Archive for the 'Jarmusch' Category

“The Limits of Control” - film amerikan me regji te Jim Jarmusch

Nese eshte e vertete se babai i Kinematografise Indipendente Amerikane ka qene John Cassavetes (vitet ‘70), po aq i vertete eshte fakti se biri i tij shpirteror eshte Jim Jarmusch(vitet ‘80-’90). Frymezimi i te cilit kish rene dukshem keto vitet e fundit ( Coffee and Cigarettes dhe Broken Flowers linin fort per te desheruar…).

Per filmin e tij te ri “The Limits of Control“, nuk eshte lene fjale e keqe pa u shkruar, te pakten nga kritika franceze. Filmi eshte pritur tmerresisht ftohte, duke vene gishtin kryesisht tek boshesia e prezumuar e asaj qe filmi kumton (le propos du film).

Mendimi im eshte se, nese ajo qe filmi kumton ne shikim te pare eshte i nivelit zero (aksioni eshte zero = nuk “ndodh” asgje ne film), se pari, kjo nuk eshte ndonje gje e re: ne pothuaj gjithe filmat e tij, Jim Jarmusch ka kerkuar te shprehe dhe te ktheje ne te shikueshme kotesine, asgjenë, wandering(ang.), errance (fr) (kujtoj “Permanent vacation“, “Stranger than paradise“, “Down by low“, “Dead man“…).
Dhe se dyti, kesaj rradhe, ne ndryshim nga filmat e viteve te fundit, ne kete kerkim metafizik te asgjesë, kineasti ka arritur te na jape kuintesencen e artit kinematografik. Keshtu qe nuk eshte fort e vertete se tek “The limits of Control“, Jarmusch nuk na thote asgje ! Biles asfare e vertete !

Po shpjegohem.

Disa njerez kembejne kuti shkrepseje : kjo eshte ideja sa metaforike, aq dhe plastike dhe skenaristike e “The Limits of Control“, film qe syu im e pershkoi si nje enderr, por si nje enderr te lexueshme, te ndertuar me “kapituj”, me “perseritje”, me harmoni shenjash. Enderr ose Lojë (jeux de piste).

Kutite e shprepseve jane motivi dhe motorri i filmit : seciles i “korrespondon” nje fytyre, ajo e personit qe takon heroin kryesor te filmit, me te cilin pikerisht kemben kuti shkrepseje. Nese Broken Flowers ishte si nje varëse qafe, e perbere nga “gurë” (portrete njerezish) depresivë, tek “The Limits of Control” nuk kemi akumulim portretesh njerezorë por nje shumatore pasazhesh, nje tranzicion.
Ose matematikisht : pasazh + pasazh + pasazh +…… = Kohë ! Dhe koha eshte gjeja më e shtrenjte ne kinematografi. Koha eshte morali i nje filmi. Kush arrin ta filmoje ate, ka arritur te preke te verteten (ose më shkoqur : ndersheria absolute e nje kineasti me spektatorin dhe me veten).

Kalojme keshtu nga nje takim ne nje tjeter, ritmuar nga lejtmotivet e heroit kryesor, luajtur nga Isaach de Bankolé, i mrekullueshem. Qe duket se ka nje qellim te vetem: te mbetet i gjalle mes te gjallesh.

E gjitha kjo mund te ishte rrenë, diçka qe “s’ta mbush syrin”, qe mbetet e siperfaqshme, nese kjo ënderr nuk hapet drejt diçkaje. Dhe ne fakt ajo hapet drejt diçkaje : hapet drejt revoltes. Tek ky “komunitet” qeniesh njerezore qe kembejne kuti shkrepseje, e tek te cilët dallohen pasione te ndryshme (njeri per muziken, tjetri per molekulat…., e keshtu me rradhe), shperndahet krejt papritmas nje parfum revolte, degjohen dritherimat e para te nje bote te “padukshme”, te nendheshme, te nje komuniteti te “padukshem”, te pa-identifikueshem. Heroi kryesor, Isaach de Bankolé, ka diçka prej Maratonomaku, prej Mbajtesi te Zjarrit. Pikerisht, pasi takon personazhet e tjere te filmit, pas takimit me të, ata fillojne te ndihen gjalle, te ekzistojne !

Pa dyshim, Jim Jarmusch deshiron te na flase per artistin. Ose te pakten, per artin. Sepse e shfaq artin permes imazheve : tabllo pikture, muzikë, instrumenta muzikore… etj etj. Kur heroi kryesor merr si kod (sinjal) fjalen “violinë“, se pari shkon ta shikoje atë ne muze, te pershfaqur (representuar), para se ta zbuloje (volinen) ne qytet, si objekt te gjalle, te luajtur nga dikush. A thua se violina doli nga tablloja dhe mori jete ! Ne kete sens, “The limits of control” eshte gati-gati film ‘68-ç (viti 1968 ne Europen perendimore), vit ku imagjinata ka pushtetin, vit ku Njeriu u orvat te rrezonte Instancat Hyjnore. Ne kete sens, “The Limit of Control” i iken llogjikes se kohes reale, i iken reales. Jarmusch do te na thote : “ajo qe ju duket reale, nuk eshte realja, ajo eshte nje diktature kunder te ciles lufton heroi im“.

Ka nje imazh ne film qe do me kujtohet gjithe jeten : nje topth i vogel letre, i mbajtur ne pellemben e dores se heroit te filmit, perpara dritares se nje treni. Pertej dritares, levizin peizazhe malesh. Ne fakt, topthi i letres nuk eshte veçse nje tjeter mal, nje mal më shumë, eshte fiksiteti kunder shpejtesise : nje menyre tjeter per te skicuar universin. Ai topth letre eshte gjesti, akti i pare i artit, tamam si nje pikture naive prehistorike. Jim Jarmusch filmon Njeriun qe i pergjigjet artistikisht botes, dhe Boten te tronditur perpara nje Bukurie te tille !

9.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=7AUFMGAck6A

 

Posted on 2nd January 2010
Under: USA, Jarmusch, Indipendent | 3 Comments »

“Broken flowers” - film amerikan nga Jim Jarmusch

Broken flowers (nga Jim Jarmusch) - Grand prix du Jury (çmimi i Madh i Jurise ).

Duhet me e thënë qe ne fillim qe filmi i fundit i Jarmusch-it nuk paskërka qene nje “Palme e arte”…. Dhe ka fort mundesi, te mos jete filmi më i mire qe regjizori te kete bere deri me sot [”Dead man” (1995) mbetet, sipas te gjitha gjasave, filmi me i arrirë i tij, e ndofta nga me te miret e viteve ‘90].

Jim Jarmusch eshte konsideruar per vite me rradhe si shpresa numer 1 e kinematografise indipendente amerikane e viteve ‘80-’90. Por qe prej filmit te fundit te tij “Ghost dog” (1999), po kalonin 5 vjet e nuk po dukej nje tjeter film i tij. Kjo shpjegon dhe padurimin e daljes se “Broken flowers” te cilin regjizori e ka realizuar krejtesisht ne funksion te aktorit te tij kryesor Bill Murray.

Duke u perpjek per te mos zbuluar intrigën e filmit (a ka nje te tille ??), duhet thene qe Jarmusch ja ka arritur qellimit qe filmi te mos kuptohet si nje komedi e lehtë (edhe pse humori eshte prezent gjate gjithe filmit), por pa kaluar as ne tragjedi. Nje film as i trishtueshem, as i gezueshem, por edhe njera, dhe tjetra. Autori filmon nje Amerike te mbyllur secili ne guacken e tij dhe ne injorance totale per sa ngjet perreth dhe zbulon perpara shikuesit nje faqe disi te panjohur te saj: historine e nje beqari te “vjeter” e pa femije, por te pasur ne histori te shkuara dashurie.

Filmin e tij Jarmusch ja dedikon Jean Eustache-it, nje regjizor i mrekullueshem francez i viteve ‘70, i vetevrare tragjikisht ne moshen 40 vjeçare dhe autor i nje nga filmave me te bukur te historise se kinemase franceze: “La maman et la putain” (”Mamaja dhe putania”).

Posted on 11th March 2009
Under: USA, Jarmusch | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)