Archive for the 'Cannes' Category

A mundet stili të kthehet në vizion per botën?

 ”Only Lovers Left Alive” -film amerikan me regji te Jim Jarmusch (click) rrefen historine e dashurise (qe zgjat prej shekujsh!) te nje vampiri dhe nje vampireje, sa ne Detroit (USA) aq edhe ne Tanger (Tunizi), ne dy qytete sa romantike aq edhe te shkreta.
Dy heronjte kryesore nuk veteshpallen asnjehere gjate filmit si vampirë (jane ultra-kontemporanë, gati-gati ‘bio’, nuk pijne gjak njerezish por furnizohen me rezervat e laboratoreve te gjakut etj etj) . Nga ana tjeter, eshte bota reale qe i rrethon ajo qe perceptohet nga syte e tyre si nje bote e populluar nga zombi, duke kembyer rolet me ta. Pra, duke qene se kodet e filmave ‘me vampire‘ jane permbysur kinse nga regjizori, mund te thuhet se heronjte e filmit jane thjesht dy te pavdekshem, dy spektatore te Kohes, dy heronj arketipë modernë.

Forma eshte e re, por ideja gjithsesi eshte e ‘vjeter’, pra eshte ide e njohur Jarmuschiane : behet fjale per humorin depresiv tipik te regjizorit, por kesaj rradhe ne nje forme te re. Ne nje menyre apo nje tjeter, heroi jarmuschian gjithmone ka rrugetuar i vetmuar (nga “Dead Man” e deri tek filmi i tij i parafundit, i mrekullueshmi “The Limit of Control” (http://filmjournal.net/autori/2010/01/02/466/), gjithmone ka qene nje far’ zombi, qe ecen e ecen; vetem se ne kete film ka nje far’ sedentarizimi te tij. Ndofta sepse heroi jarmuschian kesaj rradhe nuk ka me ç’te ofroje  ndaj dhe bukerizohet: “bunkeri” si e fundit dhe e vetmja forme proteste qe i ka mbetur.

Por mua mu duk se e gjitha kjo… hmmm, nuk funskionon ne film (i cili edhe nuk me pelqeu).  E kuptoj qellimin e regjizorit (nje nga stilistët rock me te shquar e te veçante te kinemase indipendente amerikane!) per te na ofruar nje film depresivisht humoristik, me qellim stimulimin e lindjes se Deshires (desire). Pse jo, stili edhe mund te kthehet ne vizion per boten, por kur konstatimi nuk shkon me larg se “ishte më mire më parë“, rezultati i gjithe kesaj perpjekjeje, eshte nje film snob & chic (dakort, asgje e keqe deri ketu), por… steril
(

nota: 4.5

trailer :  http://www.youtube.com/watch?v=0gDyBwKDFps

Posted on 10th March 2014
Under: Te ndryshme, USA, Cannes | 7 Comments »

O brother, o “Coen bros” !

“Inside Llewyn Davis” - film amerikan me regji te Joel & Ethan Coen 

Fitues i çmimit te Madh ne festivalin e fundit ne Kane (dmth çmimit te dyte), filmi i fundit i Coen brothers rrefen veçse nje javë nga jeta e nje kengetari folk, ne universin muzikor te Greenwich Village ne New Yorkun e vitit te larget 1961 : nderkohe qe nje dimer i eger bie mbi qytetin, djaloshi i ri me kitare ne dore lufton per te fituar buken e gojes si muzikant, ne perpjekje per te kaluar pengesa ne dukje te pakalueshme, duke filluar nga ato qe i krijon ai vete.

***

 ‘Teorikisht’, kam nje debolese per filmat qe kane ne qender ‘loser’-at (filmat amerikane jane te permbytur ne winer-a mo) sepse zakonisht tek ata te miret, eshte pikerisht pikeshikimi regjizorial qe i ben prekës, njerezorë, emocionues. Nga ana tjeter, vellezerit Coen kane per karakteristike te vepres se tyre cinizmin, gje qe më bente disi skeptik. Por “Inside Llewyn Davis” më pelqeu!

Nga ana tjeter, edhe pse film fort autentik, seç ka (si zakonisht xhanem, tek nje pjese e mire e filmave te Coen brothers) diçka konsensuale ne te. Vetmia, si subjekt kinematografik, si fenomen, eshte diçka radikale, nderkohe qe tek filmi ne fjale, qasja e vellezerve-regjizorë ndaj kesaj teme nuk eshte edhe aq radikale sa vete vetmia. Kjo vetmi dhe keta ‘beautiful losers’ kaq fotozhenikë, kjo muzike folk, kjo errance (roaming, wandering, roving life… tema te trajtuara ne menyre fort magjistrale ne filmat e viteve ‘90 nga Jarmusch, Kaurismaki, Wenders etj etj) , sikur nuk fitojne ndonje ‘cilesi’ akoma edhe më të re tek ky film.

Ndersa per anen vizuale, “Inside Llewyn Davis” eshte nje margaritar i vertete! Aspekti i ‘pambuktë’ i tij (shihni trailer-in), melankolia e kengeve folk (e perkthyer ne imazh ne menyre te mrekullueshme) , tonaliteti sa depresiv aq edhe humoristik off-beat i tij : s’ke ç’thua !!

E gjitha kjo më ben te mendoj: vellezerit Coen kane pas bere andej nga fillimi i viteve 2000 nje film (qe e kam pas qef!) qe titullohej “O’brother” dhe qe ne fakt ka qene, ne nje fare menyre, nje remake i ”Odisesë” se Homerit. Por dhe personazhi i Llewin Davis-it ka diçka prej Odiseu : a nuk quhet maçoku i tij… Ulysses ?!

Mos ndofta kesaj rradhe fjala eshte per Uliksin e… Joyce ?

nota: 7.9

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=LFphYRyH7wc

ps: fimi eshte konfirmimi më i fundit i asaj qe mendoj prej disa kohesh: Justin Timberlake eshte vertet nje aktor i shkelqyer !!

 

Posted on 17th November 2013
Under: Te ndryshme, USA, Cannes, Coen | 3 Comments »

“Bir zamanlar Anadolu’da” (”Na ishte nje here ne Anadoll”)- film turk me regji të Nuri Bilge Ceylan


Ky ne foto eshte Nuriu, pra Nuri Bilge Ceylan, sot per sot regjizori me i njohur indipendent turk.
Para 10 a 15 vitesh, ne Turqi askush nuk e njihte Nuriun. Vetem kur fitoi ne 2003 “çmimin e madh” ne festivalin e filmit ne Kanë, qe nga ajo kohe e ne vazhdim, turqit filluan te flasin per të, per me teper qe Nuriu ka marre nje zanat te dyte, perveç atij te regjizorit : sa here ben nje film, e çon ne Kanë, dhe atje merr me patjeter nje çmim ! Me patjeter ! Keshtu qe une ve bast se heren e ardhshme Nuriu do fitoje Palmen e Arte.******************************Fotograf ne rinine e tij, inxhinier per nga dipllomimi, sot regjizor per nga profesioni (dhe jo vetem regjizor : ne filmat e tij, ai eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe producent), Nuriu e pat filluar karrieren e tij kinematografike ne 1998 me “Kasaba”, film kontemplativ, meditativ, por pothuaj nje kopje e “Pasqyres” se Tarkovskit, regjizor per te cilin Nuriu bën bé e rrufé !Pastaj, ne 2001 del filmi i dyte i Nurit, “Retë e Majit” (Mayıs Sıkıntısı), diçka më i mire se “Kasaba”-ja, por prap se prap, film i mbajtur peng nga dashuria e pamatë e regjizorit gjithmone per rusin Tarkovsk !

Edhe ne kete film, vazhdon i njejti princip : sapo nje personazh kthen koken prapa, hop! regjizori vendos nje plan filmik te natyres. Njesoj si tek ‘Pasqyra’ e Tarkovskit. Po ashtu, ne film vazhdon te ndihet rëndshëm influenca e Antonionit (dhe thone pastaj se Godard-i ja fut kot kur thote : “Sot, gjithe regjizoret autoriale bejne veçse Antonionizëm. Po pse nuk bejne, per shembull, Paraxhanovizëm, xhanëm ??!).

Pas dy vitesh, pra ne 2003, dhe pastaj ne 2006-en, dalin filmi i trete e i katert i regjizorit : “UZAK” (Larg) dhe “Climates“. Filma te mire, shume te mire biles ! Me ne fund, Nuriu fillon t’i largohet obsesionit te tij tarkovsko-antonionian : te dy filmat qendrojne ne kembe me forcat e veta dhe te dy jane nga filmat e mi te preferuar te ketyre viteve te fundit !
Perpara dy vitesh, doli filmi i gjashte i Nuriut, “Uç maymun” (3 majmunët), kemi folur per te ketu. Filmi nuk me kish pelqy : regjizori, nese u shkeput me mundim nga idhujt e tij kinematografike (te cilet i imitonte deri ne dhimbje!) per të bërë dy filma te mire (”Uzak” dhe “Climates”), me “3 majmunët” filloi te bjere ne autoparodi, duke mos imituar më Tarkovskin apo Antonionin, por… vetveten. Megjithate, edhe me “3 majmunët”, prap mori Cmimin e Madh ne Kanë !

Vijme tani tek filmi i tij i fundit, “Bir zamanlar Anadolu’da” (Na ishte ç’na ishte nje here në Anadoll), qe pashe mbreme i cili sigurisht, edhe kete here, fitoi kete vit ne Kane “Cmimin e madh te Jurise” !
Por nuk eshte ky problemi, çmimet vene e vijne, dhe ne vlere absolute, nuk kane piken e rendesise : kete regjizori e di fort mire.

Ne fakt, filmi nuk eshte i keq. Tashme Nuriu eshte rritur e pjekur(kinematografikisht), filmi qendron ne kembe per bukuri me kembet e veta dhe per me teper, nuk mbetet ne kuader te nje fotoje te bukur, fotozhenike, siç ishin filmat e pare te tij. Perkundrazi, Nuri Bilge Ceylan vertet di te realizoje skena te mirefillta filmike. Ose, qe te jem më i qarte : ne vitet ‘60, ata te “Vages se re” (Nouvelle vague) franceze thonin me shume te drejte qe : “që nje film (fiksion) te jete i mire, duhet qe ‘dokumentari’ qe fshihet në të, të jetë i mirë” Dhe ne fakt, tek “Na ishte nje here ne Andadoll”, dokumentari qe fsheh fiksioni brenda vetvetes eshte i mire, fort i mire biles ! Skenat jane te realizuara, gjithshka qarkullon e funskionon , shkurt dramaturgjia eshte e levdueshme (kjo puna e ‘dokumentarit’ qe fsheh nje fiksion, mu kujtua para pak ditesh, kur rastesisht po shihja ne youtube nje fragment nga “Zonja nga Qyteti”, film shqiptar i viteve ‘70. Po mendoja me vete : te pakten, regjizoret shqiptare te periudhes se kamunizmit dinin te benin kinematografi : per shembull, dokumentari qe fsheh ne vetvete skena e meposhtme, eshte shume i mire : pozicionimi i aktoreve eshte perfekt, dramaturgjia eshte fluide, gjithshka qarkullon, leviz, dhe per pasoje, skena eshte bindese kinematografikisht : humori funskionon !)

//
YouTube - Zonja Nga Qyteti, Koci Do Nuse.

Kjo duhet te kete qene arsyeja pse nje film si per shembull “Apollonide” nuk më pat pelqy, pikerisht per shkak te mungeses se ‘dokumentarit’, ne gjirin e fiksionit. Ose me sakte : “dokumentari” qe “Apollonide” fshihte ne gjirin e tij, ishte i keq, ishte i kompozuar nga tabllo te vdekura, pa jete, tablo te keqija pikturale, dhe si rezultat edhe vete filmi ishte i keq.

Tani ti rikthehemi filmit tone, pra “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” : po thosha se filmi eshte i kompozuar nga skena te verteta kinematografike, gjithshka funskionon ne brende si te filmit etj etj. Ok deri ketu.
E megjithate, une kam nje problem me të : in fine, “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” te jep ndjesinë e te qënit një remake i … “Stalker”-it, te famshmit film te Tarkovskit ! Vete struktura e filmit i ngjan tmerresisht asaj te “Stalkerit” : ai fillon nje nje qyteze te vogel, vazhdon me nje udhetim te gjaaaaate fizik e mental “gjetiu“, per te perfunduar aty ky fillon (ne qytezen e vogel). C’eshte me e tmerrshmja eshte fakti qe, duke e ditur gati permendesh nje film si ‘Stalker’, gjithe kohen qe shihja filmin turk me rrinte mendja atje !! Dhe me duket se Nuri Bilge Ceylan, me filmin e tij, më shume sesa i ben homazh atij te Tarkovskit, e kopjon ate ! Te pakten, struktura e tij eshte kopje flagrante e ‘Stalkerit’ !
Nuk di… . E kam veshtire ta heq nga mendja kete mendim. Dhe qe ma zvetenon jo pak pershtypjen pergjithesisht te mire qe me là filmi…

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?gl=FR&v=kYk2kJljBjA

Sa per notën, po tregohem i moderuar (nuk ështe hera e pare, po hë !  ) :
6.8

ps: duke kerkuar per fotot e filmit, rashë mbi kete ku duken 3 nga heronjte e filmit. Dhe automatikisht mu kujtua treshja e famshme tek ‘Stalker’ … !

Posted on 28th November 2011
Under: Thriller, Cannes, Turqi, Ceylan | 7 Comments »

“The Artist” - film francez me regji te Michel Hazanavicius

Nese ka patur nje komedi franceze nga ato qe rendom quhen ‘per publikun e gjere’ e që më ka pas pelqy, ka qene “OSS 117” e Michel Hazanavicius, tip komedie me James Bond francez te viteve ‘50.

“The Artist” eshte nje tjeter komedi e ketij regjizori, e gjitha ne bardh e zi, dhe … i gjithi pa zë ! Fiks si dhe filmat para vitit 1930 : film memec !
Ky bast artistik eshte fort intrigues, per me teper qe filmi ishte nje nga 20 të perzgjedhurit e kategorise se filmave ne konkurim ne Festivalin e Kanës 2011.

E megjithate : kur nje imazh nuk eshte veçse ilustrim i gjësë se shkruar (pra te themi, i skenarit), rezultati nuk mund te jete veçse nje film letraresk. Qofte ky dhe film pa zë !

2.0

Posted on 21st November 2011
Under: France, Cannes | No Comments »

“Hors Satan” (”Ik Shejtan”) - film francez me regji te Bruno Dumont

Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin

…sepse dhe vete filmi i Bruno Dumont se ç’dreqin ka prej “orientit”, lindjes, nje fare “orientalizmi”. Mbase per shkak te pasqyres (se shtrembuar) te popujve te sotem : keta te perendimit gjoja partizane te arsyes, shkences, ata te lindjes partizane te mistikes, se mbi-natyrshmes etj. Dhe kjo puna e mistikes eshte ne rrenje te punes se Bruno Dumont. “Jashte Shejtan!” eshte rrokje fjalesh e shume degjuar ne shqip, kush e di sa here e kam degjuar t’i thirret nje femije (mua vete nder te tjera) qe ben apo rroket te beje diçka qe s’shkon, qe shkateron, qe prish rendin, qe thyen… (”jashte more shejtan”).Filmi “Jashte Shejtan” nuk ka te beje me kete ; filmi shfaq po ato fytyra te thyera, te vrara, te lodhura, jo-simetrike, si t’ishin ftyra te goditura nga kush e di se çfare, nga diçka e padukshme, ne mos qofte koha, hapesira, natyra, pra te njejtat ftyra si te filmat e tjere te Bruno Dumont.
Ngjarja qe shfaqet eshte e koklavitur, e papermbledhshme ne disa fjale, megjithate po mundohem : behet imazh, si ç’thone behet fjale, per nje te ri te pashtepi e te pabuke, qe jeton diku afer nje fshati te veriut te Frances, prane bregdetit, e q’eshte i lidhur me nje vajze te re, te papune dhe pa miq, por qe jeton ne shtepine e prinderve… Dhe djali ne fjale diç ka nje dhunti prej sheruesi popullor, nga ata qe “kendojne” si ç’i kujtoj qe i quajne, si ç’egzistojne plot edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi per shembull, por jo vetem.
Djali me vajzen shetitin, ecin e ecin, djali vret te atin, a njerkun, e vajzes… Prape shetiten, ndalojne, shkembejne nje fjale a dy, apo hiç fare… bejne zjarr, luten ne mes te moçalit etj. Natyra e peizazhet mbizoterojne gati ne ç’do plan.

Faktikisht po i bie rreth e rrotull qe te gjej nje menyre per ta permbledhur “historine” por po e le me kaq se eshte pune e veshtire dhe e pabereqet sepse trillimi sado rendesi te kete eshte i nendheshem ne kesi lloj filmash, madje jo vetem trillimi, tregimi, por edhe imazhet duket sikur jane te nendheshme, jo materialiste, por mistike (po ç’eshte mistikja se?).
Ne pamje te pare duket se Dumont, si te filmat e tij te tjere, zorr se i shpeton nje fare natyralizmi… por me ane te montazhit arrin te krijoje tjeter gje nga natyralizmi, dhe me duket se kuptova nje gje, ne drite te gjithe filmografise se Bruno Dumont : kujtoj se te filmat e tij te tjere montazhi ishte ne varesi te tregimit, dhe te nje fare pershfaqjeje te imazheve, e kam fjalen te prerja midis nje imazhi dhe nje tjetri (si ç’eshte presja - , - ne shkrim e kendim) e cila ishte e perbrendshme ne pershfaqje te kinemase, me nje fjale, kishte prerje sepse keshtu behen filmat, nje imazh pas nje tjetri me nje prerje te padukshme midis tyre, dhe ne varesi te emocionit, fiksionit, ritmit etj. ; Kesaj radhe, te “Hors Satan” duket sikur Dumont e ka “teorizuar” disi prerjen midis dy imazheve… dhe si qysh e tek ndodh kjo? Imazhet kesaj radhe jane gati te gjitha te se njejtes kohe, pra koha qe shfaqet nje imazh eshte pak a shume e njejte me kohen e imazhit te dyte, e imazhit te trete e keshtu me radhe, ritmi pra eshte konstant, megjithese ritmi fryhet e ç’fryhet nga fotogjenia e asaj qe shfaqet n’ekran (nje plan i afert i ftyres nuk eshte i njejte ne kohe-receptim me nje plan te pergjithshem, te gjere), por paçka kesaj me duket se prerja midis nje imazhi dhe tjetrit nderhyn ne intervale te njejta ne te gjithe filmin, sikur mos te kishte rendesi se ku e ndal nje imazh e ku e fillon tjetrin… dhe jam i bindur se ajo ç’ka don te thote Dumont ne kete film eshte se sado te kete prerje midis nje imazhi dhe nje tjetri, kjo eshte pune vetem e kinemase, porse natyra ne vetvete ka gjithmone nje vazhdimesi te panderprere nga asgje, pra natyra, “bota”, nuk ka asnje ndarje, asnje prerje, gjithçka eshte ne vazhdimesi… e vetmja prerje e mundshme eshte perbrenda njeriut, eshte e padukshme me ane te kameras : prerjen, thyerjen, vrasjen, vrasjen, njeriu e ka perbrenda vetes, trupit, shpirtit, kush e di se ku… kot s’thone “i ka hyre shejtani”.
Dhe neqofte se e perzgjat kete gje te jeta, shoqeria, e ku di une se ku, ma ha mendja se del ne nje bote tjeter… Pra kjo prerje, apo thyerje, eshte e pazbulueshme, ne mos qofte me ane te mistikes, me ane te “kenduesit”, sheruesit, shamanit (dhe jo “doktorit” meqe rra llafi, se s’kemi te bejme me mish sa kemi te bejme me shpirt), qe e nxjerr jashte. Dhe jam i bindur se kete Bruno Dumont e beson po aq sa i sherben si provokim ndaj hegjemonise se arsyes, shkences, politikes, gjithçkaje qe mbizoteron sot per sot…

Pertej kesaj, kinemaja, imazhet e tij jane te pacenuara ne forcen e tyre, ne forcen qe kane per te treguar gjera nga me te imtat te nje fytyre per shembull, dhe s’eshte veçse nje shembull. Gjithesesi Dumont shkon akoma me larg me radikalen e filmit te tij, e kinemase se tij (tjeter shembull “Aurora” e Cristi Puiu-t), dhe po mendoja deri ku do te ece e shkoje kinemaja, ne radikalitet? Por nuk e kam ankim, sepse fajin se ka kinemaja, e ka bota sot… per neser.

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Komenti im:
Lexova mbreme nje interviste te regjizorit ku ai thosh se montazhin e filmit, per here te pare ne karrieren e tij, e kish bere vetë. Kjo duhet te jete arsyeja pse ky film i tij, ne kete aspekt, ka diçka te ndryshme ne montazh, ose siç shkruan korçari, duket sikur Dumont e ka “teorizuar” disi prerjen midis dy imazheve.

Do isha i fundit te kritikoja kete vullnet te Bruno Dumont per tu shkeputur nga klasicizmi i teknikes kinematografike (Montage, mon beau souci !). As jam dakort me ate qe rezultati i nje diçkaje te tille duhet te prodhoje me doemos “pro” dhe “kundra” unanime ! Larg qofte ! Por mua mu duk se rezultati ishte… medioker. Ja mirenjoh ambicjen, perçapjen (la démarche) e veçante, por… mbeta shume skeptik. ose popullorçe, e pashe filmin me nje sy ‘prej te jashtmi’ e ‘për së jashmi’, pra pa mundur te hy brenda…

Megjithate, ka diçka qe me vertitet ne mendje : po ta shohim “Hors Satan” si pjese te nje te tëre, pra si pjese e krijimtarise se regjizorit, me duket se ka dy mundesi :
1- ose kane te drejte ata qe zakonisht nuk i kishin fort per zemer filmat e Dumont por qe shihnin tek “Hadewijch”, filmi i tij i parafundit, nje far’ hapjeje, nje ‘dritare’, nje Hapje kinematografike te regjizorit
2- ose kane te drejte ata qe kembengulin se Dumont ka bere dy filma te medhenj : “La vie de Jesus” (Jeta e Jezusit) dhe “L’Humanité” (Njerezimi) dhe kaq. Kam ripare se fundmi “Flandres” dhe më ka lene shume perpleks… Akoma me teper me kane lene “Hadewijch” dhe ky i fundit, “Hors Satan”.
Ose si te thuash : une më se shumti jam me Victor Erice-n (per mua, regjizori me i madh spanjoll !) qe beri 3 filma ne jeten e tij, 3 kryevepra dhe e mbylli me kaq, se sa te vazhdosh me doemos ne kerkim te shtigjeve te reja (a jane vertet ’shtigje te reja’ ??). Bruno Dumont mund ti rikthehet profesorllikut (ai filozofi ka dhene, ne gjimnaz), nuk behet qameti ! Kuptohet, sekush eshte ne te drejte te tij te beje ç’te doje (do ishte qesharake qe deshirat e mia te na u ‘realizokan’ ! ), por pertej shakase, filmat e tij te fundit me ftohin gjithe e me shume… . Per me teper, ky i fundit mu duk si nje far’ auto-parodie e regjizorit…

5.0

Trailer i filmit :


YouTube - Hors Satan - Bande annonce

 

Posted on 16th November 2011
Under: France, Cannes, Dumont | No Comments »

“This is not a film” - film iranian me regji te Jafar Panahi

 

Jo me shume se para dy-tre muajsh, e kemi evokuar ketu ne forum Jafar Panahin, regjizor iranian i izoluar ne arrest shtepie ne Teheran, nen pretekstin e pjesemarrjes ne revoltat e fundit ne Iran, pas manipulimit te zgjedhjeve ne 2009.
Perderisa gjykata e shkalles se pare ka dhene urdher qe ai te mos beje film te ri, ç’fare ben Panahi, ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e Apelit ? I mbyllur ne shtepi, me kameren e tij, fillon e ben diçka qe “nuk eshte film”, meqe te beje filma, i ndalohet !
C’fare, konkretisht ?
1001 gjera : fillon dhe tregon se si do te ishte filmi i tij i ardhshem, duke improvizuar pak a shume si tek ‘dogville’ e Lars von Trierit, por brenda ne sallonin e shtepise se tij, duke i lexuar vete dialogjet, vete levizjet e aktoreve :

  Pastaj, kur e kupton se nje gje e tille eshte e pamundur, fillon e vendos ne dvd disa fragmente te filmave te tij te dikurshem. Komenton ndonje prej tyre.
Pastaj merzitet…
Pastaj dikush i vjen per vizite…

Pastaj vjen fundi i filmit. magjistral. per tu futur ne antologjine e skenave me te hatashme te filmave te ketyre viteve te fundit.

“This is not a film”, mund te mos jete film (titulli eshte dyfish ironik !), por ne 1 ore e 30 minuta, une pashe shume here me teper kinematografi se sa ne pothuaj te gjithe filmat e mbledhur bashke te 2011-es !

Bravo Panahi !This is CINEMA !

9.90

http://www.youtube.com/watch?v=k-1bjMZiHBY

Posted on 12th October 2011
Under: Iran, Cannes | No Comments »

“L’Apollonide” - film francez me regji te Bertrand Bonello

Titulli i plote filmit eshte : “L’Apollonide, kujtime nga bordelloja”, konkurues ne kategorine kryesore te filmave ne Kane 2011.

Ky Bonelloja, filmat e meparshem te te cilet me kane pas pelqy (dhe bashke me Rabah Ameur-Zaimeche, e konsideroja me mendjen time si nje nga dy regjizorët e rinj francezë me mend e talent !) paska qene me fat : per arsye ‘teknike’, nuk mundja te ikja nga salla e kinemase sepse pendrsyhe, do i kisha bere naften filmit te tij qe ne krye ne 15 minutave te para !

Them “paska qene me fat qe e pashe filmin e tij të tërin, nga fillimi ne fund”, sepse si perfundim, mund te them se ai eshte pa frike filmi më emancipues qe mund te kem pare kete vit, dhe nje nga më emancipuesit e ketyre viteve te fundit ! Pa piken e dyshimit ! Por kjo nuk do te thote se filmi eshte i mire, i arrire : per mua jo, perderisa u bera derr pothuaj 95% te kohes.

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
     Bonello permes filmit, rrefen jeten nje bodello pariziane, ne fund te shek XIX, fillim shekulli XX.
Regjizori duket se si fillim, ka pas nje ide vertet te mrekullueshme ne koken e tij : te beje te qajë me lot-sperme nje prostitutë ! Ne kuptimin më te vertete te fjalës ! Fiks sikurse Nanni Moretti kishe edhe ai nje ide gjeniale perpara se te kete filluar te realizoje “Habemus papam”-in e tij : nje kardinal refuzon te behet papë ! Por, nese te dy arrijne te realizojne shkelqyeshem skenat finale perkatese te ideve ne fjale (lotet prej sperme te Bonellos dhe daljen ne ballkon te kardinalit, per te deklaruar refuzimin per t’u bere papë), te dy deshtojne ne pothuaj gjithe pjesen tjeter te filmit : mizaskena e tyre nuk më ind, as me terheq. Tek kjo e Bonellos, u bera derr e shkuar derrit ! Tek ajo e Morettit, me nevrikosi spektakli dhe skeçllëku.

Them mizaskenë ilustrative, sepse : kur prostitutat kalojne viziten mjeksore, degjohet njera prej tyre te thote : “kur nuk do te jem më prostitute, as dashuri nuk do bej më !”. Po pse, keshtu flitet ne jeten e perditshme ?? Kjo eshte sentence e shkuar sentencës ! Ose, sapo shohim nje skene qe tregon nje drekë ne bordello dhe në tavoline eshte edhe ‘gruaja qe qesh’ (ata qe e kane pare filmin, më kuptojne), pikerisht nje tjeter prostitute e pyet gruan qe qesh : “mire je ? nuk te dhemb më buza ??“. Shkurt : kur heroinat e filmit hapin gojen per te thene diçka, eshte e sigurt se e bejne per te thene sentenca, konkuzione. Kur nuk e hapin, degjohen tinguj muzike ilustrativë !

Godard-i thote me te drejte se kamera eshte nje instrument per te filmuar te padukshmen. Bonello filmon te dukshmen ! Lé pastaj qe duket ashiqari qe regjizori heziton midis filmit koral (me shume personazhe) dhe atij me një heroine kryesore. Dhe si perfundim, rezultati eshte nje film mesatar, film i mesit (më sakte), ose siç i thone frengjit kesaj kategori filamsh “film du milieu”. Por qe pretendon te jete… nje film-atmosfere !! Po ç’atmosfere zeza ?? “L’Apollonide” duket si “Lulet e Shangait” për… dummies ! (per katranjosë). A thua se Bonello-s i rren mendja se mizaskena e filmit te mrekullueshem te Hou Hsiao Hsienit nuk ishte veçse nje kapriço apo “exercise de style” i regjizorit ! Ose (dhe per kete nuk jam i sigurt), gjithe si dhe filmi i Moretti-t, ndofta dhe “L’Apollonide” eshte dorezuar perpara presioneve te producenteve, per te na ‘dhuruar’ nje film te merzitshem prej dy oresh, me nje skene finale super te forte, e cila eshte e pamundur te shpetoje gjithe nje film !!

4.0

Posted on 27th September 2011
Under: France, Cannes | No Comments »

“Habemus Papam” - film italian me regji te Nanni Moretti-t

Si t’ja filloj e te shpjegoj qe filmi i fundit i Nanni Moretti-t nuk me pelqeu fare fare ?? Dhe qe, fjala e vetme qe me erdhi ne mendje ne fund te filmit, ishte : FAKE ! (fallco)

Edhe pse i kam parë shume më vonë sesa ne kohen kur jane realizuar, filmat e dikurshem te ketij regjizori (ato te viteve ‘70, ‘80, ‘90) gjithmone i kam adhuruar. Por më duket se vitit 2001 dhe filmi i tij i asokohe ‘La stanza del figlio’ eshte, ne fakt, nje si far’ vije ndarese midis filmave te tij te meparshem (1970-2000) nga ata te ketij dhjetevjeçari te fundit. “Il Caimano” (2007), filmi i tij i parafundit, linte tashme per te deshiruar : skena mbyllese vertet ishte hatashmërisht e fuqishme dhe më shume se mbresëlënese, por gjithe pjesa tjeter e filmit… çalonte keq fare. Cuditerisht, nga e njejta simptomë me duket se vuan edhe “Habemus Papam” : skena mbyllese eshte nje kryeveper e vertete, nderkohe qe gjithe filmi… më duket komplet i çuar dëm.

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Ne leter, “Habemus Papam” te merr ne qafë, pra s’ka ku te shkoje më interesant : diten qe Konklava e kardinaleve do te zgjedhe Papën e ri, kete te fundit, pas perzgjedhjes nga koleget e tij, e kap nje krize depresioni apo migrene dhe duket se nuk eshte gati per te marre detyren e re. Ai refuzon te behet papë. Nje psikanalist therritet ne Vatikan, per te ndihmuar Papën e ri ne krizen e tij mendore. Por ne mbremje, Papa i ri zhduket nga Vatikani…

Pershtypja ime eshte e meposhtmja : Nanni Moretti tradicionalisht ka qene kineast i intimes, i te ‘fshehtes’ njerezore, interiores. Ndersa ky film, te jep pershtypjen e diçkaje eksterne, eksterioreje : “Habemus Papam” duket si i shtypur nen peshen e produksionit : levizje te panevojshme te kamerës, muzikë ilustruese (qe me bente tmerresisht nevrik !), grimasa pseudo-humoristike te aktoreve, imazhe te ngadalesuara (skena e volejbollit e kardinaleve) patetike… etj etj. Skena te tilla tip-skeçi (si puna e levizjes së perdes nga maxhordomi i Papës se ri, per te njeqindtëtën herë rradhazi !!!) jane te denja per ‘Portokallinë’ e Top-Channel ! Por jo per nje film te Nanni Moretti-t !

Michel Piccoli (aktori im i preferuar i te gjitha kohrave), nuk me duket fort komod ne rolin e tij. Supozohet (ne film) se ai eshte francez dhe, si gjithe kardinalët, sigurisht qe di dhe italisht. Dakort deri ketu. Por (per ata qe e kane pare filmin) : si shpjegohet qe ai ditka permendesh, ne italisht, fragmente te tera te “Pulebardhes”, pjeses teatrale te Çekovit ?? Ne italisht ??? Te gjitha keto inkoherenca, skeçlliqe, grimasllëqe… me duken te papranueshme per nje film te Morettit (që me ç’mesoj, e ka financuar filmin e tij nepermjet njeres prej kompanive producente me te medha italiane). Jo se ka ndonje gje te keqe : qe Nanni Moretti ka dashur te preke nje numer sa me te madh spektatoresh permes filmit te tij, kjo eshte pune e tij (me “Il Caemano”, regjizori lante hesapet me Politiken Italiane; kesaj rradhe, duket se “lan hesapet” me Kishën). Por kjo nuk do te thote, detyrimisht, pranimin e kaq shume konçesioneve artistike nga ana e regjizorit, gjera te cilat, personalisht, mi kepusin krahet si dhe deshiren per te pelqyer nje film te tille. Me gjithe skenen fantastike ne mbyllje ! (a thua se Moretti beson tek fuqia e nje skene te vetme filmike, qe do na shpetoka nje film te tere …! çudi… ).

4.0

Posted on 20th September 2011
Under: Cannes, Itali, Moretti | 2 Comments »

“La guerre est déclarée” (”Gjendje lufte”)-film francez me regji te Valérie Donzelli

Ne festivalin e Kanës 2011, ky ka qene filmi triumfues persa i perket edhe publikut, edhe kritikes. Ndersa une… jam i dyzuar, edhe po edhe jo…

Kesaj vajzes, aktore per nga zanati, i kam peqyer qamet filmin e saj te pare “Mbreteresha e molleve“. Ky eshte filmi i saj i dyte, qe rrefen nje histori te vertete : perpjekjet e saj dhe te burrit te saj (qe po ashtu, luan rolin e vetes ne film) per te shpetuar djalin e tyre 2 vjeçar nga nje kancer.
Femija shpeton (kjo mesohet qe ne fillim te filmit) por çifti … ndahet. Dhe ne fakt, filmi, me teper se me semundjen e femijes, ‘fshehtazi’ trajton temen e çiftit.

Per mendimin tim, filmi eshte teper modern, me teper “seç duhet”, teper “i kohes”. Perzgjedhjet muzikore jane teper moderne. Muzika eshte prezente pothuaj gjithe kohes. Ne vend qe te me prekte mizaskena, me preku muzika. Por muzika, pa imazh, fundja ka te njejtin efekt, apo jo ?!

Mua me duket se filmi eshte bere “siç duhen bere sot filmat franceze me shije“, dmth në linjen e atyre te Christophe Honoré, dmth ne linjen e Fraçois Truffaut. Nuk them se filmi nuk eshte i mire, as se nuk me pleqeu, por seç ka diçka prej te paprekshmeje, ky film.
Ne dy sense :

1. ne sensin negativ te fjales ‘i paprekshem’ : a kritikohet nje film qe flet per nje femije dy vjeçar qe ka kancer ? Vetem te jesh i pashpirt ! Ky fakt si dhe fakti qe jane prinderit e vertete qe luajne dy rolet kryesore ne film, e bejne disi te pamundshme kritiken ndaj filmit. Te paprekshem, ne sensin negativ te fjales.

2. ne sensin pozitiv te fjales ‘i paprekshem’ : pikerisht, fakti qe vete dy aktoret kryesore e kane perjetuar prej verteti kete ngjarje, e ben filmin te paprekshem, te pa-atakueshem pasi ai kthehet, ne kete menyre, ne nje far’ dhurate, trashegimie per djalin e tyre (tashme 7 vjeçar !). Por jo vetem per djalin, por edhe per mjeket, trupen mjeksore (doktore, infermiere…). Biles edhe per Sherbimin Publik Mjeksor Francez, te cilit edhe filmi i dedikohet (ky dedikim shprehet qartazi permes nje tabele, ne fund te filmit). Ndofta kjo eshte dhe arsyeja qe, in fine, filmi me pelqeu, me terhoqi.

7.0
  

Posted on 20th September 2011
Under: France, Cannes | No Comments »

La piel que habito (Lëkura nën te cilen jetoj) -film spanjoll me regji te P.Almodovar

   Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit “B movie“, rezultati mund te jete interesant (psh filmat “Kika”, “La Flor de mi Secreto”, “Carne Tremula”).

Por me kete film… jo. Gati-gati po, por… jo.

Ne pamje te pare, filmi ka elementet e nje “B movie” me thekse ekzagjeruese (jo ne sensin e keq te fjales) te nje Opere. Biles edhe fantastiko-shkencore. Ok, asgje e keqe ne kete mes. Por ne gjirin e seciles skene, filmi nuk permban pothuaj asnje delir ! Per fat te keq, më së shumti nje far’ heaviness, gjëje te rende ndihet ne film…

Mua me duket se Pedro Almodovar eshte kryesisht kineast pataud (pak i rende, pak rrotë, pak i lehtë … pak nga te gjitha keto) dhe historia e filmit (nje mjek qe… nuk po e them !) ka tmerresisht shume densitet, keshtu qe regjizori, me duket mua, nuk ja del mbanë. Do ja dilte, nepermjet ndonje levizjeje prej maestroje. Por kjo mungon…
Flash-backs-et jane te rende, peshojne nga nje ton secili. Ndersa kur kthehemi ne te tashmen (e historise), duket sikur ndodh ndonje habi e çuditshme. Filmi nuk dridhet (nga emocioni), por duket sikur “jep zgjidhje”, imponohet. Ose si ta them ndryshe : emoconi i vetem qe transmeton eshte i tipit : “oh, dakort”, ose “aaaaa, prandaaaaaj !”, si puna e nje nje miku fjaleshume qe nuk e ke taku prej kohesh dhe qe perpiqet te tregoje vitet e jetes se tij permes detajeve dhe ti pergjigjesh pas çdo detaji : “aaaaaa, e shef ti”, ose “eeeee, te kuptoj, te kujtoj”. Keshtu dhe filmi : detaje te pafundme, por nuk ndihet se ç’fare pasioni, ç’fare marrezie i “gerryen” personazhet e filmit (qe nuk jane te paket). Brumi eshte : jo pak gjera mund te beheshin me kete idene e lekures si maskë (titulli i filmit eshte “Lekura nen te cilen jetoj” !), idenë e brishtesise se mureve ndares midis Njeriut dhe Botes e plot e plot te tjera ide.
Mund te beheshin !
Por … jo, s’kish qene e thene…

6.8

Posted on 30th August 2011
Under: Sci-Fi, Cannes, Spanje, Almodovar | No Comments »

“Pater” - film francez me regji te Alain Cavalier

 
Eshte e habitshme se si nje fije e ndan nje film me integritet artistik nga nje genjeshter me bisht kinematografike. Mua me duket se “Pater” i Alain Cavalier eshte shembulli par exellence i kesaj qe them më lart.

Nuk ka ngelur shtyp i shkruar a virtual francez pa thurur lëvdata per kete film te ketij regjizori (qe ishte edhe ne konkurim zyrtar ne Festivalin e fundit ne Kanë). “Pater” vë ne skene vete regjizorin (tek të 70-at), ne rolin e presidentit te republikes, dhe Vincent Lindon, aktor i njohur francez, ne rolin e kryeministrit. Gjithshka zhvillohet ne shtepine e regjizorit, filmuar me nje kamer te thjeshte.

Imazhe më te shemtuara (dégeulasse) kisha vite pa pare ne kinema ! Pseudo-film gjoja mbi paternitetin (atësinë - ne sensin e raporteve at/bir), duket sikur ajo ç’i ka mbetur Alain Cavalier-it të na thote eshte : “Kinemaja eshte nje iluzion langaraq keshtu qe, bjeri ti biem !”.
Ne fakt, ne kete rast, langaraq eshte regjizori, dhe jo kinematografia. Une e kam te veshtire te besoj qe, cilido spektator kinez, argjentinas apo jugafrikan, qofte dhe më kinofili, te kuptoje diçka nga ky budallallek me brirë franko-francez.

Por kam pershtypjen se jo vetem se Cavalier eshte i cofur si regjizor, por eshte dhe cinik dhe meskin, me kinematografine ne pergjithesi, ose më saktë me imazhet. Te krijohet pershtypja se ka qejf ti thote publikut : “Ja, edhe une di te bej politikisht kinema” (c.f. Godard); ose : “Ja, edhe une mund te pershfaq (montrer) më të paktën, per te shprehur më te shumtën” (montrer le moins pour exprimer le plus). Nese kete gjë perpiqen ta bejne me integritet artistik Rousseau, Loustau, Creton, Betbeder apo Pawels (sa ja dalin mbanë, eshte pune tjeter !), ky Cavalier-i yne nuk eshte se pershfaq (montre) pak apo shume : filmi i tij nuk pershfaq kurgjë ! Kurrgjë hiç ! Biles më kujtoi maksimën e Niçes se njeriu më mire preferon hiçin, sesa te mos preferoje asgje”.

Le pastaj ca idera foshnjerore (pseudo-progresiste !) qe qarkullojne ne film (propozohet qe ne France te vendoset nje kufi per rrogat e larta, dmth nje raport 1 me 10 midis rrogave te larta e atyre te ulta : me demek, kapitalizmi na qenka i reformushem, mjafton me vendos ca ligje).

Lamentable…

2.0

Posted on 7th July 2011
Under: France, Cannes | No Comments »

Çuni me biçikletë (”Le Gamin au vélo”)- film belg me regji te vellezerve Dardenne

 Vdekshin ishalla keta vellezerit Dardenne  : jane bere maestro fare fare : kisha vite pa qà me lot pothuaj gjate gjithe nje filmi (per te qene i sakte, pergjate 2/3 te tij ; ne pjesen e fundit te tij -jo, asnje pike lot, perkundrazi, isha i intriguar ne maksimum, se si do te bitisej filmi).

Pra, më pelqeu jasht mase ‘Le Gamin au Vélo’, gjithe duke qene koshient (prej dhe nga ‘mallkimi’ im i mëlartem - lol) se tashmë, vellezerit belgë jane bere mjeshtra fare-fare, ne sensin qe makina e tyre kinematografike e vajosur ne persosmeri eshte kurdisur per te prodhuar e prodhuar filma te persosur qe “s’ke ç’u heq e ç’ke ç’u shton”. Dhe prap se prap, edhe duke e thene kete me nje notë ironike, nuk mund ta mohoj impaktin e padiskutueshem qe filmi là tek une. Si rralle ndonjehere keto kohet e fundit !

Jam koshient se duhet germuar ende se ku duan te dalin Dardennët me filmat e tyre, por me sa duket, perfundimisht, kemi te bejme me hyjnoren. Ose, per te qene më precizë, duket se gjithmone jemi ne ujrat e Bressoni-t (gjë pothuaj e ditur, por kesaj rradhe ka nje konfirmim solid - do ta argumetoj me poshte kete gjë). Por vellezerit jane bere vertete kopila : filmi ka nje energji te tille fizike, qe ben nje martese shume te rrafinuar dhe finoke midis filozofillekut te ftohte e cerebral alla-Bresson dhe filmit realist (ose soc-realist, po deshi ndonjoni). Une ne fakt ngela pa fjale nga kjo martese ! Ajo skena kur ky çuni i vogel shtrengon fort e nuk e leshon per vdekje Cécile de France eshte nga më te hatashmet qe kam pare ne keto 10 vitet e fundit ! Lumë me shkuan lotët…

Shkurt (dhe gjatë), mua me duket se Dardennët edhe kesaj rradhe, prap e kane kruajtur koken (per mire a per keq, ky eshte tjeter muhabet !), edhe pse, ne shtyp e në media nuk ngeli njeri pa thene e shkruar : “gjithmone te njejten gje bejne keta vellezerit belgë”. Jo jo, kesaj rradhe mua nuk me duket se “keta s’kane më ç’te shpikin” : per mua, keta vazhdojne te shpikin. I vetmi hall qe kam une, eshte se sa perqind e lotëve te mij ishin nga ata, te cilet Bergmani i quan “lot te keqinj qe çlirojne spektatorin nga stresi i te perditshmes”. Por, po te marrim parasysh se kam nja dhjete vjet te mira qe jap jeten per kinemane, dreqi e mori : shpresoj ta kem kalu nje çik ate fazën e lotëve te keqinj ! Perndryshe, vellezerit belge qenkan bere vertet kopila. Ne te dyja rastet, une ua heq kapelen !

Filmi fillon tmerresisht mire ! Nje çun i vogel, Cirili, kerkon te jatin e tij, jo se ai ka vdekur, por sepse ai e ka braktisur. Nje gjurmim i pakuptimte (ose me mire, teper i kuptimtë !) per te gjetur ku eshte i ati. Dhe e gjen, edhe pse ky nuk eshte finaliteti skenaristik i filmit. Hatà : skena fizike, njera më fizike se tjetra, deri ne ate pike fizike sa edhe i shkreti djalë çjerr surratin (fizikisht !), ne shenje revolte ndaj braktisjes qe i ben i ati (çurk lotët e mi… ). Vetem lodhja (fizike !) e ecejakeve me biçiklete e keput te shkretin çunak ne krahët e Cécile de France : deri edhe deshperimi i Cirilit eshte fizik !

Pastaj eshte nje pjese qe nuk me pelqen fare fare : i dashuri i Cécile de France i kerkon kesaj te fundit te zgjedhe midis tij dhe Cirilit. Skenë debile, qe mbin si çiban, qe s’ka piken e kuptimit. Pata frike se do ‘dilja’ nga filmi. Por jo ! Ajo skene, ne fakt, tradheton vellezerit Dardenne ne qellimin e tyre : ideja e tyre eshte te ecin shpejt (per nga ana skenaristike), qofte dhe nganjehere shkeleshko, vetem e vetem per te arritur aty ku duan te arrijne : tek hyjnorja, e bekuara, tek ‘the grace’. Qe te provoje se Cirili ka gjetur paqen (ka pranuar qe i ati nuk e do më dhe ka pranuar dashurine per të nga ana e Cécile de France), filmi e vë ate ne nje prove te fundit fare fare : Cirili duhet te fale edhe njeriun, i cili e “fali” (pa e falur vertet !) vetë Cirilin pak më parë (nje moshatar i tiji). Per here te trete (dhe te fundit) degjohen per 4-5 sekonda pak muzike ( bismilah per nje film te Dardenneve !). Kjo muzikë, ne fakt, çdo here qe tingellon (3 here gjithesej ne film) paralajmeron se mund te ndodhe ‘le basculement’ (failover). Heren e trete, ndodh e treta e verteta : Cirili e kalon ‘proven’ : e fal edhe ate qe beri sikur e fali ( e qe per pak sa nuk i mori jeten).

Pra, a ka gjithe e më shume ‘nenkuptime’ (arrière pensée) te krishtera kinematografia e Dardenneve ? Ndofta. Ose : pa dyshim.
Po mire, edhe Pasolini ishte edhe kamunist, edhe katolik !

Po ç’a note ti vejm atehere filmit ?

“Le gamin au véo”, per mua eshte pak a shume si puna e “The Black Swan”, por ne sensin e kundert : nese filmin e Aronofskit e urreva, fare mire mund t’i vija noten kaluese 5 apo 6, sepse ja njihja dhe ja njoh disa vlera kinematografike filmit. Me kete te vellezerve belge eshte e kunderta : filmin e adhurova (domethene, do te duhej ti vija noten 10), por ‘fshehurazi’ jam i bindur se nuk meriton më teper se nota 8. Keshtu qe po bej nje kompromis :

9.0

 

Posted on 22nd June 2011
Under: Cannes, Belgjike, Dardenne | No Comments »

“THE TREE OF LIFE” - film amerikan me regji te Terrence Malick

 

Une jam fans absolut i filmit te parafundit te Terrence Malick-ut, dmth i “The New Word” : bashke me ‘mulholland drive’ te Lynch-it apo ’stalker’ te Tarkovskit, eshte nga filmat e rralle qe duhet ta kem ripare disa here : e kam si ‘film komodine’, si puna e nje ‘libri komodine’ qe mbajme afer abazhurit. Por e pranoj qe, me gjithe bukurine çarmatosese, “The New World” (2006) ishte nje film qe ne nje fare menyre perbente nje far’ limiti per Malick-un ne sensin qe, ne aspektin kinematografik, mund te lexohej si nje ‘perzierje’ e dy filmave te tjere te tij : “Days of Heaven” (1978) dhe “The thin red line” (1999). Por bukuria e mizaskenes dhe menyra se si ajo arrinte transhendencen e materies filmike, e bente ate nje film vertet TE MADH. Por e perseris: per mua, ‘krisja’ (perseritja e vetvetes) ishte déjà prezente.

Kesaj rradhe, tek “The Tree of Life” (Palmë e Arte ne festivalin e Kanës se keti viti), kjo krisje me duket se eshte kthyer ne humnerë. Ose thene ndryshe, me duket se tashme Malick s’ka më ç’na rrefen (tregon, montrer) më…

Cliché-të malickjane bejne sfilate pergjate 2 ore e gjysem : filmim i pemeve nga poshte lart (contre plongé) - si ne foto, nje dorë nëne qe perkedhel (e filmuar me ritem te ngadalesuar), shilarsja (po ashtu e filmuar me ritem te ngadalesuar), majat e grunajave qe i perkedhel era… etj etj etj.

Po e marr me rradhe : problemi me duket se qendron para se gjithash ne faktin qe Terrence Malick eshte nje regjizor i tille, punet e te cilit kane bere SHKOLLË më vehte, pra jane kthyer, si te thuash, ne nje institucion. Stili i tij, shume shume i veçante, ka frymezuar jo pak regjizorë, dhe per fat te keq, kryesisht regjizorë te keqinj : rasti i fundit me duket ajo australiania Jane Campion me ate filmin e tmerrshem “The Piano”. Më keq akoma : estetika malickjane ka pushtuar hapsiren publiçitare (ate te reklamave) : më ka ndodhur jo pak here te degjoj njerez te thone : “shih shih, ky imazh më duket malickjan !”. Imazhet e regjizorit ne fjale nuk i perkasin me atij : ato jane bere si shkolle, jane kthyer ne sistem, ne institucion.

Por ketu qendron problemi : duket sikur regjizori i ka rimarrë gjerat jo ne stadin ku i kish lene heren e fundit (’The New World’), por pikerisht ne stadin ku ato tashmë jane, pas ketij perversioni publiçitar : imazhet e tij jane kthyer ne cliché, ne auto-parodi.

Por te flasim nje çike edhe per sensin e asaj qe na tregon Malick tek “The tree of Life”. Me siguri, koshient per mediokritetin e asaj qe ka realizuar, Malick, per here te pare ne karrieren e tij, ndjehet i detyruar te “komplikoje artificialisht” rrefimin, duke i ngaterruar gjerat permes montazhit. Normalisht, Malick eshte mbret ne montazh ! Ndersa ne kete film, disa gjera te kujtojne ate idjotin, Inarritu-ne, dhe filmin e tij po aq idjot, “21 grams”. Ose ca budallalleqe abisale tip ‘Big fish’ (tim burton) apo ‘benjamin button’ (fincher). Jam habit…
Megjithate, nuk duhet harruar se ‘The Tree of Life’, Malick desh ta prezantonte vjet ne festivalin e Kanes. Perfundimisht, e prezantoi kete vit. Dhe me sa thuhet, kish nje vit qe perpiqej te bente nje montazh qe te jepte nje far’ rezultati. Qe me duket … i dyshimtë (per te mos thene ndonje llaf tjeter…).

Por nuk jam i idhnuar me Malick-un. E kuptoj qe ka dash te beje diçka : idene e filmit e ka pas qe prej 30 vitesh ne koke (gje qe nuk do te thote ndonje gje te madhe, po aq sa nuk eshte dhe gje e vogel). Jo vetem qe nuk jam i idhnuar, por mund te them edhe disa fjale te mira per filmin : regjizori na thote jo pak gjera interesante mbi vellazerinë; ose mbi ndjenjen qe pushton njeriun kur lë shtepine (transferimi i familjes ne fjale, e filmuar prej interierit te shtepise bosh, a thua se ishte shtepia vetë qe ikte ! nje mrekulli !).
Tjeter gje qe m’u duk pasionuese : mungesa e ç’faredoqofte kunder-padie ndaj Zotit : filmi nuk mbeshtet ndonje tezë qe do trajtonte Zotin si te pameshirshem. Zoti eshte ne fillim, Zoti eshte edhe ne fund; historia e ketyre njerezve (heronjve te fimit) rreshqet midis. Historia e tyre ben pjese ne historine e Zotit. Pengese per Njohjen nuk behet Zoti, por babai, nje baba qe deshiron ta zevendesoje ate, nje baba qe ka kujtu se e ka kuptu Zotin, por ne fakt, ka dal huq.

Keto dhe gjera te tjera më bënë që, ne pergjithesi, ta pelqej filmin. Pra, nuk eshte puna se filmi nuk me pelqeu, problemi nuk eshte se nuk u identifikova ne film, nuk projektova veten në të : per asnje moment, nuk u ndjeva jashte tij (Malick eshte aq i prestigjator , dreqi e mori !).

Problemi, ne fakt, eshte se filmi nuk më modifikoi. Dhe nga pervoja personale, nje film i Terrence Malick gjithmone ka mundur ta beje kete gje ! Ose, per te qene preciz : eshte nje tjeter film (”The Mirror” - i Tarkovskit - te cilit “The tree of life” ose i ben homazh, ose e kopjon vençe - kete nuk di ta them se cila eshte !), film qe noton ne te njejtat ujra por qe ka patur nje efekt (modifikues) mbi mua, si nata me diten (ne raport me filmin e Malick-ut).

Ose ta themi ndryshe : permes “The Tree of Life”, regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !
Konkretisht : filmi me duket ambicioz per nga efektet (pasojat e ngjarjeve), por i kujdesshem per nga pershfaqja e shkaqeve (te ngjarjeve). Dakort, une nuk besoj se Malick na thote : “shpreso, falu, fal, duaj, dhe qepe gojen”, por amà : pse nuk na e thote pse vdiq vellai i vogel 19 vjeçar ?? Pa dyshim (po te llogarisim vitet), nga ndonje lufte (lufta ne Vietnam ??). Por vete regjizori, nuk na e thote; heronjt e filmit nuk duket se e shtrojne si pyetje : ne vend te saj, pra ne vend te shtrimit te pyetjes, pyetet Zoti, ose thene ndryshe, na ofrohet nje lamento infinito ! Po te ishte evokuar arsyeja e vdekjes, edhe lamentot (qarjet) dhe lutjet ndaj Zotit do te na pershfaqeshin si nje qorrim (sikurse dhe jane xhanem). Nderkohe qe ne film, ato (qarjet, lutjet) pershfaqen thjesht te trishtueshme dhe kaq ! Me duket se Malick ketu i bie fort shkurt (raccourci), duke e mbajtur spektatorin po aq ne njorance sa dhe personazhet e filmit, nje injorance qe filmi duket se, gjithsesi, perpiqet ta kritikoje ! Pra, jo se ka pajtim me injorancen. Jo. Por ka nje refuzim te çuditshem per te ofruar pista per te kuptuar pse-të. Ndaj them me lart se regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !

Ose heqja nga puna e te jatit. Pa ate skene (qe në nje far’ menyre na tregon, edhe pse rrufeshem, se ç’lloj bote e qelbur e rrethon familjen ne fjale), filmi nuk do kish asnje vlere. Por edhe ne ate rast, arsyeja fshihet, shkaku as qe evokohet !

per ta mbyllur : une jam dakort qe Malick shumezon mundesitë per te na prekur (sensibilizuar) me ate qe na ofron te shohim, por nuk na jep ndonje shanc te zgjedhim vete afeksionet (affects) tona. Prej nga dhe ndjesia e nje helmimi te lehte, permes nje emocioni fundja te detyruar

Pra në pergjithesi, filmi me pelqeu. Problemi eshte se, in fine, “The Tree of Life” nuk formon me shume se disa… pergjithësime.

6.8

Posted on 29th May 2011
Under: USA, Malick, Cannes | No Comments »

“O Estranho Caso de Angélica”(Rasti i çuditshem i Angjelikes)-film portugez me regji te Manoel de Oliveira-s

Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

Te pakten, kete e konfirmon filmi i tij i fundit, qe te ben te ferkosh syte : limitet e perceptimit vizual te nje filmi jane çuar ne kufijtë e tij ose thene ndryshe, jane kthyer ne origjinë : “Rasti i çuditshem i Angjelikes” eshte po aq ‘film pa ze’ sa dhe film i shek. te 21, po aq ‘film rinor’ sa dhe film i vjeter , po aq romantik sa dhe modern : de Oliveira ka destabilizuar perfundimisht kohen !

Historia eshte e thjeshte, biles behet fjale per nje auto-fiksion : kur ka qene djale i ri dhe fotograf per nga zanati, de Oliveires i kerkuan qe te fotografonte nje kusherire, nje grua te re te vdekur. Personazhit te fotografit ne film, i duket se gruaja e re e vdekur, gjate fotografimit, ibuzeqesh ! Dhe bie, deri ne marrezi, ne dashuri me të !!

 Fotografia - Kinemaja
  Vdekja - Jeta
Bardh-e-zija - Ngjyra
Antimaterja - Materja
Fantastikja- Realja
E shkuara - E Tashmja
Mitikja - E Sotmja

  

 Nga ana plastike, regjizori eshte ne majë fare fare te artit te tij. Cdo plan filmik eshte magjepes, por asnjehere fotografik, i ngrirë, frozen. Gjithmone kinematografik, dmth ne lëvizje (levizje te brendshme). Qe te kujton nje tabllo qe do te lindte nga martesa e nje pikture te Vermeer me nje tjeter te Magritte ! Klasike dhe moderne.

Efektet speciale te “O Estranho Caso de Angélica” jane nga më te bukurat qe mund te kem pà ndonjehere ne kinema ! Biles skena e fundit te kujton nje tjeter film te mrekullueshem, “Last days” (2006) te Gus Van Sant.

Nga ana tjeter, ‘çuditerisht’ filmi eshte sivellà me nje tjeter film modern, “Kufiri i agimit” (La frontière de l’aube), 2007, i Philippe Garrel. Te dy keta, pra Garrel dhe Oliveira, permes filmave te tyre, duket sikur i bejne homazh filmit më te madh te historise se filmave pa zë, pra “Sunrise’ te Murnau (1929).

Ajo qe shpresoj me gjithe zemer eshte fakti qe, plani i fundit filmik i “O Estranho Caso de Angélica“, pra ajo mbyllje sublime në erresire te zeze, te mos jete profetike dhe keshtu, de Oliveira te vazhdoje te xhiroje ende filma. Per arsyen më te thjeshte e më evidente : me 102 vite mbi shpinë, portugezi ne fjale eshte nje nga më te rinjte, më inventivët, më novatorët dhe më fantastikët e gjithe regjizoreve aktuale ne aktivitet !

trailer:
http://www.youtube.com/watch?v=KYbb64UzXBY

Duhet nje note per filmin ?? Me sa di une, per femijët nga 1 deri ne 102 vjaçar nuk ka nota.
Duhet repektuar rregulli ?Ok :
10 me yll !

Posted on 28th March 2011
Under: Cannes, Indipendent, Portugali, Oliveira | 1 Comment »

海上传奇 (I Wish I Knew) - film kinez me regji te Jia Zhang Ke

  Shume i vleresuar neper Festivale te filmit (ne 2006-n, ne Venecia ka fitu deri dhe ‘Luanin e Arte’ me “Still Life“), Jia Zhang ke, pas “24 CIty” (2009) -film qe rrefente historine e lindjes se nje qyteti modern ne Kinën aktuale, sjell kete vit “I wish I knew“(Hai shang chuan qi), film qe rrefen historine e qytetit te famshem kinez te Shangait.

Principi eshte pothuaj i njejte me atë te “24 City” : pjesa me e madhe e tij perbehet nga deshmi personash te ndryshem, qe rrefejne momente te historise se ketij qyteti. Gjithmone duke ‘gershetuar’ dokumentarin me fiksionin, e qe ne fund te fundit, jep nje film fiksional !
Qëllimi i regjizorit eshte evident qe ne fillim : nga intimja, te lindë univesalja : nga historia personale e secilit, te lindë historia dhe memorja e nje qyteti te tere, historia njerezore. Pa rene per asnje sekonde te vetme ne ndofar rreshtimi mekanik dëshmish.

I vetmi bemol i filmit (per mendimin tim) : prezenca e heshtur e here pas hershme e nje vajze te re (Zhao Tao, aktorja fetish e regjizorit) neper rruget e Shangait. E panevojshme dhe pak e besueshme (jo ne te njejtin regjister me teresine e filmit…).

8.5

 

Posted on 3rd February 2011
Under: Cannes, Kine, Dokumentar | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)