Archive for the 'KINEASTE TE SHQUAR' Category

WONG KarWai

Wong KarWai (lindur ne 1958 - regjizor ne aktivitet) - HONG KONG -

Më i shquari i regjizorëve aktuale Hong-Kongezë ! Gjithesej veçse 8 filma ne rreth 20 vite karrierë (Wang KarWai shquhet per “manjakërinë” e tij ne kerkim te persosmërisë vizuale dhe vokale te filmave te tij) ku me te njohurit jane : “Chungking express” (1994), “Fallen angel” (1995), “Happy together” (1997), “In the mood for love” (2000) dhe filmi i tij i fundit “2046″, realizuar ne 2004.

Karakteristika kryesore e filmave te Wong KarWai-t eshte melankolia dhe sensi i jashtezakonshem poetik kinematografik.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Erich von STROHEIM

Erich von Stroheim (1885-1957) - USA

I lindur ne Austri, Erich von Stroheim emigron ne moshen 13 vjeçare ne USA dhe ne 1914 futet ne Hollywood, qe ishte asokohe ne fillmet e suksesit dhe punon per David Wark Griffith, babain e kinematografise amerikane, regjizorin e filmit te pare amerikan me metrazh te gjate “The birth of a nation”, si asistent.

Filmin e pare (pa zë) e realizon ne 1919 : “Blind husbands” dhe me vone, “Foolish wives” ne 1922.

Por ajo qe e karakterizon mbi te gjitha krijimtarine e tij eshte deshira e tij per te realizuar filma gjithe e më te shtrenjte, per te arritur kulmin me kryevepren e tij më të njohur : “GREED” (Les rapaces - ne frengjisht) qe eshte jo vetem nja nga filmat me te shtrenjte te historise se kinemase (400 mije $, ne 1925 !), por dhe nje nga filmat me te demtuar (negativi) : Nga 9 ore qe zgjaste ne fillim, ai perfundoi ne 2 ore e 30 minuta.
“Greed” eshte nje KRYEVEPER (master-piece) ne kuptimin me absolut te fjales : nje nga filmat më te medhenj natyraliste te gjithe kinematografise boterore, ai u xhirua teresisht ne ambjente natyrore, nderkohe qe askohe filmat xhiroheshin ne studiot e Hollywood-it.

Me lindjen e filmit me zë, Erich von Stroheim fillon karrieren e tij vetem si aktor, pasi producentët nuk pranonin ti ofronin xhirimin e filmave, per arsye te shtrenjtesise (kostos se larte) qe ai propozonte.

Vepra e Stroheim ben nje nderthurje te natyralizmit sordide me romantizmin e deshperuar. Edhe pse vetem 9 filma, vepra e tij i ka dhene jashte mase kinematografise.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Hou Hsiao HSIEN

Hou Hsiao Hsien (lindur ne 1947 - regjizor ne aktivitet) - TAJVAN -

Mê i madhi nder regjizoret aktualë tajvanezë !

Hous Hsao Hsien, perfaqesuesi më brilant i “nouvelle vague” (”rrymës se re”) te kinemase tajvaneze, ndofta eshte i vetmi regjizor aktual ne bote, filmat e te cilit arrijne te hipnotizojne spektatorin dhe te filmojne aromat e jetes, ne kuptimin më te vertete te fjalës.

Konsideruar si nje nga novatorët më të medhenj aktualë te mizaskenës (regjisë se nje filmi), filmat e tij, autentikë, tejet subtilë, anti-dramatikë, te sofistikuar dhe minimalistë ne te njejten kohë, në më të shumten e rasteve nuk mbeshteten ne ndonje histori dramatike por rrefejne nje atmosferë nga e cila buron edhe ideja dhe ngjarja e filmit.

Ne 1989, Hous Hsiao-hsien fiton luanin e Arte ne Mostra di Venezia me filmin e tij “City of Sadness” (”la cité des douleurs”) dhe filmat e tij jane prezantuar ne pothuaj te gjithe festivalet prestigjioze nderkombetare (Kanë, Venecia, Berlin).

Cdo film (gjithesej 17) i Hou Hsiao Hsien-it eshte nje film-atmosfere (aromë, hipnozë) i ndryshem nga te tjerët: ” Flowers of Shanghai” (”Les fleurs de Shanghai”) 1998 shpesh thirret film-opium per nga mundesia qe i ofron spektatorit te kete ndjenjën marramendese e te pirit hashish gjate gjithe filmit; “Millennium mambo” eshte nje film-techno ndersa “Three Times”, i fundit i tij prezantuar ne festivalin e Kanës 2005, eshte nje film-love.

Nder filmat e tjere te tij, permenden: “The Puppetmaster” (”Le maître de marionnettes”) 1993; “Good men, good women” (1995); “Goodbye south, goodbye” (1996), “Café Lumière” (2004).

ps: filmat e Hou Hsiao-hsien kerkojne nje angazhim moral nga spektatori : per te ndjere aromën e tyre, filmat duhen pare kryesisht ne kinema, nuk duhet te jesh i lodhur dhe ndalohet ngrënia e kokoshkave gjate filmit.

per me shume, ne frengjisht : http://membres.lycos.fr/travelavant/hou.htm dhe anglisht : http://www.culturevulture.net/Movies…siao-Hsien.htm

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Roman POLANSKI

Roman Polanski (lindur ne 1933 - regjizor ne aktivitet) - POLONI, ANGLI, FRANCE, USA -

Edhe pse femijerine e ka kaluar ne Poloni, Polanski ka lindur ne France.
Qe ne fillim te karrieres se tij polake (vitet ‘60) njohu suksesin : thrilleri horror “Repulsion” fiton Ariun e argjente ne Berlin, ne 1966 ndersa “Cul-de-sac“, nje vit me vone, ne te njejtin festival, fiton Ariun e Arte. Fama e menjehereshme e lejoi te emigroje ne Angli dhe USA.

Dy filma te tjere “Rosemary’s Baby” dhe “Chinatown“, qe i realizoi ne Amerike per studiot hollywoodiane, e bejne te njohur ne gjithe boten. Vazhdojne me pas “Tess” (1979) , filmi fantastiko-horror “The Ninth Gate”(1999) ndersa ne 2002 realizon “The pianist”, film qe fiton shume cmime (Palma e arte ne Kanë) dhe disa Oscar-e.

Duke i hyrë gjithe e me shume ne qejf filmat super-produksione, Polanski kete vit realizoi “Oliver Twist”. (2005).

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Hayao MIYAZAKI

Hayao Miyazaki (lindur ne 1941 - regjizor ne aktivitet) - JAPONI-

Perandori i filmit vizatimor japonez dhe nje nga autorët mê autentikë te artit te shtate !

Ne 2002-shin, per here te pare ne Historine e Kinematografise, nje film vizatimor fiton Ariun e Arte ne Festivalin e 52 te filmit ne Berlin: fjala ishte per “Chihiro” (aka “Spirited Away”, aka “Le voyage de Chihiro”). Qe nga ai moment, fama e Miyazaki-t i kalon caqet e Japonisë per t’u konsideruar si nje nga kineastët më interesante te njezete viteve te fundit.

Skenarist, dialogist, autor i vizatimeve te filmave te tij, piktor i dekoreve, producent i filmave te tij (ne 1985 ai krijon “Ghibli“, studion e tij personale), Miyazaki eshte nje regjizor më teper se i kompletuar dhe i gjithanshem.

Kapaciteti i punes se tij eshte kthyer ne diçka proverbiale dhe legjendare. Miyazaki flé veçse 4 ore natën dhe punon pa pushim pergjate 2 viteve te realizimit te filmit te tij vizatimor : Nje krijues-artist i llojit te Kubrick-ut !

I adhuruar nga kolegët e tij (nga amerikani Lasseter, autor i “Toy story”, nga Hong-Kongezi Tsui Hark, autor i “Time and Tide”), filmat e Miyazakit jane krejt e kunderta e Manga-ve, filmave vizatimore japoneze (te shquar per mesazhin e tyre shkaterrimtar).

Nder filmat më te njohur te Miyazakit shquhen:

“Laputa” (aka: ” Laputa: Castle in the Sky”, aka “Le château dans le ciel”) 1986
“Totoro” ( aka “My Neighbor Totoro”, aka “Mon voisin Totoro”) 1988
“Kiki” (aka ” Kiki’s Delivery Service”, aka “Kiki, la petite sorcière”) 1989
“Mononoke” (aka “Princess Mononoke”, aka “Princesse Mononoke”) 1997
“Chihiro” (aka “Spirited Away : Chihiro”, aka “Le Voyage de Chihiro”) 2001
“Howl’s Moving Castle” (aka “Le chateau ambulant”, aka “Keshtjella fluturuese”) 2004

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Brian de PALMA

Brian de Palma (lindur ne 1940 - regjizor ne aktivitet) - USA -

Poeti i dhunës ne kinematografi ! Shume i talentuar, 26 filma ne 35 vite karrierë, filmat e De Palma-s veçohen per fashinacionin e tyre ne raport me violencën, por edhe ne raport me hipnozen dhe paranormalen.

Nder filmat e tij më te mire : “Dressed to Kill” (1980), “Blow out” (1981), “Scarface” (1983), “Body double” (1984), “The Untouchables” (1987), “Raising Cain” (1992), “Carlito’s Way” (L’impasse ) (1993), “Mission: Impossible” (1996).

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Vittorio de SICA

Vittorio de Sica (1901 -1974) -ITALI-

Nje nga perfaqesuesit më kryesore te neo-realizmit italin te viteve te pas-luftes se dyte boterore ne Itali.

De Sica eshte shembulli më tipik i kalimit te nje regjizori nga kinematografia indipendente ne ate komericiale. Pak perpara se te vdiste, De Sica deklaronte: “Filmat e mi te mire (behet fjalë per ato te periudhes se neo-realizmit 1945-1960) i financova vetë, por nuk më sollën asnje fitim. Te keqinjt (ata pas 1960-s) më sollën fitim. Paraja ishte gërmadha ime”.

Filmat me te njohur te tij te periudhes neo-realiste jane: “Sciuscia” (1945), “Ladri di biciclette” (Hajdutë biçikletash) 1948, “Miracolo a Milano” (1951), “Umberto D” (1952), “La ciociara” (1960). 15 filmat e tjere te tij, te realizuar pas 1960-s nuk vlen te permenden…

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Douglas SIRK

Douglas Sirk (1900 - 1987) - USA-

Mbreti i melodramës !

Lindur ne Hamburg ne nje familje daneze, Hans Detlef Sierck (emri i tij i vertete),pasi realizon disa filma ne vitet ‘30 arrin te ikë nga Gjermania ne 1937 dhe vendoset perfundimisht ne USA.

Ne fillim te viteve ‘50 fillon dhe karriera e tij e plote, kryesisht per studion “Universal” ku dhe realizon melodramat e tij më te njohura si : “Magnificent obsession” (1954), “All that Heaven allows” (1955), “Written on the wind” (1955), “The Tarnished Angels” (1957), “A Time to love and a time to die”(1958), “Imitation of Life” (1959).

Ne melodramat e Sirk, te cilët NUK jane filma sentimentalë, fytyrat e personazheve jane te lëmuar, por krisja eshte e supozuar: lufta dhe triumfi (jo gjithmone !) i dashurise ndaj rregullave konvencionale te borgjezisë, pranimi i ngjyrës se lëkurës kunder racizmit, fitorja e lumturise kunder fatkeqesise nuk jane gjithmone te garantuara ne filmat e tij, por për Sirk, kauza nuk eshte e humbur dhe ja vlen gjithmone te luftosh.
Thelbi i melodramave te Sirk eshte lekundja e forte midis momenteve te lumtura dhe momenteve fatkeqë, prezantuar gjithmone nen hijen e kercenimit qe fatkeqesia mund te triumfojë ne çdo moment.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Raoul WALSH

Raoul Walsh (1887-1980) - USA -

Regjizori më prodhimtar i Historise se Kinematografise : 128 filma ne 40 vite karriere artistike !

Walsh eshte autori i filmave te tille si : “The Life of General Pancho Villa” (1914), “The Thief of Bagdad” (Hajduti i Bagdadit) 1924, “High Sierra” (La Grande évasion) 1941, “Pursued” (La vallée de la peur”) ne 1947 qe eshte dhe KRYEVEPRA E TIJ, “Colorado Territory” (1949), “Distant Drums” (1951), “Sea Devils” (1953), “Band of Angels” (1957), “The Naked and the Dead” (1958).

Dhuna, jeta, vdekja, jane temat e preferuara te Walsh qe mbetet nje nga rrëfimtarët më brilantë te kinemase amerikane te gjysmës se pare te shek. XX.
Per me teper ne anglisht : http://www.sensesofcinema.com/conten…/02/walsh.html

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Manoel de OLIVEIRA

Manoel de Oliveira (lindur në 1908 - regjizor ne aktivitet) - PORTUGALI -

Veterani i kinematografise portugeze, por dhe asaj boterore: më 11 dhjetor te ketij viti, de Oliveira mbush 97 vjeç, dhe … perpara dy muajsh, ai konkuroi ne Mostra di Venezia me filmin e tij te ri !. Thene ndryshe, De Oliveira jo vetem qe eshte regjizor ne aktivitet, por dhe eshte ne kulmin e tij !

Ne fillim te viteve ‘40 de Oliveira kish realizuar vetem dy filma dhe krijimtarine e tij u detyra ta nderpriste gjate diktatures se Salazarit ne Portugali (1932-1974).

Post-diktaura e gjen regjizorin ne moshën 66 vjeçare, nje moshë kur shume regjizore dalin ne pension. Por pikerisht ateherë ai i futet punes per te realizuar filmat e tij deri dhe ne këto momente qe shkruaj keto rradhë: plot 24 filma !!

Nder filmat më te njohur te tij jane: “Amor de Perdição” (aka “Doomed Love”, aka “Amour de perdition”) 1978, “Francisca” (1981), “Vale Abraão” (aka “Abraham Valley” , aka “Val Abraham”), kryevepra e tij ne 1993.

Ne 2001 realizon ne gjuhen frënge “Je rentre à la maison” (I Go Home) me te madhin Michel Piccoli, ne 2002 perlën e tij “O Princípio da Incerteza” (aka “The Uncertainty Principle” aka “Le Principe de l’incertitude”) .

Ne 2003 ” Um Filme Falado” (aka “A Talking Picture” aka “Un film parlé”) dhe perpara dy muajsh, kete vit, konkuroi ne Mostra di Venecia me filmin e tij te ri “Espelho Mágico” (”Pasqyra magjike”).

Filmat e 97 vjeçarit de Oliveira jane te mrekullueshëm. Kam patur fatin te shikoj disa nga krijimet e tij dhe ajo qe eshte më e habitshme eshte fakti se filmat e tij jane gjithë e më te arrirë me kalimin e moshes se tij te madhe !

EDHE 100 te tjere portugezit te pavdekshëm !

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Elia KAZAN

Elia Kazan (1909-2003) USA

Jeta dhe krijimtaria e Elia Kazan perbejne nje roman kompleks historik, politik e artistik tejet kontradiktor.

I lindur ne Turqi, grek per nga origjina (emri i vertete i tij ishte Elia Kazanjoglou), bashke me te atin emigron ne USA ne moshen 4 vjeçare.
E fillon krijimtarine e tij ne teater, per te vazhduar me kinematografine. Ne 1951 adopton ne film pjesen e njohur teatrale te dramaturgut me te madh amerikan te shek. XX Tennessee Williams “A Streetcar named Desire” (Un tramway nommé désir) duke u kthyer ne simbol te avangardes se re artistike amerikane.
Ne 1952 realizon “Viva Zapata” dhe ne 1954 “On the Waterfront” (Sur les quais) me te famshmin Marlon Brando.

Edhe pse thellesisht progresist dhe i majte per nga bindjet, eshte pikerisht Kazan ai qe denoncon regjizore komunsite, perpara komisionit te Joseph Mc Carthy. Frikacak? Anti-komunist? Egoist? (per te eleminuar konkurentët e tij) ? Ende sot enigma vazhdon, edhe pse gjithe jeten e tij Kazan u perpoq te justifkohej dhe te legjitimonte aktin e tij.

Nder filmat e tjere te njohur te tij jane “East of Eden” (me James Dean)-1955, “Splendor in the Grass” (1961), “America America” (1964), “The Arrangement” (1969), gjithesej 19 filma gjate gjithe karrieres se tij (por dhe shume pjese teatrale te vena ne skenë).

Ne fakt, historia e Elia Kazan eshte historia e nje njeriu qe nuk arriti asnjehere te behet bir (ne raport me babain e tij) por qe arrin te behet babai i pa-pohuar (per arsyen e më lartme) i nje brezi te tere regjizoresh, sidomos i Coppola-s dhe Scosese-s. Te dy keta te fundit vazhduan refleksionet e tij kinematografike mbi perdorimin e aktoreve, te emocioneve te tyre dhe te trupit te tyre fizik. Kazan zbuloi aktore te medhenj si Marlon Brando, James Dean apo Warren Beatty.

Coppola dhe Scorsese vazhduan rrugën e hapur nga Kazan per sa i perket ekuilibrit te holle midis dhunes dhe ndjenjave, midis dimensioneve epike dhe analizes. Filmat e tij nuk ishin filma zhanresh, por filma tematikë: racizmi dhe anti-semitizmi ishin qe ne fillim te vepres se tij temat kryesore.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

John CASSAVETES

John Cassavetes (1929 - 1989) - USA-

Shume i madhi Cassavetes !! Gjithesej vetëm 12 filma, por te gjithe, kryevepra filmike !

Aktor dhe regjizor me origjine greke, lindur ne 1929 ne NY, Cassavetes braktis qe ne fillimiet e tij kinematografike (1960) sistemin hollywoodian per te bere filma indipendente, ne rolin kryesor te te cileve luan gruaja e tij, aktorja e madhe Gena Rowlands. Për te realizuar financiarisht kete, ai vazhdoi ne te njejten kohe karrieren si aktor por dhe dramaturg, duke vene ne skene shume pjese teatrale.

“Faces” ne 1968, “Husbands” ne 1970 dhe mbi te gjitha “A woman under the influence “ (Une femme sous influence) ne 1974 e bejne te njohur per artin e tij te veçante. Vazhdon ne 1974 me “The Killing of a chinese bookie” (Meurtre d’un bookmaker chinois) , “Opening night” ne 1978 dhe “Gloria” ne 1980, me te cilin fiton Luanin e Artë ne Mostra di Venecia ne te njejtin vit. Kulmin e tij e arrin me “Love streams” per te cilin fiton Ariun e Arte ne festivalin e filmit ne Berlin, ne ‘84.

Edhe pse i semure, ne 1987 Cassavetes u perpoq te realizonte vazhdimin e filmit te tij “Gloria”, por vdes ne moshen 60 vjeçare. Filmin e realizoi i biri, Nick Cassavetes, dhjete vjet mê vone, nen titullin “She’s Delovely” (1997), bazuar ne skenarin e shkruajtur nga i ati.

Ne filmat e tij, Cassavetes filmoi personazhe margjinalë, qe shkonin kunder rrjedhes se jetes amerikane konformiste. Kamera e tij ishte gjithmone ne levizje dhe filmonte nga afër portretet dhe xhestet e personazheve.

Vepra autentike dhe tejet moderne e Cassavetes gjen sot gjithe e me shume admiratorë, sidomos pas vdekjes se tij te parakohshme.

p.s. per autorin e ketyre rradhëve, Cassavetes eshte nje nga 10 regjizoret e tij te preferuar, te te gjitha kohrave.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | 1 Comment »

Jean VIGO

Jean Vigo (1905-1934 ) - FRANCE -

Vetem 1 film (metrazh te gjate) dhe 3 metrazhe te shkurter ne 4 vite karrire: Jean Vigo vdiq ne moshën 29 vjeçare.

Jean Vigo [Zhan Vigo] ishte per kinematografinë boterore ajo qe ishte Migjeni per letersine shqipe, NJE METEOR, dhe kjo, permes filmit te tij te vetem “L’atalante”(1934), te cilin e perfundoi veçse pak dite perpara vdekjes dhe nuk mundi ta shihte.

“L’Atalante” (Atalanta) eshte nje shkeputje TOTALE me mënyrën e te filmuarit ne vitet ‘30, qe kryesisht karakterizohej nga narracioni dhe dramatizimi. Krejt ne te kundert me të, “L’Atalante” eshte nje film poetik i pabesueshem per ato vite, me nje lirizëm te pamatë, nje himn dashurie per jeten, pershkruar here pas here nga momente surrealiste. Dedramatizim, refuzim i psikologjizmave te shtirur, vendosja e theksit ne momente precize tek detaje tejet te vogla por intriguese dhe tek personazhe spontanë qe shfaqen po aq papritur sa dhe zhduken: asnje tjeter regjizor si ai nuk ka mundur te koncentroje aq shume dashuri ne nje çast te vetem filmik ! Art i Madh !!

Vdekja e tij e papritur padyshim ka qene nje nga tragjedite me te medha per kinematografine franceze por dhe ate boterore.

Mbas gjenialitetit shkencor te shpikesve e kinemasë, vëllezërve Lumière (vitet 1900), mbas Profesorit me te madh te Gjuhës filmike, David W.Grifftith (vitet 1910) mbas Universalistit Serguej Eisenstein (vitet 1920), mbas Kameramanit vital Dziga Vertov, mbas te Dëshperuarit violent Friedrich Murnau (vitet ‘30), pikerisht perpara lindjes se femijës-gjeni Orson Welles, Historia e Kinematografise ruan nje vend diskret per Jean Vigo-në, dashnorit rrebel te Artit te Shtate !

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Abbas KIAROSTAMI

Abbas Kiarostami (lindur ne 1940 - kineast ne aktivitet) - IRAN -

Ambasadori i kinematografise aktuale iraniane ne bote dhe nje nga mjeshtrit e medhej më novatorë te fundshekullit XX.

Falë suksesit te filmit te tij “Khaneh-ye dust kojast?” (aka “Where is the Friend’s Home?” aka “Où est la maison de mon ami?”) ne vitin 1987 neper Europë, kinematografia iraniane fillon te bëhet e njohur ne bote. Dhe gjithmone falë filmave te Kiarostamit, kjo kinematografi ka arritur kulmet e suksesit ne keto 20 vitet e fundit: ne 1997, Kiarostami fiton Palmën e Artë ne Festivalin e Kanës me filmin e tij te mrekullueshëm “Tam-e Gilas” (aka “The Taste of Cherry” aka “Le Goût de la cerise”, aka “Shija e qershisë”) dhe dy vjet me vone, ne 1999, Cmimin e Madh te Jurise ne festivalin e Venecias me “Baad Mara Khahad Bord” (aka “The Wind Will Carry Us” aka “Le Vent nous emportera”, aka “Era do te na marrë nje dite te gjitheve”).

Statusi i Kiarostamit perballë çensurës se mollahokracise islamike iraniane mbetet gjithmone delikat. Nga njera ane, autoritetet islamike nxisin pjesemarrjen e tij ne festivalet nderkombetare te filmit dhe perhapjen e famës se kinematografise iraniane ne bote, dhe nga ana tjeter bejne ç’mos per te penguar shfaqjen e filmave te tij ne Teheran. E gjitha kjo te kujton Tarkovskin: nga njera ane, çensura sovietike brezhnjeviane inkurajonte pjesemarrjen e filmave te tij ne Festivalet nderkombetare te filmit prej nga ato ktheheshin gjithmonë me trofej, dhe nga ana tjeter, pengonte shfaqjen e tyre ne Bashkimin Sovietik te asaj kohe.

Shpikës i palodhur i formave te reja kinematografike, i adhuruar nga specialistët e kinematografise ne te kater anet e globit, Kiarostami vazhdon rezistencën e tij me te njejten metode mbijetese: memecëri, vetmi, soditje-ëndërrim i natyres dhe … gjyslykë djelli gjate gjithe kohës !

per me teper, ne anglisht: http://www.sensesofcinema.com/conten…iarostami.html

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | 2 Comments »

Leo McCAREY

Leo McCarey (1898-1969) - USA -

Kur Leo McCarey vdiq me 5 korrik 1969, pothuaj askujt nuk i ra ne sy vdekja e tij. Vite me vone, kritika ju rikthye veprave te McCarey-t me shume interes dhe ajo qe eshte evidente, eshte persosmëria e filmave te tij.

Veçantia e menyres se te punuarit te McCarey-t (24 filma ne 40 vite karriere) ka qene dhenia e skenarit aktoreve veçse nje dite perpara xhirimit !

Filmi i pare qe e ben te njohur eshte “Ruggles of Red Gap”, ne 1935, nje nga komedite me te bukura dhe te holla te historise se kinemase. Shume te njohur jane po ashtu komedite burleske “Duck Soup” (1935), komedia sentimentale “The Awful Truth” (1937), melodrama “An Affair to Remember” (1957).

Thelbi i filmave te McCarey-t permblidhet ne ate qe ai deklaronte disa muaj para se te vdiste: “Kam qejf kur njerezit qajne, kam qejf kur njerezit qeshin ! Dua qe historia qe u tregoj permes filmit tim t’u ngjallë nje nga keto te dyja”.

Posted on 10th March 2009
Under: KINEASTE TE SHQUAR | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)