“LIZA NE BOTËN E CUDIRAVE” - film amerikan me regji të Tim Burton
C’eshte interesante me historine e kinemase, eshte fakti qe, sa here qe teknika filmike shpik diçka e re, aq here kinematografia i kthehet origjinës te saj, asaj se ç’eshte : art, magji, magjepsje.
Keshtu, ne vitet e para te shek XX-te, kur filmat nuk ishin veçse nje argetim popullor neper Kënde Lojrash apo salla lojrash fati, u desh qe Griffith te realizojne filmat e tij te mrekullueshem, që kinematografia te quhej art ! (me prapashtesen ‘i shtatë’ !).
Po ashtu edhe me futjen e zërit ne kinema : cilesia e filmave te Chaplin-it beri te mundur marrjen seriozisht ne konsideratë te zerit dhe triumfin definitiv te filmave me zë.
Ne fillim te viteve ‘50-te, futja e CinemaScope (perdorimi i objektivit deformues), shikohej me shumë skepticizëm nga kinofilët e atyre viteve (njesoj si sot me 3D !!) dhe u desh i mrekullueshmi “Rebel Without a Cause” i Nicolas Ray-t (me James Dean) qe CinemaScope te konsiderohej si hap cilesor ne kinema.
Po e njejta gje ka ndodhur ne vitet 2000 edhe me perdorimin e kamerës DV : pasi u perdor ne jo pak filma ne fund te viteve ‘90-te, vetem krijimi i nje vepre si “Ne dhomen e Vandes” (NO QUARTO DA VANDA) e Pedro Costa-s mundi ti bindë regjizorët e fillimit te ketij shekulli se perdorimi i kameres DV nuk kish aspak pse te shihej me nenvletesim, ne raport me kameren klasike te kinemase. Perkundrazi !
°°°°
Dalja neper ekranet e kinemase e “Lizës ne boten e çudirave” koinçidon ne nje moment kur 3D e ka fituar tashme bastin komercial (permes “Avatar”). Mbetej konfirmimi i vlerave artistike te 3D, permes nje filmi cilesor, permes nje kryevepre : keshtu, 3D do te mund ta kalonte stadin e nje “dispozitivi te veçante”, te nje “kurioziteti”, te nje “argëtimi”, per tu marre, më ne fund, seriozisht ne konsideratë.
“Liza” e Tim Burton-it, teorikisht, i kishte te gjitha shancet per ta kryer kete mision (dhe te kthehej ne filmin e vertete artistik ne 3D !), pasi plotesonte dy kushte qe nuk i plotesonte “Avatar”-i i James Cameron-it : se pari, “Liza”, ne ndryshim nga “Avatar”, eshte nje histori e perjetshme, klasike, qe nuk plaket kurre, eshte adoptimi i nje romani te pavdekshem nga literatura angleze; dhe kushti i dyte ishte emri i regjizorit, Tim Burton, talent i pa diskutueshem, ndofta regjizori më kreativ dhe guximtar hollywoodian i ketyre 20 viteve te fundit. Pra “Liza ne boten e çudirave” fare mire mund te ishte pasqyra, te cilen imazhi 3 Dimensional do te mund ta depertonte, “Liza” mund te ish pasqyra permes se ciles ky imazh mund te reflektonte pjekurine e tij kinematografike !
Per fat te keq, vajza bjonde e Tim Bortonit duket se ka ngecur midis pemes dhe kores se pemes : Magjia nuk funksionon…
Pse ??
Pa dyshim, per shkak te Walt Disney-it, kompanise qe ka prodhuar filmin 200 miljonësh (me i shtrenjti i relaizuar ndonjehere nga Tim Burton !), dhe jo rastesisht, më pak Burtoniani i filmave te tij : s’ka më eksentricitet, ka vetem… packaging.
Ne fakt, per fat te keq, jemi vite drite larg efekteve te brishta te “Beetlejuice”, dhe po aq larg nga “ndrojtja” (prudery) e regjizorit, ne raport me imazhet e sintezes tek “Mars Attacks”. Siç e thash mê lart, gjithshka eshte packaging…
Por ka dhe nje problem teknik: “Liza ne Boten e çudirave” eshte xhiruar me kamera 2D, dhe vetem pastaj eshte bere volumizimi i imazheve, duke e kthyer filmin ne 3D. Pra volumet, jane shtuar veçse pas xhirimit te tij, gje qe krijon nje ekzagjerim te efekteve. Psh te pyllit : secilia pemë, kthehet gati-gati ne sferë; po ashtu, koka e Mbretereshes se Kuqe, aq e ekzagjeruar dhe qesharake, sa biles provokon habine e Kapuçonit (Johnny Depp) : «This orb ! This heroic globe !»
Ndihet keshtu, gjithe kohen, ndarja midis volumeve, sa qe mua mu duk se po shihja nje glob kristali nga ata te mbushur me leng, e ku ka objekte brenda (si ne foto, majtas) :
Pra ne nje fare menyre, eshte evidente qe Walt Disney e ka detyruar Tim Burton-in te mjaftohet me volumizimin e filmit te dikurshem vizatimor “Liza ne bote e çudirave”, sepse edhe ndryshimi i skenarit (Liza ne film ka tashmë 18 vjeç, pra nuk eshte kalamà), eshte veçse sa per te na hedhur hi syve. E meqe 3 Dimensionalitetin ta ofrojne gjyslyket 3D, regjizori duket sikur nuk eshte lodhur te “gerrmoje” ne brendesi te imazhit, por mjaftohet me ç’thash me lart : volumizim te atyre imazheve në 2D qe Burton ka pas ne koke… dhe kaq. Per te mberritur kulmin me pertacine e finales, ku te miret triumfojne mbi te keqinjte.
Marketing, skenar, koherence.
Dmth monotoni…
Merzi…
Dhe humbja e nje shanci per tu kthyer ne THE Movie of 3D !
gjynah…
5.0
Posted on 8th April 2010
Under: USA, Burton | No Comments »
Mbreme pashe filmin e ri gotiko-barok te Tim Burton-it. Film qe shfaqet aktualisht njekohesisht ne USA dhe Europe.