Archive for the 'Kaurismaki' Category

“LE HAVRE” - film franco-finlandez nga Aki Kaurismaki

Ah ok , u beka fjale per nje epidemi pleqsh : filmat e fundit te Bela Tarr, Alain Cavalier dhe tani ky i finlandezit Aki Kaurismaki (ne foto, para posterit te filmit te tij), i paska zene simptoma e facebook-ut : spektatori eshte i ftuar te clic-ojë tek “I like” dhe… kaq !

Nese tek “Kali Torinez” ishim te ftuar te admironim mizerjen e botes permes nje filmi te bere jo vetem pa piken e modestise, por edhe gati-gati me neveri per kinematografine, kesaj rradhe, tek “Le Havre” (film i finlandezit Kaurismaki, eshte i xhiruar i gjithi ne qytetin francez Le Havre), spektatori eshte i ftuar te admiroje gadget-et e viteve ‘30 (ose te viteve ‘60 : mund te zgjedhim !! lol), edhe pse filmi i zhvillon ngjarjet në… 2010 ! Ose, per shembull, duhet te adhurojme varfanjakët e tipit “Les Deschiens” (komikë franceze te tipit ‘portokallia’ - ne foton e meposhtme), dhe me kete rast, duhet te urrejme modernitetin (se ngjarjet gjithsesi zhvillohen ne 2010-en !)

Click “I LIKE”

Thank You !

nota ime : 2.0

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
trailer i filmit :

Posted on 1st February 2012
Under: France, Kaurismaki, Finlande | 2 Comments »

“DRITAT E PERIFERISË” (”Laitakaupungin valot”) film finlandez nga Aki Kaurismäki.

Më i madhi nder kineastët finlandeze prezantoi ne Festivalin e fundit te Kanës filmin e tij te rradhes “Dritat e periferisë” (”Les lumière du faubourg“, aka “Lights in the Dusk” ) qe sapo e pashë.

Filmi ka ne qender Koistinen-in, nje roje nate ne nje supermarket lluksoz ne Helsinki, kryeqyteti i Finlandës.
Nje grup mafiozësh arrijne t’a shfrytezojne si roje nate, per te vjedhur nje bizhuteri super te shtrenjte, permes nje gruaje te re bjonde e cila e arrin ta manipuloje atë, duke shfrytezuar etjen e tij per dashuri.
Koistinen-i perfundon ne burg, pa punë, pa liri, pa ëndrra. Por pikerisht ketu fillon dhe filmi, edhe pse jemi gati-gati ne fund te tij.

Aki Kaurismäki eshte nje gjeni, kete e dija, por nuk mendoja se permes filmit te fundit do arrite nje persosmêri kaq te larte ne kinematografine e tij. “Dritat e periferise” ne dukje eshte nje film “i vogël”, por ne thelb, i madh sa dhe talenti i regjizorit : në asnje moment, filmi nuk shet “spektakël”.

Gjithshka eshte e thjeshte, elegante dhe e kursyer ne fjalë dhe imazh: rrallehere kam pare nje film ku aktorët flasin aq pak, por shprehin aq shume. Kulmi i humanizmit në kinema !

Kuptohet, filmi ka per babà artin kinematografik te Robert Bresson-it, por Kaurismaki e çon edhe më tej artin e tij.

Nje film fjalëpak por talent-shumë !

KRYEVEPËR!!!

Posted on 11th March 2009
Under: Kaurismaki, Finlande | 2 Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)