Archive for the 'Coen' Category

O brother, o “Coen bros” !

“Inside Llewyn Davis” - film amerikan me regji te Joel & Ethan Coen 

Fitues i çmimit te Madh ne festivalin e fundit ne Kane (dmth çmimit te dyte), filmi i fundit i Coen brothers rrefen veçse nje javë nga jeta e nje kengetari folk, ne universin muzikor te Greenwich Village ne New Yorkun e vitit te larget 1961 : nderkohe qe nje dimer i eger bie mbi qytetin, djaloshi i ri me kitare ne dore lufton per te fituar buken e gojes si muzikant, ne perpjekje per te kaluar pengesa ne dukje te pakalueshme, duke filluar nga ato qe i krijon ai vete.

***

 ‘Teorikisht’, kam nje debolese per filmat qe kane ne qender ‘loser’-at (filmat amerikane jane te permbytur ne winer-a mo) sepse zakonisht tek ata te miret, eshte pikerisht pikeshikimi regjizorial qe i ben prekës, njerezorë, emocionues. Nga ana tjeter, vellezerit Coen kane per karakteristike te vepres se tyre cinizmin, gje qe më bente disi skeptik. Por “Inside Llewyn Davis” më pelqeu!

Nga ana tjeter, edhe pse film fort autentik, seç ka (si zakonisht xhanem, tek nje pjese e mire e filmave te Coen brothers) diçka konsensuale ne te. Vetmia, si subjekt kinematografik, si fenomen, eshte diçka radikale, nderkohe qe tek filmi ne fjale, qasja e vellezerve-regjizorë ndaj kesaj teme nuk eshte edhe aq radikale sa vete vetmia. Kjo vetmi dhe keta ‘beautiful losers’ kaq fotozhenikë, kjo muzike folk, kjo errance (roaming, wandering, roving life… tema te trajtuara ne menyre fort magjistrale ne filmat e viteve ‘90 nga Jarmusch, Kaurismaki, Wenders etj etj) , sikur nuk fitojne ndonje ‘cilesi’ akoma edhe më të re tek ky film.

Ndersa per anen vizuale, “Inside Llewyn Davis” eshte nje margaritar i vertete! Aspekti i ‘pambuktë’ i tij (shihni trailer-in), melankolia e kengeve folk (e perkthyer ne imazh ne menyre te mrekullueshme) , tonaliteti sa depresiv aq edhe humoristik off-beat i tij : s’ke ç’thua !!

E gjitha kjo më ben te mendoj: vellezerit Coen kane pas bere andej nga fillimi i viteve 2000 nje film (qe e kam pas qef!) qe titullohej “O’brother” dhe qe ne fakt ka qene, ne nje fare menyre, nje remake i ”Odisesë” se Homerit. Por dhe personazhi i Llewin Davis-it ka diçka prej Odiseu : a nuk quhet maçoku i tij… Ulysses ?!

Mos ndofta kesaj rradhe fjala eshte per Uliksin e… Joyce ?

nota: 7.9

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=LFphYRyH7wc

ps: fimi eshte konfirmimi më i fundit i asaj qe mendoj prej disa kohesh: Justin Timberlake eshte vertet nje aktor i shkelqyer !!

 

Posted on 17th November 2013
Under: Te ndryshme, USA, Cannes, Coen | 3 Comments »

“True Grit” - film amerikan me regji te vellezerve Coen

 As vete nuk e marr vesh se ç’mu desh te shkoj te shikoj filmin e rradhes se vellezerve Coen. Ndofta se ishte western (gjini qe e dua fort), dhe western-ët jane te rralle ne ditet e sotme (per te mos thene, inekzistentë).
Ky i vellzerve Coen eshte ne fakt nje remake i nje filmi te vjeter (1969), me te njejtin titull (True Grit), te nje regjizori te quajtur Henry Hathaway.

Ajo qe eshte e çuditshme eshte fakti qe, kur ben nje film si “No country for old man” (jo keq !), si mund te besh nje film kaq pa personalitet, kaq hollywoodian per nga fabrikimi (edhe pse filmi duket se eshte nje film -i-porositur i njeres prej kompanive te Hollywoodit) ! Sepse, une mund ta kuptoj qe vellezerit Coen e kane bere te tille qe te financojne ne menyre te rehatshme filmin e tyre te rradhes (qe, shpresoj te jete më personal, më autorial), por dhe te besh nje budallek te merzitshem te tillë ultra hollywoodian ??! Në kêtë pike ???
Enigme !

2.0

Posted on 10th March 2011
Under: Western, USA, Coen | No Comments »

Burn after Reading - film amerikan nga vellezerit Coen

Burn after reading“: DIGJE PASI TA LEXOSH. A thua se filmi na e propozon vete: HARROMENI PASI TE ME SHIHNI!

Te jene kaq trapa vellezerit Cohen??

Veshtire… Ne fakt, eshte e anasjellta: filmat e vellezerve Coen marrin pjese aktive ne atmosferen e kohes qe jetojme ( l’esprit de l’époque - spirit of time) : CINIZMI. Dhe kete rradhe, jo thjesht si cinizem, por si ideologji: shkaterrimi i çdo forme romantizmi, i çdo tentative romantizmi.

Filmi gjoja vë ne loje klasen e mesme amerikane tip vitesh ‘80 (a thua se eshte e veshtire nje gje e tille!!), filmi ve ne loje CIA-n (akoma dhe me e “veshtire”…). Shkurt, nje kinematografi qe tallet me te tallshmen, qe shkermoq te shkermoqshmen e qe, si “per habi”, eshte suksesi me i madh komercial ne USA i vellezerve Coen, perfshi gjithe periudhen e krijimtarise se tyre. Rastesi? Jo - per fat te keq…
Burn after reading” eshte film reaksionar, konservator (asgje nuk leviz, ne fund te filmit gjithshka mbetet si ne fillim), bosh. Bosh si tendenca e kohrave qe jetojme (per fat te keq), bosh si shpirti i spektatorit-konsumator, film-bosh qe ndihmon edhe me shume ne kete boshatisje.

Dysh !

Posted on 17th March 2009
Under: USA, Coen | 1 Comment »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)