Archive for the 'G. van Sant' Category

“PARANOID PARK” - film amerikan nga Gus Van Sant

Shkurt muhabeti, i bie qe sot per sot, 3 jane regjizorët me te medhenj amerikane aktualë:
1. David Lynch (”Elephant Man”, “Mulholland Drive”, “Inland Empire”… etj etj).
2. Michael Mann (”Heat”, “Collateral”, “Miami Vice”, … etj etj)
3. Gus Van Sant (”To die for”, “Good Will Hunting”, “Elephant”… etj etj).

Te tre kane nje gje te perbashket: jane formalistë ne kulm ! Pra, i japin nje rendesi te jashtezakonshme formes filmike (ngjyrave, muzikes… etj etj).

Ky i fundit, Gus Van Sant, nga Portland-i, per mendimin tim eshte më interesanti aktualisht. I ka provuar te gjitha : pasi e filloi me filma indipendente, konfirmoi talentin e tij ne filma Hollywood-janë (”To die for”, “Good Will Hunting“), dhe qe prej 5-6 vjetesh, i eshte rikthyer filmave indipendentë, me nje triptik te mrekullueshem : “Gerry”, “Last Days” dhe “Elephant“. Per ata qe jetojne ne USA, e vetmja keshille e imja do ishte qe t’i gjenin e ti shihnin sa me pare keto 3 kryevepra te kinematografise.

Tani vijme tek ky i fundit, “Paranoid Park“. Dhe qe mua më là goxha te ftohte… Nuk hyra dot ne film… Më shume ndjeva pergjate 80 minutash doren e kameramanit Christophore Doyle (kameraman i filmave te Wong KarWai-t), sesa doren e Gus Van Sant-it. Po mos ta dija se e kish bere Gus Van Sant-i, do thoja ne fund te filmit: “pashe nje film te Wong KarWai-t, por ne anglisht !”

Shkurt, per mua, “Paranoid Park” eshte konkluzioni, por njekohesisht edhe negacioni (mohimi) i trilogjise pararendese (”"Gerry”, “Last days”, “Elephant”). Por jo tejkalim i trilogjisë, keshtu qe mbetet gjithmone e vlefshme pyetja: “Et après ?” (”Po pastaj ?”) pra, “Po pastaj, ça do na beje Gus Van Sant-i qe te na mrekullojë ??…

 

Posted on 13th March 2009
Under: USA, G. van Sant | No Comments »

LAST DAYS - filmi i fundit i Gus Van Sant

“Last days” eshte nje veper shume e mire filmike e Gus van Sant-it (GVS). Ashtu sikunder pretendon dhe vete autori, bashke me “Elefant” dhe “gerry”, filmi perben nje trilogji interesante mbi temën e vdekjes.

Sikunder ka paralajmeruar dhe kritika, filmi mund ti zhgenjeje fansat e Kurt Kobain, kengetarit te “Nirvana”-s, grupit mitik rrok te viteve ‘90, sepse filmi nuk ka te “bëjë” aq shume me kengetarin ne fjale (ne kuptimin sociologjik te personazhit) sesa me portretizimin e dikujt qe eshte “i gjallë pa u futur në dhé” dhe raportet qe ai krijon ne momentin e kufirit gjallê-vdekur.
Dhe kete veçse GVS di ta tregoje me gjuhen filmike te heshtjes. Ne 90 minuta film, personazhi kryesor pothuaj nuk flet as dhe nje fjale te vetme, dhe GVS filmon mrekullueshem heshtjen ose me sakt mermeritjen e tij. Doemos, filmi eshte me shume nje veper qe i adresohet nje publiku kinefil, perndryshe rrezikon te mos kutohet dhe te kualifikohet si “film i merzitshem ku nuk ndodh asgje“…

Gjithsesi, nuk besoj qe “Last days” te jete Palma e Arte e festivalit. Ndofta, mund te fitoje çmimin e mizaskenës (qe eshte nje nga 7 çmimet qe shperndan juria) dhe kete çmim, filmi do ta meritonte (pergjate 90 minutave, nuk ndodh asgje, dhe prap se prap, “ndodh” gjithshka !)

Posted on 11th March 2009
Under: G. van Sant | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)