Archive for the 'Berlin' Category

Kali Torinez - film hungarez nga Béla Tarr

 

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminFilmi i fundit i Bela Tarr, i prezantuar sivjet ne festivalin e Berlinit dhe për më tepër fitues i çmimit special të jurisë, ishte për mua “takimi” i 1-rë kinematografik me regjisorin e famshëm hungarez. Nje “takim”, në fakt, që e prisja prej kohësh dhe që, pa e zgjatur shumë, konfirmoi plotësisht pritjet e mia!!! Pa as më të voglin dyshim, Bela Tarr mund të rradhitet ndër regjisorët më të mëdhenj (tanimë, shumë pak gishta nga kanë ngelur për numërimin e tyre) të kohërave tona, ndër ata që kanë vërtet “diçka” për të thënë!Tek “Kali torinez” rimerret një episod i famshëm në jetën e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche i cili 1herë në jetën e tij asistoi, gjatë qëndrimit të tij në Torino në fund të shekullit të 19-të, në fshikullimin me kamzhik të një kali nga fshatari/padroni i tij. Thuhet që filozofi, në tentativë e sipër për ta mbrojtur, e përqafoi dëshpërimisht kalin e gjorë nga ku dhe më pas rrodhën, siç dhe vetëm fjalë qarkullojnë sërisht, 10 vitet e fundit të jetës së tij, të zhytyra në harresë, heshtje, skizofreni.

Harresa, heshtja, skizofrenia karakterizojnë dhe ekzistencën, të rrëfyera në film, te gjashtë prej ditëve të jetës së fshatarit dhe vajzës së tij. Ne nuk e dimë se çfari i ndodhi kalit, thotë Tarr-i, i cili filmon, në 2orë e gjysëm pambarim deri aty ku “s’mban më”, pikërisht harresën, heshtjen, skizofreninë e jetëve njerëzore dhe natyrës që vetëm të “heshti” s’di! Një rutinë në kufijtë e ekzistencës e cila “merr dhe jep”, fare pak, me një univers në shpërbërje, braktisje e sipër! E gjitha kjo filmuar jo me një “superpozim” prej filozofi, por me një besnikëri të pashoqe ndaj vetë natyrës së filmit, kinemasë, çka konfirmon me se miri fjalet e regjisorit në një intervistë të postuar kohë më parë në këtë forum.
Jo film-filozofi por film “film“!!! Imazhe që do doja të mos shuheshin kurrë!

KOMENTI IM :

Fuorisync, filmi ne fjale ka dale prej dy ditesh ne kinemate e Frances; shkova e pashe mbreme dhe mendimi im eshte ky i meposhtmi :

“Kali Torinez” i ka te gjitha shenjat per te qene film i madh rradikal : i gjithe ne bardh-e-zi, memeceri pothuaj totale (perveç nje vjelljeje pa fund fjalesh, e kalkuluar me pelivanllek nga regjizori si dhe nje ‘voice-over’, pra zë ‘off-camera’, po aq kalkulator !!), plane-sekuence ‘virtuoze’ : s’ka ku te shkoje më film autorial dhe rradikal.
Por vetem ne leter. Ne imazh, nuk pashe gje une.

Po shpjegohem qetesisht :
Per mendimin tim, filmi bazohet mbi nje aksiomë krejt te genjeshtert dhe naive sipas se ciles mjafton qe nje regjizor te pershfaqë sa me pak gjëra (te filmoje aty ku nuk mban më - ke shkruar ti me te drejte) në nje vend te humbur e pa emer, pra mjaftojne keto gjera qe filmi te ndjelle kureshtje dhe interes. Pasi i futi keto ne xhep, mjafton qe Béla Tarr te beje plane te bukura, të solemnizoje dy personazhet e tij (simbole te dhimbjes sone humane ! hajde fjali hajde), dhe ja ku filmi behet interesant e pasionues.

Genjeshter me bisht ! Eshte njesoj si te vesh qerren para kalit. Sepse rezultati eshte i nje formalizmi jo te kendshem : regjizori veçse kundron i ekzaltuar planet e tij te ‘mrekullueshme’ filmike dhe na fton të rrjedhim në lotë para tyre ! Prova më flagrante : muzika qe vjen gjithe kohen per te mbuluar nga siper planet filmike, dhe qe duket se ka nje qellim te vetem : të nenvizoje faktin se ne ekran, po shohim nje mrekulli. Plan-sekenca e Bela Tarrit kesaj rradhe i ngjan nje palloi qe fryn pendet, dhe kush te mrekullohet, te mrekullohet.

Me siguri, jo pak vete jane mrekulluar deri me sot. Prova : per here te pare ne karrieren e tij, regjizori i ka bere pothuaj te gjithe mediat per vete ! Amà, nese nje spektator (ne rastin konkret, une), nuk e pranoj kete dispozitiv te shikuari te filmit (pra nuk pranoj qe te me imponohet se ç’fare shikimi duhet te aplikoj), une mbetem komplet jashte filmit dhe nuk gjej asnje qoshkë per ta kundruar ! “Kali Torinez” i ofrohet spektatorit me nje kusht : qe spektatori te jete i devotshem !

Kuptohet, Béla Tarr nuk eshte as sharlatan, as hileqar, as kalkulues. Filmi eshte prova më evidente qe Béla Tarr beson thellesisht tek gjesti i tij kinematografik, kete gjë as që e vë ne dyshim ! Por ajo qe eshte gjynah, eshte menyra se si e shkon komplet dëm nje subjekt te tille te hatashem ! Regjizori e merr kalin aty ku e lë Niçja, ne 1889, dhe ç’ben me të ?? Hiç gje ! E harron pothuaj komplet ! Ose më sakt, nuk i intereson më; nuk e ndjek ashtu siç ndiqte gjithe pasion Bressoni gomarin e tij te famshem tek “Au hazard Balthazar”. Bela Tarr e ka mendjen tek plan-sekuenca ! Dhe vetem tek ajo !

Kur ben nje film minimalist si puna e “Kalit Torinez”, duhet me qene preciz, i sakte, i prerë. Ose po e them ndryshe (meqe e di qe e ke pare) : kur ben nje film minimalist si ky, ose ben nje hatà (precise, te prerë, te saktë) si “Jeanne Dielman”, ose nuk e ben fare !! (nuk po them se filmi duhej ti ngjante atij te Akermanit; por duhej te ishte magjepes si ai i Akermanit ). Kur nje regjizor pershfaq pak, pra eshte ‘kernac’ ne ate qe na ofron, ne kete rast duhet te jete katerfish më i koncentruar ne oferten e tij ! Ose me sakt : koncentrat i gjalle !

Ne vend te ketij ‘koncentrati’, ça pashe une ? Pashe nje film te mbushur me gjeste personazhesh te permbytura ne nje perseritje te merzitshme, te permbytuara nga nje muzike nuk ka ku te shkoje më ilustruese (ose, akoma me keq, nga zeri off-camera i regjizorit). Por nuk pashe gjeste qe te më habisnin, mrekullonin.

C’vanitet !

2.0

trailer i filmit :

//
YouTube - LE CHEVAL DE TURIN (Béla Tarr) - la bande annonce

Mbylle

2You need to upgrade your Flash Player2

 

Posted on 8th December 2011
Under: Berlin | No Comments »

“A separation” - film iranian me regji te Asghar Farhadi

  Ky regjizori iranian domethene, ka marre kete vit Ariun e Arte ne Berlin, me kete filmin “Nje Ndarje ” (”Nader & Simin: A Separation“)

Me shume se per nje ndarje (çifti), filmi trajton temen e distances : distance brenda çiftit, ditance midis burrave dhe grave, distance midis femijeve dhe te rriturve, distance midis Iranit dhe pjeses tjeter te botes, distance midis fjales dhe te Vertetes etj etj. Ne kete sens, pra shikuar si i trajtuar mbi temen e distances, filmi eshte i mire-ndertuar.

Por :
kjo nuk eshte kinematografi : ç’fare më meson më teper filmi, sesa po te kisha lexuar skenarin e tij ??? Asgje me teper ! Biles edhe kjo forme reprezentacioni i distances (asaj qe shpjegova me lart) eshte parë tashmë ne kinema nje mije here : dy çifte, te vendosur kundruall njeri-tjetrit, ne te dyja anet e nje xhami.

Pra ç’eshte ky film, per te cilin thuhet se Juria vendosi ne unanimitet (ah k’to unanimitetet !) qe ti japi ‘Ariun e Arte’ ne Berlin kete vit ? E pra ky film nuk eshte veçse nje version iranian ose më gjërë, versioni ”film-i-botes-se-trete”  i “Usual Suspect“, dmth : nje makineri hilacake qe deshiron te ne beje te besojme se personazhet dhe spektatori duhet te reflektojne together ne zgjidhjen e nje problemi (ky ka qene thelbi i ‘Usual Suspect’ apo jo ?!), por qe e zbulon veçse ne fund elementin çeles te ketij reflektimi, ne menyre te tille qe thua se problemi nuk ekziston më, ose… nuk ka ekzistuar kurre !

I mashturar, i nginjur me ide te rreme, i dehur me refleksione pa objekt (dmth pseudo-refleksione), spektatori kthehet ne shtepi e thote me vete : “Yyyy, ça filmi, film i thelle psikologjikisht !”. Kjo duhet te kete qene arsyeja jo vetem e unanimitetit te Jurise ne Berlin, por dhe e publikut ! Dhe tash se fundi, edhe e amerikaneve (Oscar si filmi me i mire i huaj!!), edhe e francezeve (Cesar si filmi me i mire i huaj) etj etj.

Lum si keta filma ‘unanimë‘ ! I mbyten ne çmime !

4.0

Posted on 23rd June 2011
Under: Iran, Berlin | 1 Comment »

3 filma te rinj parë kete javë :

 


Asgje e veçante, 3 filma kryesisht medioker kete jave :- “Un Homme qui crie” (”Klithma e nje burri“) - film çadian me regji te Mahamat Saleh Haroun.

Edhe pse eshte gje e rralle te shohesh filma afrikanë, ky eshte i dyti film qe i shoh ketij regjizori : Daratt pothuaj nuk me kish pelqyer fare; ky fundit eshte edhe më i keq, edhe pse, ne minutat e para, fillon mire…. . Festivali i sivjetshem i Kanes duket te kete qene tmerresisht i dobët, po te mendosh se ky film ishte ne 19-shen e filmave ne konkurim zyrtar, dhe pat fitu biles dhe çmimin e trete (çmimi i Jurise)…

nota : 3.0

****************************************************************

-”Bal” (“Mjalti”) - film turk me regji te Semih Kaplanoglu

Edhe nga ky regjizor, kam pase parë para dy-tre vitesh nje film tjeter tijin, “Yumurta” (Veza), film qe me kish pelqy ! Ndersa ky tjetri, “Mjalti” (qe eshte pjese e nje trilogjie filmike, “Veza, Mjalti, Qumeshti”), me pelqeu shume here me pak. Ashtu sikunder dhe filmi afrikan i lart-permendur, “Mjalti” nuk fillon keq, vazhdon relativisht mire, por … nuk arrin te dale aty ku “pretendon”…
C’eshte edhe me e deshperueshme, eshte fakti qe filmi ka fituar kete vit Ariun e Arte ne Festivalin e filmit ne Berlin, (festival qe u be vite qe eshte gjithe e me i keq ne perzgjedhjet e tij, ne ndryshim, per shembull, nga ai i Venecias qe ka propozuar filma gjithe e me interesante, keto vitet e fundit).

nota : 5.5

***************************************************

“Les amours imaginaires” (”Dashurite imagjinare“) - film kanadez me regji te Xavier Dolan

Njesoj si dhe per dy filmat e tjere, edhe ketij regjizori (Xavier Dolan) i kisha pare nje film tjeter vjet, filmin e tij te pare fare : “Si e vrava nenen time“. Veçantia e regjizorit eshte fakti se vjet ai kishte 20 vjeç (dhe lunate rolin kryesor ne film!) dhe te njejten gje ben dhe kete vit : luna rolin kryesor, dhe si regjizor, ka veçse nje vit me shume, dmth 21.

Vjet, per filmin e tij qe rrefente andrallat e adoleshences se tij, kisha shkruar : “Film i mire. Qe veçse mund te lavderohet.
E vetmja gje qe mbetet eshte fakti se, a do ti mbaje keto premtime cilesore kinematografike regjizori i ri, ne filmat e tij te ardhshëm. Per t’u parë… !”.

Por edhe kesaj rradhe, per filmin e tij te dyte qe rrefen andrallat e tij sentimentale, më duket se duhet pritur ende per te thene diçka te sigurt per talentin e tij. Pasi mendimi im eshte se filmi i tij i dyte, eshte me pak premtues se i pari… Dhe vazhdoj te kem pershtypjen se filmat e tij jane ende “detyra shtepie”, jo ne sensin e keq (sepse ka “detyra shtepie” fort te levdueshme !), por fakti qe ai luna rolin kryesor ne filmat e tij (gjithmone autobiografike), forcojne kete aspekt “dyshues”…

nota : 5.8

Posted on 5th October 2010
Under: Cannes, Kanada, Berlin, Indipendent | No Comments »

“STURM” - film gjermano-hollandez me regji te Hans-Christian Schmid

Nga regjizori gjerman Hans-Christian Schmid kisha pare para 4 vitesh nje film : Requiem (http://filmjournal.net/autori/2009/0…hmid-gjermani/). Film i mire !

STURM” eshte filmi i katert i tij. Jo i keq.

Jemi ne 2006-en. Serbi Goran Duric (ne foto) arrestohet, nderkohe qe kalonte pushime te lumtura me familjen e tij ne ishujt Açores.
Tre vjet me vone, del perpara Tribunalit te Hagës, nen akuzen e krimeve kunder njerezimit ne Bosnje, ne vitet ‘90.

Prokurorja Hannah Maynard eshte ne presion : Goran Duric, ish gjeneral serb, eshte shume i popullarizuar ne vendin e tij. Per me teper, ne seancen e pare te gjykimit, bosnjaku Alen Hajdarevic, i vetmi deshmitar per momentin, thote nje genjeshter. Por jo tamam nje genjeshter : ai i ka pare skenat e pastrimit etnik, por i fshehur, dhe jo pjesemarres i drejtperdrejt. Te nesermen e zbulimit te genjeshtres se tij, Aleni, sensibel per nga natyra, var veten ne nje dhome te Hotelit te Hagës.

Prokurorja Hannah Maynard niset ne kerkim te provave te reja. Dhe konstaton se, Mira, motra e Alenit, di shume më shume gjera, ne lidhje me te akuzuarin. Por qe nuk do qe ti thote…

°°°

Film nga ata qe gjithshka e bazojne tek skenari, “STURM” eshte nje thriller politiko-gjyqesor, nga ata qe realizonte Costa Gavras ne vitet ‘80. Ndersa serbi Goran Duric te kujton Radovan Karaxhiç-in, ish-lider i serbeve te Bosnjes, i arrestuar me ne fund ne 2008-en.

C’eshte per te ardhur keq, eshte nje fllad i lehte populizmi anti-institucionalo-european qe ndihet ne film, populizem qe vë shpesh ne pikepyetje qellim-miresinë e organizmave te Europes. E them kete, sepse filmi harxhon jo pak kohe per te na treguar (e denoncuar, sigurisht !) karrierizmin e nderkombetareve (gje qe nuk eshte e pa-vertete !), burokratizmin e proçedurave dhe traktacionet sekrete te lidhura me kalkulimet gjeopolitike komplekse. Por jo fort bindshem (nganjehere, ne menyre karikaturale…). Dhe mesojme pak, per shembull, per situaten e sotme ne Bosnje apo ne “Republika Srbska”. Si ta besosh, psh, qe ky vend sot na qenka ne duart e 5 njerezve, qe qenkerkan pasuruar gjate periudhes se luftes, e qe kontrollokan gjithe ekonomine dhe politikën e atjeshme ??! Konfirmime te tilla, te thena pa proven me te vogel (kinematografike, kuptohet !), mbeten anti-propagandë.
Thene shkurt, jo pak skematizem ne kete far opozicioni te thjeshtezuar qe propozon regjizori, midis Detyres se Kujteses (diçka shume nobël !) dhe jo-kompetences se insitucioneve europiane.

6.0

ps: ne France, filmi shfaqet ne titullin “La Révélation”)

 

Posted on 4th April 2010
Under: Gjermani, Berlin, Indipendent | No Comments »

“GRBAVICA” - film bosnjak nga Jasmila Zbanic

Filmi eshte fitues i Ariut te Arte ne festivalin e fundit te filmit ne Berlin dhe eshte filmi i pare i regjizores se re bosnjake Jasmila Zbanic.

GRBAVICA” (”Sarajevo, mon amour” - titulli ne frngjisht) rrefen historine e Esmës, grua tek te 40-at, pa burrë, dhe vajzes se saj 12 vjeçare, Sara. Te dyja jetojne ne lagjen Grbavica te Sarajevës.
Sara duhet te shkoje ne nje eksursion me klasen, por per kete i duhen 200 euro. E jëma, per te siguruar parate e nevojshme, pranon te punoje ne nje diskoteke nate ne Sarajevë.
Sara nuk di cili eshte babai i saj dhe e ëma i ka thene se i ati ka rene ne lufte, duke mbrojtur Bosnjën, gjate luftes se viteve ‘92-96. Por e bija dyshon ne vertetesine e asaj qe i ka rrefyer e ëma…

30 minutat e pare te filmit jane interesante, pastaj filmin e zë gjumi, dmth perserit vetveten. Fundi permban diçka interesante por qe nuk arrin te shpetoje mediokritetin e fimit. “GRBAVICA” vuan nga skolarizmi (menyra e te rrefyerit te filmit eshte shume shkollareske) dhe nga mungesa e mizaskenës: film i filmuar por jo i kompozuar… gjynah !

Web-site i filmit: http://www.coop99.at/grbavica_website/

Posted on 11th March 2009
Under: Cannes, Bosnje, Berlin | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)