Archive for the 'Akin' Category

“Auf der anderen Seite” (”Ne anën tjeter”) - film gjerman nga Fatih Akin

Nje gje te mire ka kinematografia : konfirmon se nga shkojne rrjedhat e kohes. Dua te them qe, duke pare filmin “Ne anen tjeter” (fitues i çmimit te skenarit me te mire ne Festivalin e Kanes, 2007), bindesh qe rrjedhat e kohes aktuale, te pakten ne Europe, çojne per nga perzierjet e popujve dhe nacioneve. Konkretisht, eshte me se flagrante qe nese Fassbinder-i, regjizori i madh gjerman i viteve ‘70-80 do te kete nje dite nje trashegimtar te denje artistik ne vendin e tij, pra ne Gjermani, ai nuk do te jete më nje gjerman “puro”, por nje nje turko-gjerman. E kam fjalen per regjizorin e filmit ne fjale, e qe quhet Fatih Akin.

Fatih Akin, regjizor i ri tek te 40-tat, gjerman per nga nenshtetesia por i lindur nga prinder turq, eshe padyshim emri me i forte i kinematografise aktuale gjermane, por qe per te qene preçize, duhet thene: kinematoigrafi turko-gjermane. Pikerisht, kete perzierje, kete trazim personal, ai e shfaq ne menyre te mrekullueshme edhe tek filmi i fundit (”Ne anen tjeter” , ose “Auf der anderen Seite“, ose “De l’autre soté” ose “The edge of Heaven“) sikunder e kish shfaqur tashme 3 vjet me pare me filmin e tij “Head On“, fitues i atehershemi festivalit te Berlinit.

Ka nje rrjedhshmeri filmike te admirueshme ne film. Pjesa e pare (filmi ka 3 pjese ne vetvete), eshte totalisht Fassbinderiane dhe per mua eshte me e mrekullueshmja e gjithe filmit! Nga ana tjeter, Fatih Akin eshte nga te rrallet regjizore te sotem qe arrin te bashkoje ndjenjat dhe politiken (filmi zhvillon ngjarjet sa ne Gjermani, aq edhe ne Turqi) ne menyre kaq dinjitoze!

Gjithe e më mire Akin !

web-site i filmit: http://www.auf-der-anderen-seite.de/

 

Posted on 13th March 2009
Under: Gjermani, Akin | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)