“La folie Almayer” (Çmendia Almayer)- film belg me regji te Chantal Akerman
I ka ardhur rradha nje Zonje te madhe te artit te 7, shume te madhe biles : regjizores belge Chantal Akerman (photo)
Nese ajo do te lexonte keto qe shkruaj, regjizorja do me zinte me drù, pasi zor se ajo vete e konsideron veten Zonje, aq me pak - te madhe ! Por nje epitet te tille une ja vura per hater te respektit te pamate qe personalisht kam per punet e saj, per filmat e saj.
Akerman (lindur ne 1950) thote se vendosi te behej regjizore andej nga viti 1965, pikerisht kur pà ne kinema “Pierrot le fou” te Godard-it. Pra kur kishte 15 vjeç ! Ajo ç’ka e ndihmoi me se tepermi ne karrieren e saj (besoj se edhe per fjalen ‘karriere’, Akerman do më zinte prap me drù !), ka qene qendrimi ne USA per disa kohe, ku dhe u njoh me avant-garden amerikane (mbi te gjitha me filmat e videoastit Michael Snow, bazuar kryesisht tek shtriqja e kohes se filmit).
Ne 1975, Chantal Akerman, 25 vjeçe, realizon filmin e saj te trete : “Jeanne Dielman, 23 quai du commerce, 1080 Bruxelles”, ose i njohur shkurt edhe si “Jeanne Dielman“. Pikerisht ai film mund te hyje pa frike ne rrethin e ngushte te atyre qe mund te quhen “filma-ngjarje ne Historine e Kinematografise”. Ketu nuk eshte fjala per ndonje sukses publik te filmit, as per ndonje incident apo eveniment te veçante lidhur me të por per diçka tjeter : per rendesine qe ai paraqet per vete kinematografine si art, i cili ka njohur disa filma-ngjarje te tilla, per shembull :
-”Birth of a Nation” (1915) e Grifith, konsideruar si metrazhi pare i gjate i Historise se kinemase
- “Atalante” i Jean Vigo (1934) si nje nga filmat-poeme te pare, bashke me ata te Murnau (Faust, Sunrise, Tabu)
- filmat e Chaplinit pas 1930-s, cilesia artistike e te cileve beri te mundur marrjen seriozisht ne konsideratë te zerit dhe triumfin definitiv te filmave me zë.
- “Rebel Without a Cause” (1955) i Nicolas Ray-t (me James Dean), i xhiruar ne CinemaScope (perdorimi i objektivit deformues) qe shikohej deri atehere me shumë skepticizëm nga kinofilët e atyre viteve (njesoj si sot me 3D !!)
- “Avventura” e Antonionit (1960), pa dyshim filmi i pare i Erës Moderne te kinematografise
“Jeanne Dielman” (1975 - kam shkruar diçka per te ketu ) eshte pikerisht i ketyre permasave : gjuha kinematografike qe Chantal Akerman perdor në të, eshte nje revolucion i vertete ! Te pakten une personalisht, per nga vlerat formale, e konsideroj si nje nga 4-5 filmat më mbresëlënës qe mund te kem pare (dhe sigurisht, vlerat e filmit nuk mbeten vetem ne rrafshin e formes artistike te vepres ne fjale pasi permbajtja e tij eshte po aq e levdueshme).
C’eshte edhe më interesante eshte fakti qe “Jeanne Dielman” eshte shfaqur edhe ne kryeqytetin e vendit te shqipeve, para dy vjetesh, ne kuadrin e Bienales se Tiranes : http://filmjournal.net/autori/2009/10/09/446/
Por edhe pas filmit ne fjale, Akerman nuk ka rreshtur ndonjehere se tentuari per te gjetur forma te reja shprehese kinematografike; ndofta filmat e saj (fiksione dhe dokumentare) nuk kane qene gjithmone 100% te arrire, pa dyshim qe jo. Por kurre amà stagnant, gjithmone kerkues ndaj vetes, gjithmone ambicioze (ne sensin më nobel te fjales) : gjithmone bërë me deshiren per te tejkaluar pararendesin (edhe pse, duhet pranuar se me “Jeanne Dielman”, Akerman e ka vendosur ca si fort lart stekën e kercimit te saj së larti… ).
I tille eshte dhe “La folie Almayer” (Çmenduria Almayer), filmi i fundit i saj : fort i mire, puro kinematografi ne çdo minut te tijin, por ndofta jo teresisht i arrirë ne teresine e tij…

Filmi eshte lehtazi i bazuar ne romanin me te njejtin titull te anglezit Joseph Conrad : eshte historia e nje europiani, diku ne nje vend te Azise Jug-Lindore dhe i vajzes se tij. Dikush. Diku. Dhe disa tema te tilla si Faji, Shpetimi (redemtion), Humbja, Tjetri. Por pa me te voglin element fetar brenda, po aq sa mungesa totale e romantizmit (ndofta tipari më karakteristik i filmave te saj !). Lirizem PO. Romantizem, fare !
Nje nga te rrallët filma te ketyre dy-tre viteve te fundit qe do doja ta rishihja, edhe pse nuk ka as me shume se 24 ore qe kam dale nga kinemaja… (edhe pse, ‘fshehtazi’ e di qe dua ta rishoh mbi te gjitha per montazhin, per te cilin regjizorja, dihet qe eshte nje Mbretereshe e vertete !!)
8.0
trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=4htK7exi8iQ
Posted on 1st March 2012
Under: Belgjike, Indipendent, Venezia | No Comments »

). Por as prezenca e saj nuk duket ta kete shtyre miletin te shkoje te shohe “Verën perveluese” te tij : me Belluç, pa Belluç, Garrel-i nuk shitet, as ne kuptimin komercial te fjales, por as edhe edhe ne kuptimin figurativ te fjales.
Duhet te kete qene forca e aktit politik te Bobby Sands (greva e pakthyeshme e urise) ajo qe e bente “




Ky ne foto eshte Nuriu, pra Nuri Bilge Ceylan, sot per sot regjizori me i njohur indipendent turk.
film kontemplativ, meditativ, por pothuaj nje kopje e “Pasqyres” se Tarkovskit, regjizor per te cilin Nuriu bën bé e rrufé !Pastaj, ne 2001 del filmi i dyte i Nurit, “Retë e Majit” (Mayıs Sıkıntısı), diçka më i mire se “Kasaba”-ja, por prap se prap, film i mbajtur peng nga dashuria e pamatë e regjizorit gjithmone per rusin Tarkovsk !
Edhe ne kete film, vazhdon i njejti princip : sapo nje personazh kthen koken prapa, hop! regjizori vendos nje plan filmik te natyres. Njesoj si tek ‘Pasqyra’ e Tarkovskit. Po ashtu, ne film vazhdon te ndihet rëndshëm influenca e Antonionit (dhe thone pastaj se Godard-i ja fut kot kur thote : “Sot, gjithe regjizoret autoriale bejne veçse Antonionizëm. Po pse nuk bejne, per shembull, Paraxhanovizëm, xhanëm ??!).
) :
Qe kur Soderbergh-u beri diptikun “Che Guevara” (film qe do e vendosja me gjithe qejf ne 10 filmat e mi te preferuar te dekades se pare te shek te 21), kam shku rregullisht me i pa filmat e tij. Plus qe filmi i tij i fundit “


Nese ka patur nje komedi franceze nga ato qe rendom quhen ‘per publikun e gjere’ e që më ka pas pelqy, ka qene “



Pastaj, kur e kupton se nje gje e tille eshte e pamundur, fillon e vendos ne dvd disa fragmente te filmave te tij te dikurshem. Komenton ndonje prej tyre.
Titulli i plote filmit eshte : “L’Apollonide, kujtime nga bordelloja”, konkurues ne kategorine kryesore te filmave ne Kane 2011.
Bonello permes filmit, rrefen jeten nje bodello pariziane, ne fund te shek XIX, fillim shekulli XX.
Si t’ja filloj e te shpjegoj qe filmi i fundit i

Ne festivalin e Kanës 2011, ky ka qene filmi triumfues persa i perket edhe publikut, edhe kritikes. Ndersa une… jam i dyzuar, edhe po edhe jo…
Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit “