Archive for the 'Friedkin' Category

“Bug” (”Insekti”) - film amerikan nga William FRIEDKIN

FRIEDKIN eshte regjizor i njohur amerikan sidomos per filmat e tij te dikurshem kult “The Exorcist” (1973) ose “The French Connection” (1971) ose “To Live and Die in L.A.” (1985).

Pas disa filmash disi më komercialë, Friedkin i kthehet kinematografise indipendente me nje film qe e prezanton vjet ne Festivalin e Kanës dhe qe e pashe dje: “BUG”.

Bug do te thote insekt, por edhe ç’rregullim. Pikerisht kjo eshte interesante ne trajtimin e subjektit te filmit.

Agnes, nje grua tek te 40-at, jeton e vetme ne nje qytet te humbur amerikan, punon ne nje bar (lokal) naten. I shoqi, njeri violent, eshte i burgosur dhe pritet te dale nga dita ne dite. Por vetmija i ka ardhur ne maje te hundes dhe nje mbremje, takon Peter, nje tip po aq i vetmuar dhe i çuditshem, ne lokalin ku ajo punon.

Peter shoqerohet gjithe e me shume me Agnes dhe pikerisht, Peter fillon gjithe e me shume te kete identë se insekte te padukshme e sulmojne vazhdimisht.

I ndertuar ne formen e nje thriller-i, filmi eshte nje zhbirilim ne thellesite e qenies njerezore dhe te ç’rregullimeve morale te saj.

Film minimalist, i ndertuar i gjithi ne nje apartament te mbyllur, “BUG” eshte nje film po aq i frikshem sa dhe magjepes, shokues dhe melankolik.

Posted on 12th March 2009
Under: USA, Indipendent, Friedkin | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)