La piel que habito (Lëkura nën te cilen jetoj) -film spanjoll me regji te P.Almodovar
Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit “B movie“, rezultati mund te jete interesant (psh filmat “Kika”, “La Flor de mi Secreto”, “Carne Tremula”).
Por me kete film… jo. Gati-gati po, por… jo.
Ne pamje te pare, filmi ka elementet e nje “B movie” me thekse ekzagjeruese (jo ne sensin e keq te fjales) te nje Opere. Biles edhe fantastiko-shkencore. Ok, asgje e keqe ne kete mes. Por ne gjirin e seciles skene, filmi nuk permban pothuaj asnje delir ! Per fat te keq, më së shumti nje far’ heaviness, gjëje te rende ndihet ne film…
Mua me duket se Pedro Almodovar eshte kryesisht kineast pataud (pak i rende, pak rrotë, pak i lehtë … pak nga te gjitha keto) dhe historia e filmit (nje mjek qe… nuk po e them !) ka tmerresisht shume densitet, keshtu qe regjizori, me duket mua, nuk ja del mbanë. Do ja dilte, nepermjet ndonje levizjeje prej maestroje. Por kjo mungon…
Flash-backs-et jane te rende, peshojne nga nje ton secili. Ndersa kur kthehemi ne te tashmen (e historise), duket sikur ndodh ndonje habi e çuditshme. Filmi nuk dridhet (nga emocioni), por duket sikur “jep zgjidhje”, imponohet. Ose si ta them ndryshe : emoconi i vetem qe transmeton eshte i tipit : “oh, dakort”, ose “aaaaa, prandaaaaaj !”, si puna e nje nje miku fjaleshume qe nuk e ke taku prej kohesh dhe qe perpiqet te tregoje vitet e jetes se tij permes detajeve dhe ti pergjigjesh pas çdo detaji : “aaaaaa, e shef ti”, ose “eeeee, te kuptoj, te kujtoj”. Keshtu dhe filmi : detaje te pafundme, por nuk ndihet se ç’fare pasioni, ç’fare marrezie i “gerryen” personazhet e filmit (qe nuk jane te paket). Brumi eshte : jo pak gjera mund te beheshin me kete idene e lekures si maskë (titulli i filmit eshte “Lekura nen te cilen jetoj” !), idenë e brishtesise se mureve ndares midis Njeriut dhe Botes e plot e plot te tjera ide.
Mund te beheshin !
Por … jo, s’kish qene e thene… 
6.8
Posted on 30th August 2011
Under: Sci-Fi, Cannes, Spanje, Almodovar | No Comments »
