se eshte fakti qe Lars Von Trier deshton ne figurizimin (filmizimin) e betejes midis dy heronjve te vetem te filmit (nje çift, nje grua dhe nje burre, vetem keto dy personazhe ka gjithe filmi). Deri dhe dialogjet duket se jane te privuara nga dialektika. Problemi eshte tek tentativa per te realizuar diçka si poemë, por si poeme hieratike, te ngurte, solemne. Gjithshka eshte pa relief, e sheshte : edhe ç’mund te shfaqej si guximtare, kafshuese, perfundimisht kthehet ne patetike. Qesëndia kthehet ne qesharake…
Megjithate, dy-tre gjera :
Se pari, filmi rikonfirmon limitet e kinematografise se danezit Von Trier qe ne fakt, permblidhen me nje fjale te vetme : uni (une, une une!) prej nga rrjedh dhe nje banalitet relativ intelektual : per shembull “Breaking the waves” ka qene film i realizuar mire, por jo pak monolitik; ” Dancer in the dark” ishte film polic; “Dogville” - formalisht impresionant, por i kufizuar ne ate ç’ka rrefen. Nderkohe qe “Idioterne” ose “Manderlay“, kane qene filma te mire sepse gjenin nje pike perthyerje qe lejon lindjen e dyshimit, dyzimit : i pari permes nje perzierje interesante te performaces dhe sentimentales, ndersa i dyti, permes perzierjes se formalizmit dhe sensualitetit.
Se dyti, persa i perket kritikes ne raport me filmat e Lars von Trier-it : eshte bere e modes te etiketohet menjehere regjizor-mizogjin (qe urren grate). Keshtu qe kritika ben po te njejten loje qe ben dhe regjizori : ajo zgjedh nje pike shikimi unist, te tipit : “ja rregullojme ne qejfin ketij“, identikisht sikunder “ja rregullon qejfin” heroinave te tij regjizori, ne filmat e tij. Degjova qe ne konferencen per shtyp te regjizorit ne fjale, pas prezantimit te “Antichrist” ne Festivalin e fundit ne Kanë, nje kritike kinemaje i kerkoi shprehimisht atij t’u kerkoje falje publike (!!) grave, per mizogjinine e tij ! Nuk i thuhet nje gje e tille nje njeriu (Lars von Trier-it) qe sapo ka dale nga spitali psiqiatrik ku ka ndenjur plot nje vit !… Po me kujtohet rasti i dramaturgut Antonin Artaud (nuk po i krahasoj), i kataloguar (ne vitet ‘40) si skizofren ! A thua se kritika ka per mision te sheroje artistet ?!!
Se treti: dedikimi i ANTICHRIST-it (lexohet ne titrat, ne fund te filmit) regjizorit rus Andrei Tarkovsky nuk me duket pretencioz. Perkundrazi, nga kjo ane, pashe nje film goxha kryeulët, dmth nje film qe thjesht kerkon zgjidhje te reja kinematografike, por qe per fat te keq nuk i gjen. Beja habi qe njerezit iknin nga salla (me demek, te revoltuar) gjate filmit, sepse ANTICHRIST eshte vertet i pademshem, i parrezikshem (inoffensif).
Posted on 7th June 2009
Under: Danimarke, Cannes, L. von Trier | No Comments »