“GRIZZLY MAN” - film i Werner HERZOG
Shkova pashê filmin e fundit te nje prej regjizoreve aktualë me te medhenj, gjermanit te famshëm HERZOG, autor i “Fitzcarraldo” apo “Aguirre”.
“GRIZZLY MAN” eshte nje dokumentar-fiksion dy orësh qe rrefen jeten e Timothy Treadwell, ekologjist amerikan qe kaloi 13 vite te jetes se tij ne Alaska, midis arinjve te egër qe quhen grizzly, per ti mbrojtur ata nga gjuetia e pa-principë dhe nga rreziku i zhdukjes. Herzog perdor ne dokumentarin e tij nje pjese te mire te imazheve filmike qe Timothy Treadwell xhiroi gjate kohes se qendrimit te tij midis arinjve, deri sa nje dite vjeshte ai u gllaberua nga njeri prej tyre.
Nje dokumentar-fiksion pasionant mbi çmendinë humane dhe tejkalimin nga njeriu te kufijve te natyrës: regjizori Herzog njihet prej kohësh si mjeshtër i xhirimeve apokaliptike dhe kete e provon edhe nje here permes “Grizzly man” : cili eshte Timothy Treadwell :nje ekologjist i çmendur?, nje vizioner i ekzaltuar?
Kur Timothy Treadwell, ne shoqerine e te dashures se tij u gllabërua nga nje prej grizzly-t (arinjt e egër), kamera e xhirimit te tij ishte duke punuar, por kapaku kish bllokuar fokusin e kamerës, nderkohe qe zeri funksiononte fare mire. Nje sekuence e filmit tregon regjizorin Herzog duke degjuar me walk-man kasetën me klithmat e Timothy Treadwell-it dhe te fejuarës se tij ne momentin qe ariu grizzly i shqyen dhe i gëlltit te dy, por ne si spektatorë, edhe pse nuk i degjojme ato klithma, kalojme nje nga momentet me te forta qe mund te perjetohen ne nje film.
Posted on 9th March 2009
Under: Herzog, Gjermani | No Comments »