Archive for the 'Inárritu' Category

“BABEL” - film amerikan nga Alejandro González Inárritu

Filmi i fundit i Inarritu (regjizor i “21 grams“, “Amores perros“) u prezantua kete vit ne Kanë dhe regjizori u kthye lme Cmimin e Mizaskenes (regjia me e mire)

“BABEL” vendos ne qender nje çift turistesh amerikane qe vizitojne shkretetiren sahariane ne Marok. Gruaja plagoset nga nje plumb dhe historia e tyre lidhet me historine e dados se femijeve te tyre, nje grua meksikane qe jeton ilegalisht ne USA. Po ashtu historia lidhet me dy femije marokenë dhe me nje vajze japoneze, i jati i te ciles kerkohet nga policia.

Film koral (me shume personazhe kryesore), “BABEL” do te rrefeje boten e sotme aktuale dhe mundesine e mos komunikimit midis komuniteteve, sikunder kulla e Babelit ku fliten gjithe gjuhet e botes.

Per mendimin tim, Inarritu me mire ta kish titulluar filmin e tij “Shume zhurme per asgje”. Film irritues, pretencioz (tangërlliks) me nje regjizure totalisht megallomane (gjoja simbolike), “BABEL” më bëri me dhimbje koke dhe më beri te humb durimin, edhe pse rezistova plot… 2 ore e gjysem (kaq zgjat filmi…).

Posted on 11th March 2009
Under: USA, Inárritu | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)