Fitues i çmimit te Publikut ne festivalin e filmave indipendentë ne SUNDANCE ne USA kete vit.
“Once” eshte tipik film Sundancian. Ne kuptimin më te keq te fjales ! Ka disa momente te shkurtra (qe nuk zgjasin me teper se 2 minuta secili) ku ndihet nje fare ere kinematografie, dhe pjesa tjeter eshte … nje tmerr i vertete : kenge, kenge, kenge (tip baladash qaramane irlandeze, nga ato qe kendon ajo debilja, Celine Dion ), por dhe ato te filmuara pa piken e artit kinematografik (fiksion).
Nuk e marr vesh ç’pata qe shkova per ta parë “Once“…
Nje nga filmat me te keqinj qe kam pare kete vit…
web site i filmit : http://www.oncethemovie.com/
Posted on 13th March 2009
Under: Sundance, Irlande | No Comments »
I ftuar ne Kanë (jashte konkurimit), “Forty shades of blue” eshte fitues i edicionit te vitit 2005 te Festivalit me te madh te filmit indipendent amerikan qe zhvillohet çdo vit ne Sundance. Filmi shfaqet qe prej nje jave ne kinemate franceze.
Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Memphis (Tennessee) : Alan eshte producent i muzikes soul te viteve ‘60, ndersa e shoqja Laura, eshte ruse, nga Moska, dhe ka ardhur te jetoje me të qe prej disa vitesh. Cifti ka nje fëmije.
Vizita e Michael-it, djalit te madh te Alan-it (nga martesa e tij e pare) ne shtepine e tyre e ben Lauren ta shikoje veten me nje veshtrim tjeter.
30 minutat e para te filmit (qe eshte dhe film i parë per regjizorin e ri Ira Sachs), jane filmuar me nje intesistet interesant qe te kujton filmat e mjeshtrit te madh Casavetes. Pastaj filmi humb magjine e tij dhe “fshihet” pas nje melodrame familjare…
Ne rolin e Laures luan aktorja më në zë ruse e koheve te fundit, Dina Korzun qe ne vendin e saj konsiderohet shpesh edhe si “Julia Roberts” e Rusisë.
Perveç lojes se saj te mrekullueshme, ajo qe mbetet interesante eshte sharmi autentik, atmosfera blues (bluz) me te cilen eshte rrethuar filmi, karakteristike kjo e nje qyteti po aq autentik siç eshte Memphis-i, djepi i muzikes se vertete amerikane. Titulli i filmit eshte marre nga nje kenge e njohur qe thote:
“I’ve been 40 shades of blue
I’ve seen 40 days go by (…)
Where I am I cannot stay(…)
You pretend you did not know me
But your love is just a lie“
Posted on 12th March 2009
Under: USA, Sundance | No Comments »
“Quinceanera” eshte filmi fitues i Festivalit te filmit indipendent amerikan, SUNDANCE 2006.
Ne spanjisht, pra ne gjuhen e latinove te USA, “Quinceanera” simbolizon festen qe cdo vajze 15 vjeçare organizon sipas tradites se latinove, me rastin e kalimit te saj ne moshë vajzërie. Filmi ka per personazh kryesor komunitetin hispanik te “Echo Park”, lagje popullore ne Los Angelos.
Film i ngrohte dhe bujar, por me nje mizaskene qe nganjehre le per te deshiruar…
Posted on 11th March 2009
Under: USA, Sundance | No Comments »