Archive for the 'Clooney' Category

“Michael Clayton” - film amerikan nga Tony Gilroy

Vazhdon seria e filmave demokratë (anti- Bush) nga Hollywood-i.

Tony Gilroy, skenaristi i 3 filmave me Jason Bourne, si duket ka thene me vehte: “Une bej qe bej skenare te mire, pse mos bej dhe regjizorin?” Dhe drejt e ka : filmi i tij i pare, “Michael Clayton” eshte shume i mire !

George Clooney luan rolin e Michael Clayton-it, nje avokat qe punon ne nje kabinet te rendesishem avokatesh ne New York dhe qe ka per detyre te mbroje juridikisht nje firmë gjigande agrokimike : U/North. Firma ka probleme me fermerët amerikane, per shkak te pesticideve qe kjo kompani perdor dhe qe rrezikojne ekologjikisht jete njerezish. Aluzioni eshte fare i qarte: U/North aludon per vete SHBA : U(SA)/North qe po qelb mbare boten!

Filmi rrefen me nje intensitet ne dukje horizontal vetevrasjen e ndergjegjes se avokatit, gje qe e ben te kaloje ne mbrojtje te fermereve.

Shkurt: George Clooney vazhdon te mbetet i pakorruptueshem sa ne jeten e tij te vertete (kunder gjenocidit ne Darfour - Sudan, kunder Bush-it ne Irak), aq dhe ne jeten artistike.
Bravo Clooney!

web site i filmit : http://michaelclayton.warnerbros.com/

Posted on 13th March 2009
Under: USA, Clooney | No Comments »

“SYRIANA” - film amerikan nga Stephen Gaghan

Film spiunazhi i ardhur nga studiot e Hollywood-it (producentë jane Soderbergh-u dhe Clooney, nepermjet shtepisë se tyre prodhimit “Section 8“), “SYRIANA“, film i dyte i regjizorit Stephen Gaghan (skenarist i filmit kult te Soderbegh-ut “Trafic“), gjithsesi eshte film më pak Hollywood-jan se shume syresh te tjerë. Dhe filmi më multi-gjuhësh qe mund te jete realizuar ndonjehere nga ndonje kompani hollywood-iane (ne film flitet anglisht, frengjisht, arabisht, farsi (Iran)…).

Syriana eshte emri me te cilin CIA quan nje Lindje te Mesme te konfiguruar sipas pikeveshtrimit te tyre, pra nje Lindje te Mesme te demokratizuar… etj etj).

Nje film koral (me shume personazhe kryesorë), ne formën e nje puzzle (me shume tema njeherësh dhe qe lidhen mes tyre (xhiruar ne tre kontinente te ndryshme, nga Gjeneva ne Dubai) por qe çuditerisht ja dalin mbanë, pa shume zhurmë, pa sforcime, pa teatralizëm te panevojshëm te percjellin “ate qe do te thote autori” (jo une, kuptohet, por Stephen Gaghan-i : Regjizori trajton temen e problemit te naftës se Vendeve te Lindjes se Mesme dhe raportet e tyre me USA dhe me sa duket, ka dashur te thote se jetojme nje epokë komplekse, globalizmi, ku eshte e veshtire te ndash te mirët nga te këqinjte, ku pakkush eshte veçse i mire apo veçse i keq.

Edhe mund te thuhet, por edhe mund te mos thuhet se filmi kish paragjykime. Të pakten moralizues nuk duket se eshte. Për te qene te sinqerte, qofte “Munich“, qofte “Syriana“, jane filma te majtë, pra si te thuash, pro-demokratë (pra, anti republikanë, pra anti Bush, ne nje farë menyre).

Posted on 10th March 2009
Under: USA, Clooney | No Comments »

GOOD NIGHT, AND GOOD LUCK

“GOOD NIGHT, AND GOOD LUCK” eshte filmi i dyte i George Clooney si regjizor (filmi i tij i pare si regjizor eshte “Confessions of a Dangerous Mind” (2002).

“Good night, and good luck” ai e prezantoi ne festivalin e fundit te filmit ne Venecia (Mostra di Venezia) prej nga dhe u kthye me çmimin e aktorit me te mire ( per David Strathain) dhe çmimin e skenarit me te mire.

Filmi rrefen historine vertete te Edward Murrow-t, prezantuesit te kanalite televiziv amerikan CBC ne vitet 1950-1955, dhe kontributin qe ai dha ne ato vite per rrëzimin e senatorit ultra konservator Joseph McCarthy, qe kryesonte asokohe nje komision te tmerrshëm ndaj te gjithe atyre qe supozoheshin te kishin ide komuniste.

Mu duk se pashë nje film elegant, i gjithi ne bardhë e zi, qe integron brenda vetes ne menyre natyrale imazhet televizive (po ashtu bardhe e zi) te asokohe te senatorit te tmerrshëm McCarthy. Nje faqe e errët, po aq bardhe e zi sa dhe filmi, e Historise se Shteteve te Bashkuara…

U bene disa vjet qe George Clooney, bashke me shokun e tij Steven Soderbergh kane krijuar kompanine e tyre te productionit (SECTION EIGHT), keshtu qe filmi spikat per lirinë e tij, inteligjencen, ekzigjencen kinematografike.

George Clooney konfirmon definitivisht se eshte nje regjizor po aq interesant sa dhe eshte aktor i talentuar, per me teper qe gjithe skenari eshte shkruar nga ai vete.

web-site i filmit: http://www.goodnightandgoodluck-lefilm.com/

Posted on 9th March 2009
Under: USA, Clooney | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)