Archive for the 'Ceylan' Category

“Bir zamanlar Anadolu’da” (”Na ishte nje here ne Anadoll”)- film turk me regji të Nuri Bilge Ceylan


Ky ne foto eshte Nuriu, pra Nuri Bilge Ceylan, sot per sot regjizori me i njohur indipendent turk.
Para 10 a 15 vitesh, ne Turqi askush nuk e njihte Nuriun. Vetem kur fitoi ne 2003 “çmimin e madh” ne festivalin e filmit ne Kanë, qe nga ajo kohe e ne vazhdim, turqit filluan te flasin per të, per me teper qe Nuriu ka marre nje zanat te dyte, perveç atij te regjizorit : sa here ben nje film, e çon ne Kanë, dhe atje merr me patjeter nje çmim ! Me patjeter ! Keshtu qe une ve bast se heren e ardhshme Nuriu do fitoje Palmen e Arte.******************************Fotograf ne rinine e tij, inxhinier per nga dipllomimi, sot regjizor per nga profesioni (dhe jo vetem regjizor : ne filmat e tij, ai eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe producent), Nuriu e pat filluar karrieren e tij kinematografike ne 1998 me “Kasaba”, film kontemplativ, meditativ, por pothuaj nje kopje e “Pasqyres” se Tarkovskit, regjizor per te cilin Nuriu bën bé e rrufé !Pastaj, ne 2001 del filmi i dyte i Nurit, “Retë e Majit” (Mayıs Sıkıntısı), diçka më i mire se “Kasaba”-ja, por prap se prap, film i mbajtur peng nga dashuria e pamatë e regjizorit gjithmone per rusin Tarkovsk !

Edhe ne kete film, vazhdon i njejti princip : sapo nje personazh kthen koken prapa, hop! regjizori vendos nje plan filmik te natyres. Njesoj si tek ‘Pasqyra’ e Tarkovskit. Po ashtu, ne film vazhdon te ndihet rëndshëm influenca e Antonionit (dhe thone pastaj se Godard-i ja fut kot kur thote : “Sot, gjithe regjizoret autoriale bejne veçse Antonionizëm. Po pse nuk bejne, per shembull, Paraxhanovizëm, xhanëm ??!).

Pas dy vitesh, pra ne 2003, dhe pastaj ne 2006-en, dalin filmi i trete e i katert i regjizorit : “UZAK” (Larg) dhe “Climates“. Filma te mire, shume te mire biles ! Me ne fund, Nuriu fillon t’i largohet obsesionit te tij tarkovsko-antonionian : te dy filmat qendrojne ne kembe me forcat e veta dhe te dy jane nga filmat e mi te preferuar te ketyre viteve te fundit !
Perpara dy vitesh, doli filmi i gjashte i Nuriut, “Uç maymun” (3 majmunët), kemi folur per te ketu. Filmi nuk me kish pelqy : regjizori, nese u shkeput me mundim nga idhujt e tij kinematografike (te cilet i imitonte deri ne dhimbje!) per të bërë dy filma te mire (”Uzak” dhe “Climates”), me “3 majmunët” filloi te bjere ne autoparodi, duke mos imituar më Tarkovskin apo Antonionin, por… vetveten. Megjithate, edhe me “3 majmunët”, prap mori Cmimin e Madh ne Kanë !

Vijme tani tek filmi i tij i fundit, “Bir zamanlar Anadolu’da” (Na ishte ç’na ishte nje here në Anadoll), qe pashe mbreme i cili sigurisht, edhe kete here, fitoi kete vit ne Kane “Cmimin e madh te Jurise” !
Por nuk eshte ky problemi, çmimet vene e vijne, dhe ne vlere absolute, nuk kane piken e rendesise : kete regjizori e di fort mire.

Ne fakt, filmi nuk eshte i keq. Tashme Nuriu eshte rritur e pjekur(kinematografikisht), filmi qendron ne kembe per bukuri me kembet e veta dhe per me teper, nuk mbetet ne kuader te nje fotoje te bukur, fotozhenike, siç ishin filmat e pare te tij. Perkundrazi, Nuri Bilge Ceylan vertet di te realizoje skena te mirefillta filmike. Ose, qe te jem më i qarte : ne vitet ‘60, ata te “Vages se re” (Nouvelle vague) franceze thonin me shume te drejte qe : “që nje film (fiksion) te jete i mire, duhet qe ‘dokumentari’ qe fshihet në të, të jetë i mirë” Dhe ne fakt, tek “Na ishte nje here ne Andadoll”, dokumentari qe fsheh fiksioni brenda vetvetes eshte i mire, fort i mire biles ! Skenat jane te realizuara, gjithshka qarkullon e funskionon , shkurt dramaturgjia eshte e levdueshme (kjo puna e ‘dokumentarit’ qe fsheh nje fiksion, mu kujtua para pak ditesh, kur rastesisht po shihja ne youtube nje fragment nga “Zonja nga Qyteti”, film shqiptar i viteve ‘70. Po mendoja me vete : te pakten, regjizoret shqiptare te periudhes se kamunizmit dinin te benin kinematografi : per shembull, dokumentari qe fsheh ne vetvete skena e meposhtme, eshte shume i mire : pozicionimi i aktoreve eshte perfekt, dramaturgjia eshte fluide, gjithshka qarkullon, leviz, dhe per pasoje, skena eshte bindese kinematografikisht : humori funskionon !)

//
YouTube - Zonja Nga Qyteti, Koci Do Nuse.

Kjo duhet te kete qene arsyeja pse nje film si per shembull “Apollonide” nuk më pat pelqy, pikerisht per shkak te mungeses se ‘dokumentarit’, ne gjirin e fiksionit. Ose me sakte : “dokumentari” qe “Apollonide” fshihte ne gjirin e tij, ishte i keq, ishte i kompozuar nga tabllo te vdekura, pa jete, tablo te keqija pikturale, dhe si rezultat edhe vete filmi ishte i keq.

Tani ti rikthehemi filmit tone, pra “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” : po thosha se filmi eshte i kompozuar nga skena te verteta kinematografike, gjithshka funskionon ne brende si te filmit etj etj. Ok deri ketu.
E megjithate, une kam nje problem me të : in fine, “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” te jep ndjesinë e te qënit një remake i … “Stalker”-it, te famshmit film te Tarkovskit ! Vete struktura e filmit i ngjan tmerresisht asaj te “Stalkerit” : ai fillon nje nje qyteze te vogel, vazhdon me nje udhetim te gjaaaaate fizik e mental “gjetiu“, per te perfunduar aty ky fillon (ne qytezen e vogel). C’eshte me e tmerrshmja eshte fakti qe, duke e ditur gati permendesh nje film si ‘Stalker’, gjithe kohen qe shihja filmin turk me rrinte mendja atje !! Dhe me duket se Nuri Bilge Ceylan, me filmin e tij, më shume sesa i ben homazh atij te Tarkovskit, e kopjon ate ! Te pakten, struktura e tij eshte kopje flagrante e ‘Stalkerit’ !
Nuk di… . E kam veshtire ta heq nga mendja kete mendim. Dhe qe ma zvetenon jo pak pershtypjen pergjithesisht te mire qe me là filmi…

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?gl=FR&v=kYk2kJljBjA

Sa per notën, po tregohem i moderuar (nuk ështe hera e pare, po hë !  ) :
6.8

ps: duke kerkuar per fotot e filmit, rashë mbi kete ku duken 3 nga heronjte e filmit. Dhe automatikisht mu kujtua treshja e famshme tek ‘Stalker’ … !

Posted on 28th November 2011
Under: Thriller, Cannes, Turqi, Ceylan | 7 Comments »

“Uç maymun” (TRE MAJMUNËT) - film turk nga Nuri Bilge Ceylan

Keshtu e kane filmat : disa regjizore qe ndofta s’para i kemi per zemer, na habisin nganjehere per mire, te tjere qe i duam fort, ndonjehere edhe na zhgenjejne…

Turku Nuri kesaj rradhe hyn tek keta te fundit : “Uç (3) majmunët” e tij eshte per fat te keq goxha larg nga magjia e filmave te tij te meparshem: “Uzak“, “Klimat“… etj etj.

Kuptohet, Nuri Bilge Ceylan eshte kineast qe di se si dhe ç’fare ben, por kesaj rradhe ka rene ne auto-parodi (duke perseritur veten deri ne majmunllek). “TRE MAJMUNET” ka nje merite te padiskutueshme: skenari eshte fort i mire, historia eshte më se interesante dhe fundi i filmit eshte exellent ! Por… mizaskena e zgjedhur, duket se nuk eshte ajo qe do te duhej. Shpesh skenat e filmit jane pozante, te renda, mbushur me referenca te stër-nenvizuara (Tarkovski, Tarkovski, Tarkovski…). Imazhi filmik shpesh tingëllon fallco, i sforcuar, keshtu qe trajtimi estetik kthehet ne qellim ne vetvete. Le pastaj ngjyra mustardë e filmit, qe te kujton ato te viteve ‘80 (e qe nuk i dua hiç…).
Motiviet e “Tre majmunve” jane genjeshtra, xhelozia, arroganca e pushtetit. E gjitha kjo per te na folur mbi kondicionimin njerezor (human condition), per te cilin, ndofta nuk kish nevoje perdorimi i nje estetike kaq te sforcuar…

ps: ka nje skene vertet te mire: kontakti ne krevat i gruas me te shoqin qe kthehet nga burgu. Zgjat vetem 5 minuta. Aty rigjeta edhe njehere doren dhe mendjen e regjizorit turk, qe me kujtoi te mrekullueshmin “Klimat”. Eshte e vetmja skene qe mund ti shpetosh filmit gati dy oresh…

Posted on 22nd March 2009
Under: Turqi, Ceylan | No Comments »

“CLIMATES” - film turk nga Nuri Bilge Ceylan

Me i talentuari i regjizorve aktuale turq, Nuri Bilge Ceylan, autori i filmit te mrekullueshem “Uzak” (”Larg”), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë ne 2003, prezantoi vjet ne festivalin e Kanes filmin e tij te ri, “Climates” (”Iklimler” -ne turqisht, “Klimat” ne shqip) qe shfaqet aktualisht ne kinema ne France.

Ne qender te “CLIMATES” eshte nje çift: Isa dhe Bahar. Fare prane divorcit. Qe perpiqen te rigjenerojne lumturine mes tyre. Por qe jane te vetedijshem se njeriun e bejne te lumtur gjera krejt te vogla e te thjeshta, sikunder e bejne fatkeq gjera po aq te vogla e te thjeshta. Dhe regjizori arrin t’i filmoje te gjitha keto…

Magnifique!

Web-site i filmit: http://www.nuribilgeceylan.com/

http://www.nbcfilm.com/home.html

trailer: http://www.zeitgeistfilms.com/displa…&extension=mov

ose: http://www.apple.com/trailers/independent/climates/

Regjizori Bilge Ceylan filmon fundin e nje mardhenieje. Klimat jane nje alegori per te thene qe fundi i nje relacioni kalon permes klimash te ndryshme, here ben ngrohte, here ftohte, per tu ftohur perfundimisht…

Ka dhe nje skene qe me beri pershtypje. Eshte po aty nga fundi, ku te ka pelqyer de ty. Behari shkon me ne fund ne dhomen e hotelit te ish te dashurit (burrit ??) te saj dhe ne fakt… e ze gjumi! Pra gjithshka ka mbaruar….

Por dhe kur thua se vete karakteret (personazhet) nuk jane te sigurt ne ato qe thone, ke shume te drejte. Nga fundi, ne nje moment, te dy e marrin fjalen per te thene dicka, dhe… nuk arrijne te nxjerrin fjaline nga goja… Dhe perfundimisht nuk flasin…

Per ta mbyllur me “Climates“, duhet me pas parasysh qe filmi eshte i xhiruar i gjithi ne HD (Hight definition) pra me camera dixhitale, dhe prap se prap, ka po aq magji kinematografike sa nje film i xhiruar ne kamera filmi artistik. Mjeshteri e madhe ne xhirim!! Plane te mahnitshme (sidomos plani fiks gati 10 minutesh i kacafytjes se Isait dhe dashnores se tij ). Por qe nuk bie ne manierizem, ne snobizem (flas gjithmone per menyren e te filmuarit).

Posted on 12th March 2009
Under: Turqi, Ceylan | 1 Comment »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)