Archive for the 'Fincher' Category

The Girl With The Dragon Tattoo (MILLENNIUM)- film amerikan me regji te David Fincher

                                          

Pas romanit-trilogji “Millennium”, pas dy filmave suedeze bazuar ne dy pjeset e para te romanit, pas nje serie të tërë televizive, ishte rradha e amerikanit David Fincher (regjizori i “Fight Club” dhe i “Social Network”) qe ti sulet volumit te pare te romanit ne fjale per te realizuar : “Vajza me tatuazhin e Dragoit“.
 Une as nuk kisha lexuar romanin (nuk jam fans i romaneve policore), as kisha pare versionin suedez te tij. Nuk e kisha fare idene se per ç’behej fjale. Doja te isha sa me pak i informuar, para se te shihja filmin.
Qe ne fakt, mu duk i mire. Po lexoja nje kritik kinemaje qe thosh me te drejte se, nese “Seven” dhe “Fight Club” jane filma-adoleshentë (pra te realizuar ne kohen kur Fincher-i nuk ishte i pjekur ende artistikisht), “Zodiac” dhe “Social Network” jane filmat-adult te tij, sepse te realizuar ne pjekurine e tij artistike. Gjithmone sipas tij, dy te fundit mund te shihen si versionet respektive te pjekura(mature), te dy filmave te parë naivë.

Nuk me duket se e ka aq keq ne kete arsyetim. Per me teper, eshte e qarte se David Fincher eshte nga ata regjizorë amerikane te Hollywoodit qe edhe pse kryesisht pershtasin vepra te njohura letare ose xhirojne skenarë te gatshem, prap se prap lëne jo pak gjurme nga dora dhe mendja e tyre personale ne film (gjithsesi, ne Hollywood, sot per sot une njoh vetem nje kineast qe i ben vete edhe rolin e skenaristit, edhe te regjizorit : M. Night Shyamalan).

Tani vijme tek “Millennium” (Ose “The Girl With The Dragon Tattoo” - siç titullohet ne origjinal).
Po te marrim si te mireqene menyren se si e shikonte filozofi Deleuze kinematografine (filmat klasikë si filma te bazuar tek imazhi-veprim dhe ata moderne, te bazuar tek imazhi-kohe), duhet pranuar se, ne pamje te pare, “The Girl With The Dragon Tattoo” eshte tipikisht i shkolles se vjeter. Por ne fakt, nuk eshte tamam ashtu.
Kam ripare “The Social Network” dhe, po te leme disi mênjanë permbajtjen e filmit, kam kuptuar se shpejtesia e te filmuarit (shpejtesia e imazheve) tek filmat e David Fincher, nuk ka fort te beje me video-clip-izmin, semundjen Nr 1 te kinemase hollywoodiane. Biles aspak. Shpejtesia e imazheve ne filmat e tij eshte me se shumti e lidhur me nje deshire te regjizorit qe mund te thuhej keshtu : me ndihmen e intrigës, çdo plan filmik (qe ka meriten te mos shihet ne pasqyre “shih sa i bukur qe jam!”), pra çdo plan filmik i filmit, ne nje far menyre “korigjon” planin e tij filmik te meparshem, por nderkohe behet edhe paralajmerues i planit filmik qe vjen më pas. Mbetet per tu pare nese nje gje e tille eshte nje nga perfeksionimet më te arrira te filmave te bazuar tek imazhi-veprim, apo eshte nje gjurme e re ne lëmin e modernitetit te filmave imazh-kohë. Apo ndofta ndofta, moderniteti nuk mund te klasifikohet ??!

7.9

trailer i filmit :


YouTube - The Girl with the Dragon Tattoo HD Trailer - David Fincher Version

Mbylle

2You need to upgrade your Flash Player2

Posted on 2nd February 2012
Under: Thriller, USA, Fincher | No Comments »

“THE SOCIAL NETWORK” - film amerikan me regji të David Fincher

   

The social network eshte ilustrimi kinematografik nga ana e regjizorit David Fincher (qe e mban veten per gjeniun e ri te Hollywodit !!!), te nje historie fundja jo pak banale : Mark Zuckerberg, nje çun i ri i ultra-talentuar ne informatike, krijoi facebook-un, ne 2004-n. Regjizori i “Se7en” dhe “Fight Club”, kesaj rradhe ka arritur te fitoje nje unanimitet te hatashem midis kritikes profesionale dhe opinionit te publikut, qe eshte i shumte ne numer (ne USA, filmi eshte ne vend te pare ne Box Office, prej 3 javesh !).

***

Per mendimin tim, filmi eshte diçka midis nje reklame (version i gjatë), reklamë-elozhe per nje Humanity te paster (aseptike), te edukuar, te sjellshme, me nje fjale “cool” (gjyshja ime thoshte qe, “i urtë (dmth cool) eshte edhe muti, por amà qelb dynjanë !!”), dhe nje reportazhi mbi nje fenomen banal te shek XXI (facebook-u).

Spiralen obsesionale te heroit te filmit te tij, regjizori e imiton permes mizaskenes (regjisë) po aq obsesionale, permes akumulimit ultra-nevrotik te informacionit skenaristik si dhe permes kercimit me nje këmbe (biles pupthi, me nje këmbe !) te temporalitetit te rrefimit (narracionit). Nuk ka nje sekonde te vetme ne film qe nuk eshte e ngopur, e nginjur (saturated) me dialogje, lloqe e lloqe e lloqe pafund, lloqe te nje shpejtesie marramendese; nuk ka nje sekonde te vetme ku te ndihet ndofar dyshimi, dritherimi, ndofar dyzimi regjizorial ! David Fincher eshte as ! I pari i klases (si dhe heroi i filmit !!).

E vetmja alternative qe ofron nje film i tille i tipit “shihni si i jap biçikletes pa duar”, qe ne fakt jane filma te bërë nga regjizorë, te cileve petagogët ne shkolle u kane mesuar qe “te mos mbajne anen e askujt ne film”, pra e vetmja alternative e nje filmi te tille, me demek te pa-anshem, eshte : nje far’ emotiviteti (gati histerie !) i larvuar prapa çdo personazhi… dhe kaq ! Kaq te jete misioni i kinematografise ?? I filmave ??

Me e bukura eshte se kete “gjë” te lëmuar dhe te padëmshme, pra kete far-filmi qe rrefen historine e nje njeriu ultra-ambicioz, perpiqen te na e servirin si konsekuenca e paevitueshme e nje fenomeni te pa-evitueshem siç eshte ai i facebook-ut. Por problemi eshte se ky “fenomen” (fenomen i thençin !), i rrefyer siç eshte rrefyer ne film, nuk na thote asgje per botën aktuale qe jetojme, per te cilen ai pretendon te jete emblemë ! Dhe ne fakt, ai nuk na thote (rrefen) asgje, sepse nuk eshte veçse pjese e saj ( e kesaj bote), ose me sakt, nuk eshte veçse vazhdim i saj, konfirmim i saj. Asgje ne film nuk e tejkalon kete botë. Keshtu qe asgje nuk thuhet dhe ne film (as per mire, as per keq !).

“The social network” eshte ne fakt film qe  noton ne ujra fashinuese (cinéma de la fascination).
Nje shembull konkret : eshte flagrante se me sa popozitet pershfaqet ne film Universiteti i Harvard-it, si nje keshtjelle e hatashme dijeje nga ku lindin Zotër (Zota) ! Nderkohe qe fundja, dreqi e mori, nje Universitet eshte ! Per me teper qe shumica e tyre qe vene kemben atje, kane lindur me luge te florinjte ne gojë (pra s’kane ndonje meritë). Kjo pra eshte ajo qe quaja “nota fashinuese”. Më eshte dhene te shikoj më pare jo pak filma qe filmojne universitetet amerikane, qofte dha Harvardin, por tek “the social network” eshte flagrant pompoziteti i filmimit te nje “keshtjelle” te tille.

Ose tabela e fundit ne film, qe na informon se ky çuni na eshte sot miliarderi me i ri ne moshe, i planetit. Mund te thote dikush : po ky eshte fakt ! Sigurisht qe eshte fakt ! Por kur nje regjizor vë nje tabele te tille, nuk e ve rastesisht. Sikunder dhe nuk e ben rastesisht nje film te tille. Nje fakt i tille nuk ka asgje te keqe (ne vetvete); problemi eshte se nje fakt i tille nuk ka asgje te mire. Une besoj tek nje kinema qe permireson Njerezimin, dhe jo e anasjellta.

Biles qofte dhe mbyllja e filmit, qe me demek do te na thote se “ja, edhe ky Zuckerberg-u, aty i ka te vetat : miliarder miliarder, por amà me siklete sentimentale“, per mua kjo perkthehet : Mos kini merak o popull (qe shikon filmin !), se dhe miliarderet aty i kane hallet e tyre, sikurse keni ju tuajat !
Ky ne fakt eshte thjesht moral kristian, dhe Niçja, ka nja nje shekull qe jua ka shkurtuar drutë ! Fincheri, ne rastin me te keq, eshte dashur-padashur ne anen e moralisteve kristiane, pra te prifterinjve (facebook-u eshte katedralja, Zuckerbergu - konstruktori, Fincheri - prifti). Dhe ne rastin me “te mire”, ne ate te majtisteve-liberalë, qe i konsiderojne keto “fenomene” si e keqja më e vogel… (dhe biles e paevitueshme !!).
Por une e thash ne komentin e pare : Fincheri keto mesime ka marre nga shkolla, dmth nga Hollywoodi. I cili, ne masen me te madhe eshte i majte, por i majte-liberal, nga ata te tipit Bill Gates

Ne kete sens, “The Social network” eshte film qe pretendon fuqishem te jetë jo ideologjik por qe finally, eshte ideologjik, sepse i kapur nga rrjeta i ideologjise qe ai pershkruan. Cili eshte mesazhi qe transmeton filmi ? Ky i meposhtmi : e ardhmja e qenies njerezore eshte individi narcizik, te cilit i mungon dashuria dhe mirenjohja e te ngjashmeve te tij : individ nganjehere frikacak, individ shpeshhere i dobët, por dobesi qe ne fund te fundit, perbejne forcen e tij.
Por fundja, ky eshte edhe diskursi i vete kapitalizmit. Pra ne fakt, jane dy diskurse (ai i realitetit dhe ai i filmit) qe perputhen, rrotullohen duke perndjekur njeri-tjetrin dhe qe ne fund, kafshojne bishtin. Ne kete sens, “The Social Network” eshte film i mbyllur, film pa te ardhme.

Konkretisht : Cila eshte tabela (kartoni) qe lexon spektatori ne fund te filmit ?

Mark Zuckerberg, themelues i facebook-ut, eshte sot miliarderi më i ri ne moshë i planetit“.

Do më thote ndokush : Po ku eshte e keqja te jesh miljarderi më i ri ne moshe i planetit ??

Une do ti pergjigjesha : Sigurisht qe nuk ka asgje te keqe. Problemi eshte se, po aq sa nuk ka asgje te keqe, nuk ka edhe asgje te mire !

Nota : 4.0

Posted on 25th October 2010
Under: USA, Fincher | No Comments »

“ZODIAC” - film amerikan nga David Fincher

Qe do mbesja super i kenaqur nga filmi i ri i David Fincher-it (regjizor i dy nga filmave qe urrej më se tepërmi : “Fight Club” dhe “Seven”), nuk e mendoja.

David Fincher, regjizor pordhac, formalist (ne kuptimin negativ te fjalës) megalloman e mëndjemadh, duket se ka ndryshuar mendje dhe i eshte futur rruges se vertete te kinemasë, ose thene ndryshe, eshte pjekur. Më mire vone se kurrë ! (nejse, ai i ri eshte, te të tridhjetat).

Tani qe e pashe filmin e tij te fundit “ZODIAC” e kuptoj pse u prit aq mire nga kritika ne Festivalin e Kanës (filmi ishte ne konkurim zyrtar, midis 21 filmave te konkurimit kryesor). Per fat te keq, doli na çmim. Une do ti jepja çmimin e mizaskenës: “Zodiac” eshtee anasjellta e “Seven“, pra kunderta e thriller-it torturues, vicioz, megalloman e mistrec.

Per ata qe jetojne ne USA : mos hezitoni te shkoni te shikoni plot 2 ore e gjysem art te mire kinematografik (edhe pse, mesa di, ne USA filmi po injorohet nga spektatorët… nejse, nuk eshte hera e pare që…

web-site i filmit: http://www.zodiacmovie.com

Per mua, qofte “fight club“, qofte “Seven“, jane filma megallomanë, aspak modeste qe duan te na “mahnisin”, “trondisin” dhe kaq. Jo nga ana skenaristike, por nga mënyra se si shfaqet filmi para syve tanë “Fight club” eshte nje lemeri efektesh, a thua se Fincher (regjizori) ka patur nje dhe vetem nje objektiv ne vetvete: “shihni sa i zoti jam, shikoni se si ju impresionoj”. Shkurt, nje film ku behet fjalë per gjithshka, perveç se per modesti, urti, art. Dhe ç’ështe per te ardhur keq, eshte fakti qe PADYSHIM qe Fincher eshte i talentuar, por ne fillimet e tij, si duket e perdori keq talentin e tij (ose ndofta duhej te kalonte per nga kjo rrugë…)

Vete fakti qe Fincher, pas gati 15 vjetesh krijimtari realizon nje film kaq tê arrirë (per mendimin tim) si “ZODIAC” tregon se regjizori e mbaroi ciklin e megallomanisê dhe i eshte futur kinemase se vertete.

Konkretisht, neser “Seven” eshte nje thriller policesk torturues, vicioz etj etj, “ZODIAC” eshte e anasjellta e tij: nje film i qetê, pra i permbajtur, ku krimineli nuk filmohet asnjehere gjate filmit e prap se prap e ben filmin shume interesant ! “Zodiac” thjesht dokumenton reagimin qe ndjell krimineli qofte tek policët, qofte tek qytetarët e thjeshtë. Dhe kjo, pergjatë 20 viteve (meqe behet fjale per kriminelin me te famshem te San Françiskos, ne vitet 60-70).

Thene ndryshe, “ZODIAC” nuk ka per obsesion fundin e tij, pra nuk e kthen ne qellim ne vetvehte fundin (mbylljen) e filmit, siç eshte rasti i “Seven“, qe ka si qellim ne vetvehte vetem e vetem te na “mahnisë”, te na “çudisë”, “të na shkatêrrojê fare”, siç shprehen disa fansa te filmit.

Shkurt, kjo quhet kinematografi manipuluese, por varet se kush e sheh (kush arrin ta konstatoje kete gjë): per te qene 100% i sinqerte, kur e kam pas pare asokohe “Fight club” (ne 1999), më eshte dukur goxha film, edhe pse e kisha nje dyshim se isha manipuluar. Kur e ripashe rastesisht para 2-3 viteve, me erdhi turp nga vetja, ta them sinqerisht. Sepse “Fight club” eshte film qe impresionon, ne shikim te pare : As qe e vë ne dyshim ! Por une mendoj se ne thelb, “Fight club” eshte më se shumti nje paçavure pseudo-niçjane, i justifikuar permes nje dhune pa hesap dhe qe ne fakt eshte dhunë epa-justifikuar (nuk kam asnje kunder filmave me dhunë, por kur ajo justifikohet artistikisht dhe moralisht !!). Per te mos thene pastaj disa idera fashiste apo anarkiste qe qarkullojne tek disa nga personazhet e filmit….
Thene ndryshe, nje film i bere nga nje regjizor pa dyshim gjithe talent (gjë qe e konfimoi më ne fund me “ZODIAC”), por nje talent i keq-përdorur (sidomos tek “Fight Club”).

Megjithate, megjithate, s’ka asnje problem! Gjithkush ka te drejte te pelqeje filmat ashtu sikunder arrin ti pelqeje. Do te ishte auto-mashtruese me bo gjasme sikur nuk pelqen kete apo ate film, thjesht per efekt mode.

Posted on 12th March 2009
Under: USA, Fincher | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)