Archive for the 'Gitai' Category

“FREE ZONE” film nga Amos Gitai - Izrael

Regjizori tashmë i njohur izraelit Amos Gitai e prezantoi filmin e tij te fundit “Free Zone” ne kategorine e filmave ne konkurim, ne Festivalin e fundit te Kanës prej nga dhe u kthye me çmimin e aktores më te mire, per Hanna Laszlo.

Behet fjalë per nje road-movie (film-rrugëtim) te cilin sapo e pashë dhe ku kryqezohen fatet e tre femrave te tre nacionaliteteve te ndryshme: nje amerikane me origjine çifute, nje izraelite dhe nje palestineze. Ngajrjet zhvillohen ne kufirin midis Izraelit dhe Jordanisë dhe regjizori shpalos perceptimin e tij per nje konflikt kaq te vjeter sa ç’eshte ai izraelo-palestinez.

Duke vendosur nje grua oksdentale (amerikane - lujatur nga Natalie Porman) ne mes te nje konflikti tejet kompleks dhe te koklavitur, Amos Gitai sikur do te na thote se Perendimi asnjehere nuk ka arritur te kuptoje plotesisht se ç’ndodh ne te vertete ne Lindjen e Afërme dhe qe gjerat nuk mund te qetesohen per sa kohe qe pasionet jane me te forta se arsyeja !

Tre heroinat e filmit, duket se jane nje shpresë per nje ndryshim, sado te vogel, të rrjedhes se ngjarjeve ne kete rrajon te trazuar më se shumti nga burrat (gjeneralë, ushtarakë, shefa klanesh). “Free Zone” jep nje pergjigje tejet interesante, gjithmone permes mjeteve te tij artistike.

Posted on 12th March 2009
Under: Izrael, Gitai | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)