Archive for the 'Escalante' Category

“SANGRE” - film meksikan i Amat Escalante

“SANGRE”, filmi i regjizorit më te ri pjesëmarres ne Kanë (Amat Escalante ka veçse 26 vjeç !), eshte nga te fundit filma të prezantuar ne Festivalin e Kanës e që ende nuk kish dalë ne ekranet e kinemase.

Ka nje lidhje midis “SANGRE” te Amat Escalante-s dhe “Batailla en el cielo“, film meksikan i Carlos Reygadas: Escalante ka qene asistent regjizor i Reydegas dhe ky i fundit, eshte producent i “SANGRE”.

Ajo qe i lidh keta dy regjizore nuk eshte vetem fakti qe filmojne jeten ne Meksikë, por fakti se te dy e veshtrojne dhe e filmojne jeten ne menyre frontale: te dy arrijne te filmoje personazhe qe pothuaj askush nuk ka deshire ti shikoje si personazhe te nje filmi. Behet fjale per personazhe te tille te jetes qe ne gjuhen shqipe, etiketohen me nje cinizëm te pashoq si njerëz koti, pra per personazhe, jetët e te cileve gati-gati do dëshironim t’i injoronim ose akoma më mirë, te mos ekzistonin fare.

Por ato ekzistojnë! Anti-heroi i filmit quhet Diego. S’mund te thuhet se eshte i bukur, s’mund te thueht se ka nje pune interesante (punon roje dere ne nje Gjykatë). Ne mbremje, kur kthehet ne shtepi, e pret e shoqja, Bianca, shume më e re se ai por aspak më e bukur e qe punon ne nje fast-food japonez.

Jeta e tyre eshte e nje monotonie heroike : flasin pak, shikojne ne mbrëmje ulur ne kanapé telefilma rozë (”Prescilla ma drodhi me John-in, qe eshte dashnori i Samantës!”), ***** mekanikisht tek e njejta kanapé, por pa ndonje pasion te veçante. E megjithate, Bianca, e shoqja, eshte xheloze per vdekje, eshte posesive.

Me pas ndodh diçka e forte ne historine e perditshmerise se tyre te rendomtë, por e gjitha kjo eshte filmuar me nje anti-dramaticitet qe nuk te shtyn te emocionohesh “me zor”. E prap se prap filmi eshte i mrekullueshem: ndriçimi, fokusimi, planet filmike e bejne filmin fashinant dhe gati-gati pervers ne fashinacionin qe qe ai ndjell.

“SANGRE” eshte nje film turbullues, “i çuditshëm”, nje film mbi frustracionet (sikletet) e qenies njerezore, mbi vetminë, mbi indiferencen, mbi tmerrin e perditshmërisë. Nje film aspak komod (confortable) por nje film… ESENCIAL !

Posted on 9th March 2009
Under: Meksike, Escalante | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)