Archive for the 'Ang Lee' Category

π !

“Life of Pi” - film amerikan me regji te Ang Lee

Vetem kur dola nga kinemaja e mora vesh se tigri qe kisha pare ne 3D pergjate 2 oresh kish qene… tiger dixhital ! Nderkohe qe, ose e kisha menduar prej verteti, ose nuk e kisha pyetur fort veten per kete gje

Por kjo eshte shenje e mire, pasi provon se per nga efektet teknike, filmi eshte vertet i arrire. Biles dhe 3D, eshte ndofta hera e pare (per nje film amerikan) qe mu duk se ishte perdorur ne menyre organike, pra ne funskion te mizaskenes se filmit, te narracionin te tij. Sigurisht sigurisht, nganjehere ka ndonje budallallek 3D te tipit ‘ndryshim i lenteve (focals) per te orientuar shikimin e spektatorit’, ose ndonje skene banale ku nje pirun merr vlera dramatikisht gjigandeske per hiçgje ! Por hajt mo, ca proçkulla po ja falim

Shkurt, “Life of Pi” per mua ishte nje surprize per mire : ne fakt, nuk behet fjale fare (po fare amà) per nje ‘film-per-femije’, dhe kjo fale kompleksitetit te tij dhe sidomos karakterit te tij monochord (nderkohe qe, shumica e prodhimeve hollywoodiane, jane shpesh nje perzierje e disa regjistrave regjizoriale, vetem e vetem se “mos na merzitet spektatori” e qe u jep atyre nje aspekt prej video-clipi qe me shume eksiton, sesa intrigon shqisat). Nje nga pasojat e monochorditetit te levdueshem te “Life of Pi” duhet te shpjegoje faktin se jo pak spektatore dolen nga salla pergjate shfaqjes se tij : me siguri ata prisnin nje film argetues-femijeror, te tipit kartolinë postale, siç propozon rrejshem posteri i filmit. Por per fat, jo vetë filmi !

Sigurisht, regjizor i tij nuk eshte dokushdo, eshte Ang Lee, regjizor i “Brokebuck mountain“, “Lust, Caution“, “Hulk” (atij te 2003-shit), “Crouching Tiger, Hidden Dragon”. Por duke patur parasysh se adaptimi i romanit me te njejtin titull ekzistonte si projekt prej dhjetra vjetesh, ekzistonte frika qe Ang Lee te kish aplikuar thjesht kerkesat e hollywoodit dhe kaq. Po jo ! Per fatin tone, regjizori zgjedhon (siç zgjedhohet nje folje) nje estetike surealiste me nje tjeter hiper-realiste ! Biles bukuria e tigrit me beri te kujtoj nje tablo te Salvadore Dalise :

  Dy fjale per historine e filmit : pas nje femijerie te kaluar ne Pondicherry, indiani 17 vjeçar Pi Patel niset me prinderit e tij per ne Kanada, per te filluar nje jete te re. Anija e udhetimit permbytet dhe heroi yne gjendet i vetem ne nje varke-shpetimi. Ose me mire, pothuaj i vetem, por jo i vetem fare-fare : Richard Parker, tigri i kopeshtit zooligjik te te jatit (qe po ashtu po transferohej per ne Kanada), ndodhet… ne varke ! Instikti i mbijeteses i ben dy heronjte te perjetojne nje odisé jo banale.

nota : 2.5 x = 2.5 x 3.14 = 7.7

trailer i filmit :  http://www.youtube.com/watch?v=mZEZ35Fhvuc

Posted on 25th December 2012
Under: Ang Lee, USA | No Comments »

“Lust, Caution” film amerikano-tajvanez nga Ang Lee

Ang Lee, i famshmi regjizor kinez i “BROKEBACK MOUNTAIN”, pas rreth 6-7 vitesh pune ne Hollywood si regjizor, i eshte kthyer vendlindjes se tij, ku ka xhiruar filmin e tij te fundit “Lust, Caution” (”Lluks, Kujdes, Vëmendje”), me te cilin fitoi vjet Luanin e Arte ne Festivalin e Filmit ne Venecia.

Filmin e pashe sonte; nuk di nese ka dale ne USA, por besoj se nuk ka dale akoma, pasi po lexoja se per Oscar, filmi ka mundesi te mos jete ne liste, pasi konsiderohet me se shumti si prodhim Kino-tajvanez se sa amerikan.

Para dy vitesh, hollandezi Paul Verhoeven, pasi punoi per vite ne Hollywood (dhe realizoi, midis te tjerash “Starship troopers” ose “Basic Instinct“), u kthye ne vendlindje, Hollande, dhe beri nje kryeveper : “Black Book“.
Te njejten gje ka bere dhe tajvanezi Ang Lee : pas realizimit te disa filmave per kompanite hollywoodiane, i kthehet Kines dhe realizon “Lust, Caution“. Dhe ndodh i njejti fenomen si me Verhoeven-in : NJE MREKULLI!

Lust, Caution” eshte nje film qe s’ke nevoje te lexosh fare perkthimin, qe s’ke nevoje te besh kujdes per intrigen e filmit. Gjithshka flet vete permes imazheve, filmuar gjithe art!
Cuditerisht, historia eshte e ngjashme me ate te “Black book”, pra infiltrimi i nje femre te re tek nje pushtetar kinez, pro-japonez, ne kohen e Luftes se II boterore (kur Kinen e kish pushtuar Japonia). Kaq per intrigen. Gjtishka pastaj eshte kryeveper : Ang Lee eshte perfundimisht nje regjizor i madh!! BRAVO!

Posted on 13th March 2009
Under: Ang Lee, USA, Tajvan | No Comments »

“BROKEBACK MOUTAIN” - film amerikan nga Ang Lee

“Brokeback mountain” fitues i katër “GOLDEN GOLBE”-eve (filmi me i mire i vitit, regjizori me i mire… etj) dhe fitues i Luanit te ARTE ne “Mostra di Venezia” 2005 (festivali i filmit ne Venecia).

Filmi i vendos ngjarjet ne fillim te viteve ‘60 dhe rrefen historine e dy cow-boy (dy djem barinj) qe kullosin bagetine e tyre ne malin Brokeback, ne shtetin Wyoming. Miqesia e tyre (rolet e dy cow-boy-ve luhen ne menyre te persosur nga Heath Ledger & Jake Gyllenhaal) transformohet ne diçka idilike qe merr formen e dashurise. Pas kthimit te bagetive nga bjeshkët, te dy djemtë martohen, njeri ne Wyoming me Almën, te fejuaren e tij (luajtur nga Michelle Williams) dhe tjetri, ne Texas, nga dhe eshte me origjinë, por gjithnje duke ruajtur kontaktin me njeri-tjtrin dhe sekretin e dashurise se tyre. Ky eshte vetem fillimi i filmit i cili vazhdon te tregoje kete histori dashurie deri ne fillim te viteve ‘80 (pra, nje film qe shtrihet në gati 20 vite jetë).

Shtypi (kritika), perveç fjalëve shume te mira per filmin, shpesh i ka rene shkurt dhe e ka konsideruar si nje histori homoseksualësh, pra nje “gay cow-boy movie”. Eshte e vertete qe filmi rrefen historine e dashurise se dy djemve, por merita e regjizorit eshte pikerisht fakti se ka mundur te rrefeje nje histori humane dashurie ku nuk ka asnje rendesi fakti nese dy personat jane nje djale e nje vajze apo dy djem. Magjia e filmit qendron pikerisht në atë qe nuk bie ne cliché dhe shabllone te gatshme gay por me nje force magjepse do te na thote : “Love Is A Power Of Nature” (dashuria eshte nje forcë e natyrës).

“Brokeback mountain” eshte film emancipues ne sensin qe na provon se homofobia eshte thjesht papjekuri emocionale.
Padyshim, filmi më i mundshëm per te fituar Oscar ne mars te ketij viti.

web-site i filmit dhe TRAILER : www.brokebackmountain.com
ose : www.brokebackmountain-lefilm.com

dhe “making of movie”: http://65.36.225.227/images/brokeback-doc-hi.wmv

Posted on 11th March 2009
Under: Ang Lee, USA | 1 Comment »

“BROKEBACK MOUTAIN” - film amerikan nga Ang Lee

Dje pashe “Brokeback mountain” fituesin e katër “GOLDEN GOLBE”-eve (filmi me i mire i vitit, regjizori me i mire… etj) dhe fitues i Luanit te ARTE ne “Mostra di Venezia” 2005 (festivali i filmit ne Venecia).

Filmi i vendos ngjarjet ne fillim te viteve ‘60 dhe rrefen historine e dy cow-boy (dy djem barinj) qe kullosin bagetine e tyre ne malin Brokeback, ne shtetin Wyoming. Miqesia e tyre (rolet e dy cow-boy-ve luhen ne menyre te persosur nga Heath Ledger & Jake Gyllenhaal) transformohet ne diçka idilike qe merr formen e dashurise. Pas kthimit te bagetive nga bjeshkët, te dy djemtë martohen, njeri ne Wyoming me Almën, te fejuaren e tij (luajtur nga Michelle Williams) dhe tjetri, ne Texas, nga dhe eshte me origjinë, por gjithnje duke ruajtur kontaktin me njeri-tjtrin dhe sekretin e dashurise se tyre. Ky eshte vetem fillimi i filmit i cili vazhdon te tregoje kete histori dashurie deri ne fillim te viteve ‘80 (pra, nje film qe shtrihet në gati 20 vite jetë).

Shtypi (kritika), perveç fjalëve shume te mira per filmin, shpesh i ka rene shkurt dhe e ka konsideruar si nje histori homoseksualësh, pra nje “gay cow-boy movie”. Eshte e vertete qe filmi rrefen historine e dashurise se dy djemve, por merita e regjizorit eshte pikerisht fakti se ka mundur te rrefeje nje histori humane dashurie ku nuk ka asnje rendesi fakti nese dy personat jane nje djale e nje vajze apo dy djem. Magjia e filmit qendron pikerisht në atë qe nuk bie ne cliché dhe shabllone te gatshme gay por me nje force magjepse do te na thote : “Love Is A Power Of Nature” (dashuria eshte nje forcë e natyrës).

“Brokeback mountain” eshte nje film TEJET emancipues dhe eshte nje fat qe ai shfaqet ne te njejten kohe sa ne USA aq dhe ne vendet europiane. Padyshim, filmi më i mundshëm per te fituar Oscar ne mars te ketij viti.

web-site i filmit dhe TRAILER : www.brokebackmountain.com
ose : www.brokebackmountain-lefilm.com

dhe “making of movie”: http://65.36.225.227/images/brokeback-doc-hi.wmv

Posted on 9th March 2009
Under: Ang Lee, USA | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)