Archive for the 'Dardenne' Category

“Le Gamin au vélo” (”Çuni me biçikletë”) - film belg me regji te vellezerve Dardenne

 Vdekshin ishalla keta vellezerit Dardenne  : jane bere maestro fare fare : kisha vite pa qà me lot pothuaj gjate gjithe nje filmi (per te qene i sakte, pergjate 2/3 te tij ; ne pjesen e fundit te tij -jo, asnje pike lot, perkundrazi, isha i intriguar ne maksimum, se si do te bitisej filmi).

Pra, më pelqeu jasht mase ‘Le Gamin au Vélo’, gjithe duke qene koshient (prej dhe nga ‘mallkimi’ im i mëlartem - lol) se tashmë, vellezerit belgë jane bere mjeshtra fare-fare, ne sensin qe makina e tyre kinematografike e vajosur ne persosmeri eshte kurdisur per te prodhuar e prodhuar filma te persosur qe “s’ke ç’u heq e ç’ke ç’u shton”. Dhe prap se prap, edhe duke e thene kete me nje notë ironike, nuk mund ta mohoj impaktin e padiskutueshem qe filmi là tek une. Si rralle ndonjehere keto kohet e fundit !

Jam koshient se duhet germuar ende se ku duan te dalin Dardennët me filmat e tyre, por me sa duket, perfundimisht, kemi te bejme me hyjnoren. Ose, per te qene më precizë, duket se gjithmone jemi ne ujrat e Bressoni-t (gjë pothuaj e ditur, por kesaj rradhe ka nje konfirmim solid - do ta argumetoj me poshte kete gjë). Por vellezerit jane bere vertete kopila : filmi ka nje energji te tille fizike, qe ben nje martese shume te rrafinuar dhe finoke midis filozofillekut te ftohte e cerebral alla-Bresson dhe filmit realist (ose soc-realist, po deshi ndonjoni). Une ne fakt ngela pa fjale nga kjo martese ! Ajo skena kur ky çuni i vogel shtrengon fort e nuk e leshon per vdekje Cécile de France eshte nga më te hatashmet qe kam pare ne keto 10 vitet e fundit ! Lumë me shkuan lotët…

Shkurt (dhe gjatë), mua me duket se Dardennët edhe kesaj rradhe, prap e kane kruajtur koken (per mire a per keq, ky eshte tjeter muhabet !), edhe pse, ne shtyp e në media nuk ngeli njeri pa thene e shkruar : “gjithmone te njejten gje bejne keta vellezerit belgë”. Jo jo, kesaj rradhe mua nuk me duket se “keta s’kane më ç’te shpikin” : per mua, keta vazhdojne te shpikin. I vetmi hall qe kam une, eshte se sa perqind e lotëve te mij ishin nga ata, te cilet Bergmani i quan “lot te keqinj qe çlirojne spektatorin nga stresi i te perditshmes”. Por, po te marrim parasysh se kam nja dhjete vjet te mira qe jap jeten per kinemane, dreqi e mori : shpresoj ta kem kalu nje çik ate fazën e lotëve te keqinj ! Perndryshe, vellezerit belge qenkan bere vertet kopila. Ne te dyja rastet, une ua heq kapelen !

Filmi fillon tmerresisht mire ! Nje çun i vogel, Cirili, kerkon te jatin e tij, jo se ai ka vdekur, por sepse ai e ka braktisur. Nje gjurmim i pakuptimte (ose me mire, teper i kuptimtë !) per te gjetur ku eshte i ati. Dhe e gjen, edhe pse ky nuk eshte finaliteti skenaristik i filmit. Hatà : skena fizike, njera më fizike se tjetra, deri ne ate pike fizike sa edhe i shkreti djalë çjerr surratin (fizikisht !), ne shenje revolte ndaj braktisjes qe i ben i ati (çurk lotët unë… ). Vetem lodhja (fizike !) e ecejakeve me biçiklete e keput te shkretin çunak ne krahet e Cécile de France : deri edhe deshperimi i Cirilit eshte fizik !

Pastaj eshte nje pjese qe nuk me pelqen fare fare : i dashuri i Cécile de France i kerkon kesaj te fundit te zgjedhe midis tij dhe Cirilit. Skenë debile, qe mbin si çiban, qe s’ka piken e kuptimit. Pata frike se do dilja nga filmi. Por jo ! Ajo skene, ne fakt, tradheton vellezerit Dardenne ne qellimin e tyre : ideja e tyre eshte te ecin shpejt (per nga ana skenaristike), qofte dhe nganjehere shkeleshko, vetem e vetem per te arritur aty ku duan te arrijne : tek hyjnorja, e bekuara, tek ‘the grace’. Qe te provoje se Cirili ka gjetur paqen (ka pranuar qe i ati nuk e do më dhe ka pranuar dashurine per të nga ana e Cécile de France), filmi e vë ate ne nje prove te fundit fare fare : Cirili duhet te fale edhe njeriun, i cili e “fali” (pa e falur vertet !) vetë Cirilin pak më parë (nje moshatar i tiji). Per here te trete (dhe te fundit) degjohen per 4-5 sekonda pak muzike ( bismilah per nje film te Dardenneve !). Kjo muzikë, ne fakt, çdo here qe tingellon (3 here gjithesej ne film) paralajmeron se mund te ndodhe ‘le basculement’ (failover). Heren e trete, ndodh e treta e verteta : Cirili e kalon ‘proven’ : e fal edhe ate qe beri sikur e fali ( e qe per pak sa nuk i mori jeten).

A ka gjithe e më shume nenkuptime (arrière pensée) te krishtera kinematografia e Dardenneve ? Ndofta. Ose : pa dyshim.
Po mire, edhe Pasolini ishte edhe kamunist, edhe katolik !

Po ç’a note ti vejm atehere filmit ?
“Le gamin au véo”, per mua eshte pak a shume si puna e “The Black Swan”, por ne sensin e kundert : nese filmin e Aronofskit e urrejta, fare mire mund t’i vija noten kaluese 5 apo 6, sepse ja njihja dhe ja njoh disa vlera kinematografike filmit. Me kete te vellezerve belge eshte e kunderta : filmin e adhurova (domethene, do te duhej ti vija noten 10), por ‘fshehurazi’ jam i bindur se nuk meriton më teper se nota 7 apo 8. Keshtu qe po bej nje kompromis :

9.0

 

Posted on 22nd June 2011
Under: Cannes, Belgjike, Dardenne | No Comments »

“L’enfant” (Fëmija) - film nga vëllezërit Dardenne

“L’enfant” (Fëmija) te vëllezërve Dardenne (Belgjikë), PALMA E ARTE ne Kanë 2005.

Film i mrekullueshëm, ashtu siç dijne te bejnë vëllezerit belgë , autorë te “Rozeta”, La promesse” (Premtimi), “Le fils” (Djali)

Film TOTALISHT i zhveshur nga çdo artificë, human por pa asnje grimë melodramaticiteti, radikal pa më të voglin kompromis, social pa asnje grimë socializimi dhe moralizimi, minimalist por jo i thjeshtezuar, l’Enfant (Fëmija) eshte nje kryevepër e vertete !

Posted on 11th March 2009
Under: Cannes, Belgjike, Dardenne | 1 Comment »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)