Archive for the 'Eastwood' Category

“J.Edgar”- film amerikan me regji te Clint Eastwood

Rrofte sa malet Hollywoodi
Sa t’jete gjalle Clint Eastwoodi

(vargje popullore nga krahina e Los Angeles-it )

Me shakà, pa shakà, zor se ndonje regjizor tjeter hollywoodian do ti bente hije Clint-it, sot per sot. Vitet tutje, ky tehu : vit pas viti, nga nje film te ri. Dhe shpesh, jo te keqinj. Dhe ky i fundit, eshte i tille, biles eshte goxha i mire !

Plakushi 80 vjeçar ka shkelqyer si regjizor pikerisht kur ai ka vene ne skene histori dashurish te pamundshme : 3 filmat e tij me te mire (bërë andej nga vitet ‘90) pa dyshim jane “The Bridges of Madison County”, “A Perfect World” dhe “Unforgiven” dhe kane ne qender dashuri (sentimentale ose jo) te pamundshme, te parealizueshme.

I tille eshte dhe “J.Edgar”, filmi i tij i fundit, qe rrefen historin e bosit te FBI, atij qe e themeloi dhe ndenji 48 vite ne ate post. Dhe meqe fola per dashuri te pamundshme, ne rastin konkret e kam fjalen per ate te J. Edgar Hoover-it pra ish-bosit te FBI-se me Clyde Tolson, zevendesin e tij, me te cilin ndau po për 48 vite jo vetem punen e perditshme, por dhe gjera te tjera…, pa dyshim ne menyre te fshehte, pa dyshim ne menyre te pamundshme (sidomos per syte e te tjereve !). Nese nga njera ane duhet te pranojme se filmi, ne teresine e tij, nuk eshte veçse nje venie ne skene nga ana e regjizorit te nje skenari te shkruar nga dikush tjeter, pikerisht, më tjetren anë duhet te pranojme se ajo histori e fshehte, e pamundshme dashurie, eshte dhe pjesa më fort interesante e gjithe filmit : pikerisht tek ajo histori mund te ndjesh doren, mendjen, inteligjencen, por mbi te gjitha modestine Eastwoodit (fundja thelbi i artit te tij eshte pikerisht MODESTIA !)

ps: besoj se nuk eshte më e nevojshme te veçohet loja e mrekullueshme e DiCaprio-s…

8.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=vD99zwj-ZUg

Posted on 31st January 2012
Under: USA, Eastwood | No Comments »

“HEREAFTER” - film amerikan me regji te Clint Eastwood

 Edhe pse nuk ngeli njeri pa e parë e pa e sharë, seç me thosh nje mendje qe ma kish qefi ta shihja filmin e fundit te Clint Eastwood.
Dhe nuk e kisha patur fort keq !
Sepse me pelqeu !!

Eastwood edhe kesaj rradhe ka marre si gjithmone skenarin e rradhes qe ja kane vene ne tavolinen e punes - (une nuk mbaj mend qe ai te kete bere ndonje film ku te jete vetë dhe skenarist !) -, dhe i eshte futur realizimit, pra regjisë, siç di ai, pak klasikçe, pak akademikçe, por qe, siç do thosh korçari, “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq”.

Per nga tema, kesaj rradhe, Estwood eshte marre me vdekjen; ne shikim te parë, duket si konsekuence e moshes se tij aktuale, por nuk besoj se eshte kjo : thjesht i ka interesuar skenari, 3 histori paralele (ne USA, Angli dhe France), qe i nderlidh fenomeni paranormal i atyre qe kontaktojne te vdekurit.
Ajo qe me intrigon eshte fakti qe, perderi sa Eastwood eshte kaq brilant ne narracion (kete gjë e konfirmon edhe “hereafter” !), pse nuk ka transpozuar ndonje veper te stermadhe letrare, por gjithmone eshte kenaqur me ate ç’ka i kane ofruar skenaret (ne hollywood) ??! Nje mendje me thote se ish-kowboysi i famshem, nuk eshte ndonje lexues i madh, pra pak merr vesh nga letersia dhe, gjithe ç’ka mesuar, sidomos ne trajtimin e narracionit, e ka nga eksperiencat neper platetë e xhirimit te filmave.
Por edhe kjo qe them, nuk duhet marre per ndonje kritike, sepse siç thoja me lart, rezultati eshte vertet i kenaqshem, i lêvdueshem e jo pak-kush, do ja kish zili !
Keshtu qe :

8.0

Posted on 17th February 2011
Under: Thriller, USA, Eastwood | 2 Comments »

“Changeling” (KEMBIMI) - film amerikan nga Clint Eastwood

U bë deti kos - tha…

E dini si eshte puna e filmit te fundit te plakushit Eastwood? Eshte si puna e filmit te Roberto Benigni-t “La vita é bella” : te shesesh filma (te besh parà) me fatkeqesine e tjetrit!

2 ore e 20 minuta te humbura kot!

Deklaroj publikisht qe NUK do shkoj më ne kinema per te pare filmat e Eastwood-it.

Posted on 17th March 2009
Under: USA, Eastwood | No Comments »

“Letters from Iwo Jima” (Letra nga Iwo Jima”) film amerikan nga Clint Eastwood

“Letters from Iwo Jima” eshte “gjysma” tjeter e filmit “Flags of Our Fathers” qe Clint Eastwood nxori neper ekrane para 6 muajsh.

Behet fjale per te njejten histori: episodi i luftes se II Boterore, beteja ne Iwo Jima (Japoni) por kesaj rradhe, e filmuar teresisht nga pika e shikimit japoneze (nderkohe qe “Flags of Our Fathers” (”Flamuj te baballarëve tanë”) e shikonte ngjarjen nga pikeshikimi amerikan.

Film po aq elegant dhe brutal (ne te njejten kohe) sa dhe i pari.

web-site i filmit: http://wwws.warnerbros.fr/lettersfromiwojima/

Posted on 12th March 2009
Under: USA, Eastwood | No Comments »

“Flags of Our Fathers” (”Flamuj te baballarëve tanë”) - film nga Clint Eastwood

E mira e Clint Eastwood-it eshte se nuk di te beje filma te keqij. Ndofta “Flags of Our Fathers” nuk eshte më i miri qe ai ka bere deri tani qe po behet 76 vjeç, por filmi eshte nje pune serioze dhe interesante, mbi te gjitha nje reflektim serioz se ç’ështe ne te vertete humanizmi dhe si shfrytezohet ai nga politikanët.

Vlera e filmit, ne qender te te cilit eshte nje episod i luftes se II Boterore, beteja ne Iwo Jima (Japoni), më shume sesa tek vertetesia e skenave te luftes, qendron tek forca e qetë që karakterizon menyren e te filmuarit te Clint eastwood-it : elegant dhe brutal !

web-site i filmit: http://www.flagsofourfathers.com/

Posted on 11th March 2009
Under: USA, Eastwood | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)