“Bellamy” - film francez nga Claude Chabrol
Qënka viti i surprizave ky, per mua: më vika nga s’e pritkam!
Claude Chabrol-it kisha vite qe nuk i pelqeja vertet ndonje film. Me perjashtim te dy-tre filmave te vjeter te periudhes se “Nouvelle vague”, mua me dukej se plakushi kish vite qe tallte prapanicen me spektatorin…
Si duket, i kish ardhur ne maje te hundes dhe atij vete, dhe kesaj rradhe kish bere nje film vertet te mire ! Dhe me ne fund, nje aktor i hatashem si Gerard Depardieu, ne nje rol qe i shkon si kemisha trupit!!
Jo vetem qe filmi eshte sa per sy e faqe thriller-policesk, por dhe vete qellimi i filmit eshte i tille: çdo histori fsheh doemos nje tjeter, qe syri e ka te pamundur ta kape “me te parën here”.
Perveç dublimit te “historive”, duhet thene qe, ne fakt, behet fjale per nje film te madh (vertet te madh) mental, ku kjo e fundit merr nje vend shume me te rendesishem se sa “realja”. Edhe pse ne rrethana gati groteske, fotoja e meposhtme e konfirmon: dy pesonazhet jane vendosur si me qene tek psikanalisti (nderkohe qe behet fjale per nje komisar policie dhe nje kriminel, ne nje dhome ordinere hoteli!!):

Dhe gje, qe nuk e kisha pare ndonjehere tek Chabrol: kesaj rradhe arrin te filmoje boshllekun, zbrazetine (a thua se ishte frymezuar nga filmat e Hong sang-soo, qe me erdhen me shume se nje here, ne mendje, gjate shikimit te filmit).
Posted on 22nd March 2009
Under: France, Chabrol | No Comments »