A star is born : David Rudisha !

David Rudisha sapo theu rekordin boteror ne 800m duke i pershkuar ato ne 1′40″91, duke ofruar pergjate me pak se nje minute e gjysme po aq emocion, magji, habi sa nganjehere nuk ofrojne as nje ore e gjysem film! Padyshim se pari ne planin sportiv, por edhe ne ate viziv, sot mund te thuhet se ka lindur nje yll i ri. Ai quhet David Rudisha

Jean Luc Godard thote shpesh si gjys me te qeshur se sot, nese nje ndeshje tenisi apo futbolli mbledh perpara ekranit shume here me teper njerez se sa nje premiere filmi, kjo ndodh thjesht sepse ata qe luajne, nuk luajne rolin  e dikujt, por LUAJNE. Sa me e bukur, e fuqishme, e persosur te jete loja e tyre, sa me shume djerse te kene derdhur, aq me i madh eshte emocioni i spektatorit, aq me e madhe eshte magjia.

 


YouTube - David Rudisha 1:40.91 New 800m (WR) World Record London 2012 Olympics talk

Nje internot, nga deshira per ta hedhur ne youtube i pari keto imazhe, ka filmuar ekranin e televizorit te tij.  Shikojeni kenianin David Rudisha ne kete video. Aty nuk vrapon nje njeri, aty vrapon nje lepur i eger (hare -ang., lièvre -fr.) : Rudisha e transformon 800 metershin nga nje gare taktike ‘par excellence’ (ku e shtyra eshte gati rutine), ne nje  performance solitare, vetanake : Davidi nuk eshte me te tjeret. Davidi eshte vetem. Te tjeret jane bashke. Rudisha eshte star. A star is born.

Eshte hera e pare qe, ne gati 10 vjet qe shkruaj ne kete blog,  te evokoj diçka televizive. Dhe nuk e dija se nje dite do me shkonin lote perpara imazheve te nje sprinteri kenian, ashtu siç mund te me shkojne perpara atyre te Kim Novak ! E kisha nje dyshim qe, nese nje dite do ndodhte diçka e tille, kjo do te vinte paevitueshmerisht nga fusha e sportit.

Sonte nuk pashe ndonje film, si rendom çdo mbremje. 100 sekondat e David Rudishes mjaftonin e ‘tepronin’, ato ishin nje film më vete. Dhe kjo ndodh shume shume rrallë, per kete jam i sigurt !

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)