Archive for the 'Kitano' Category

“Glory to the film-maker” (”Rrofte regjizori!”) - film japonez nga Takeshi Kitano

Ky eshte kapitulli i dyte i nje trilogjie kinematografike qe Takeshi Kitano e filloi me “Takeshi’s” ne 2006-en. Filmi vazhdon te kete ne qender, sikurse dhe filmi para-rendës, refleksionin e Kitano-s mbi krijimin artistik.

Kesaj rradhe, Takeshi Kitano, qe luan vete ne film rolin kryesor, eshte i shoqeruar nga nje kukull qe eshte sozi e vetë regjizor/aktorit Kitano, qe kesaj rradhe merr persiper te realizoje filmin e fundit. Te fundit fare fare! Dhe i vijne ne mendje gjithe ç’ka realizuar deri tani. Dhe vendos te shpetoje njerezimin, permes filmit te tij!

Glory to the film-maker” eshte nje komedi burleske, ku shfaqet nje Kitano “gallataxhi” i hidhur, nje fare Monty Python-i japonez no-sens & no-future. Vazhdon kriza e krijimtarise se regjizorit, i betuar qe nuk do beje më filma me yakuzas, por qe me sa duket, do te mbyllet me “kapitullin” e trete te trilogjise, qe eshte prezantuar dje ne Festivalin e filmit ne Venezia.

Kitano “tallet” me veten, “tallet” me ne. Autoderizion (self-derision) qe te kujton melankoline e filmave te fundit te Godar-it.

Bukur!

Posted on 16th March 2009
Under: Japoni, Kitano | No Comments »

“TAKESHIS’ ” - film japonez nga Takeshi Kitano

Takeshi Kitano eshte i madh!

Filmi i tij me i fundit, “Takeshis’“, eshte nje film krejt destruktiv por gjithe pasion ! Me nje strukture jo-lineare, nje spektatori qe nuk eshte i paralajmeruar per nje film te tillë, mund ti duket nje film pa kuptim dhe krejt i çmendur.

Ne qender jane dy personazhe: njeri eshte Beat Takeshi, aktor i famshem ne Japoni (dhe qe nuk eshte gje tjeter veçse Takeshi Kitano, i cili me pare se te jete regjizor, ka qene aktor nen emrin “Beat Takeshi”), dhe tjeteri eshte Kitano, nje shites i mjeruar i nje dyqani te vogel, qe enderron te behet aktor i madh.

Te dy rolet luhen nga vete aktori-regjizor Takeshi Kitano.

Me i madhi nder regjizorët aktuale japoneze ritrajton, kondenson por dhe i shperthen temat e perdorura ne filmat e tij te meparshem dhe filmi i tij, ne thelb, eshte nje pyetje vetvehtes se ç’eshte kinematografia, ç’eshte imazhi, ç’eshte krijimi artistik. Pra filmi “lan” hesapet me imazhin viziv. Regjizori rrefen se deri ne ç’pike magjia e kinematografisë eshte manipuluar vit pas viti gjithe e me shume, deri ne ditet tona ku nuk i ka ka mbetur pothuaj hiç gje fare…

Narcizik ne kuptimin më nobël te fjalës, filmi, ne formen e nje puzzle-i, vë ne loje personalitetet e shumëfishta qe fshihen brenda te njejtin personazh: brenda Takeshi Kitanos dora vete ! Si rrale ne ndonje film, aktori-regjizor tall by… me vehten !!

Per nga forma i ngajshem me “Mulholland Drive” te David Lynch-it, por edhe i frymezuar nga dekonstruktivizmi i Jean-Luc Godard-it, “Takeshis’” eshte gjithsesi, nje film puro Kitano, dmth eshte … nje perlë rrallë !!

web-site i filmit : www.office-kitano.co.jp/takeshis/

Posted on 11th March 2009
Under: Japoni, Kitano | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)