Postuar më parë nga korçar
…sepse dhe vete filmi i Bruno Dumont se ç’dreqin ka prej “orientit”, lindjes, nje fare “orientalizmi”. Mbase per shkak te pasqyres (se shtrembuar) te popujve te sotem : keta te perendimit gjoja partizane te arsyes, shkences, ata te lindjes partizane te mistikes, se mbi-natyrshmes etj. Dhe kjo puna e mistikes eshte ne rrenje te punes se Bruno Dumont. “Jashte Shejtan!” eshte rrokje fjalesh e shume degjuar ne shqip, kush e di sa here e kam degjuar t’i thirret nje femije (mua vete nder te tjera) qe ben apo rroket te beje diçka qe s’shkon, qe shkateron, qe prish rendin, qe thyen… (”jashte more shejtan”).Filmi “Jashte Shejtan” nuk ka te beje me kete ; filmi shfaq po ato fytyra te thyera, te vrara, te lodhura, jo-simetrike, si t’ishin ftyra te goditura nga kush e di se çfare, nga diçka e padukshme, ne mos qofte koha, hapesira, natyra, pra te njejtat ftyra si te filmat e tjere te Bruno Dumont.
Ngjarja qe shfaqet eshte e koklavitur, e papermbledhshme ne disa fjale, megjithate po mundohem : behet imazh, si ç’thone behet fjale, per nje te ri te pashtepi e te pabuke, qe jeton diku afer nje fshati te veriut te Frances, prane bregdetit, e q’eshte i lidhur me nje vajze te re, te papune dhe pa miq, por qe jeton ne shtepine e prinderve… Dhe djali ne fjale diç ka nje dhunti prej sheruesi popullor, nga ata qe “kendojne” si ç’i kujtoj qe i quajne, si ç’egzistojne plot edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi per shembull, por jo vetem.
Djali me vajzen shetitin, ecin e ecin, djali vret te atin, a njerkun, e vajzes… Prape shetiten, ndalojne, shkembejne nje fjale a dy, apo hiç fare… bejne zjarr, luten ne mes te moçalit etj. Natyra e peizazhet mbizoterojne gati ne ç’do plan.
Faktikisht po i bie rreth e rrotull qe te gjej nje menyre per ta permbledhur “historine” por po e le me kaq se eshte pune e veshtire dhe e pabereqet sepse trillimi sado rendesi te kete eshte i nendheshem ne kesi lloj filmash, madje jo vetem trillimi, tregimi, por edhe imazhet duket sikur jane te nendheshme, jo materialiste, por mistike (po ç’eshte mistikja se?).
Ne pamje te pare duket se Dumont, si te filmat e tij te tjere, zorr se i shpeton nje fare natyralizmi… por me ane te montazhit arrin te krijoje tjeter gje nga natyralizmi, dhe me duket se kuptova nje gje, ne drite te gjithe filmografise se Bruno Dumont : kujtoj se te filmat e tij te tjere montazhi ishte ne varesi te tregimit, dhe te nje fare pershfaqjeje te imazheve, e kam fjalen te prerja midis nje imazhi dhe nje tjetri (si ç’eshte presja - , - ne shkrim e kendim) e cila ishte e perbrendshme ne pershfaqje te kinemase, me nje fjale, kishte prerje sepse keshtu behen filmat, nje imazh pas nje tjetri me nje prerje te padukshme midis tyre, dhe ne varesi te emocionit, fiksionit, ritmit etj. ; Kesaj radhe, te “Hors Satan” duket sikur Dumont e ka “teorizuar” disi prerjen midis dy imazheve… dhe si qysh e tek ndodh kjo? Imazhet kesaj radhe jane gati te gjitha te se njejtes kohe, pra koha qe shfaqet nje imazh eshte pak a shume e njejte me kohen e imazhit te dyte, e imazhit te trete e keshtu me radhe, ritmi pra eshte konstant, megjithese ritmi fryhet e ç’fryhet nga fotogjenia e asaj qe shfaqet n’ekran (nje plan i afert i ftyres nuk eshte i njejte ne kohe-receptim me nje plan te pergjithshem, te gjere), por paçka kesaj me duket se prerja midis nje imazhi dhe tjetrit nderhyn ne intervale te njejta ne te gjithe filmin, sikur mos te kishte rendesi se ku e ndal nje imazh e ku e fillon tjetrin… dhe jam i bindur se ajo ç’ka don te thote Dumont ne kete film eshte se sado te kete prerje midis nje imazhi dhe nje tjetri, kjo eshte pune vetem e kinemase, porse natyra ne vetvete ka gjithmone nje vazhdimesi te panderprere nga asgje, pra natyra, “bota”, nuk ka asnje ndarje, asnje prerje, gjithçka eshte ne vazhdimesi… e vetmja prerje e mundshme eshte perbrenda njeriut, eshte e padukshme me ane te kameras : prerjen, thyerjen, vrasjen, vrasjen, njeriu e ka perbrenda vetes, trupit, shpirtit, kush e di se ku… kot s’thone “i ka hyre shejtani”.
Dhe neqofte se e perzgjat kete gje te jeta, shoqeria, e ku di une se ku, ma ha mendja se del ne nje bote tjeter… Pra kjo prerje, apo thyerje, eshte e pazbulueshme, ne mos qofte me ane te mistikes, me ane te “kenduesit”, sheruesit, shamanit (dhe jo “doktorit” meqe rra llafi, se s’kemi te bejme me mish sa kemi te bejme me shpirt), qe e nxjerr jashte. Dhe jam i bindur se kete Bruno Dumont e beson po aq sa i sherben si provokim ndaj hegjemonise se arsyes, shkences, politikes, gjithçkaje qe mbizoteron sot per sot…
Pertej kesaj, kinemaja, imazhet e tij jane te pacenuara ne forcen e tyre, ne forcen qe kane per te treguar gjera nga me te imtat te nje fytyre per shembull, dhe s’eshte veçse nje shembull. Gjithesesi Dumont shkon akoma me larg me radikalen e filmit te tij, e kinemase se tij (tjeter shembull “Aurora” e Cristi Puiu-t), dhe po mendoja deri ku do te ece e shkoje kinemaja, ne radikalitet? Por nuk e kam ankim, sepse fajin se ka kinemaja, e ka bota sot… per neser. |