Archive for August, 2012

Topat e verës

Sado femijërorë e naivë ne dukje, top ten-et (dhe ne pergjithesi listat e filmave!) kane qene gjithmone ’loja’ me e veçante e kinofilise. Me shume se nje konkurence midis filmash, interesi i tyre duhet pare mbi te gjitha tek fakti i ndihmes qe ato japin per te na rifreskuar memorjen me tituj dhe emra regjizoresh. Ashtu si me topat e plazhit, vera eshte koha më e mire per tu zbavitur me to

Ja disa gjuajtje me top per kete sezon :

 Top10 i filmave te preferuar te regjizorit (nuk ka ku te shkoje më kinofilik!) Martin Scorcese (ne kuadrin e top-50 ‘all time’ nga revista ’signt & sound’)

Ketu ndodhet lista tij e 10 filmave (sipas rendit alfabetik) :

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Ndersa ketu, Top10 ‘all time’ sipas filozofit jo pak kinofil Slavoj Zizek (te kuptosh pse ka perzgjedhur keta 10 filma eshte sport me vete, por nejse !

Gjithsesi, bie ne sy prezenca e filmave nazistë si “The Great sacrifice” ose fashisto-italianë si “Noi Vivi”, pa dyshim te ‘perzgjedhur’ jo rastesisht nga filozofi ne fjale ):

(gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste : TOP-10 i regjizorit 103 vjeçar portugez Manoel de Oliveira (i vetmi regjizor ne bote qe ka realizuar edhe filma pa zë, edhe eshte ende ne aktivitet!)

Ja list e tij, sipas rendit alfabetik:

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Ndersa ketu (click tek fotoja e tij) eshte Top10 i filmave me te bukur ne bote sipas te ‘çmendurit’ Quentin Tarantino (lista e tij eshte po aq e çmendur)

Bien ne sy filma te rralle qe personalisht as titullin nuk ua kisha degjuar, si psh : “The Bad News Bears”. Por amà, bie po aq ne sy perzgjedhja  ultra e rafinuar e regjizorit ndofta më kinofilik ne bote (cili kineast ka pare aq shume filma sa Tarantino??) si per shembull filmi ‘Sorcerer’ qe sigurisht eshte filmi me i bukur i regjizorit William Friedkin, dhe jo ‘The Exorcist’, sikurse mendohet rendom.

(ja lista, gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste me interes eshte ajo e revistes prestigjioze franceze ”Cahiers du Cinéma” (e themeluar ne vitet ‘50 nga regjizoret e ardhshem te ‘Nouvelle vague” (vales se re), e qe realizon çdo 10 vjet top-dekadën e saj :

TOP-10 i kritikëve te revistes franceze “Cahiers du Cinéma” per vitet 2000-2010 :

 

1. Mulholland Drive (David Lynch) 2001 - USA

2. Elephant (Gus Van Sant) 2003 - USA

3. Tropical Malady (Apichatpong Weerasethakul) 2004 - Tailande

4. The Host (Bong Joon-ho) 2006 - Kore e Jugut

5. A History of Violence (David Cronenberg) 2005 - USA

6. La Graine et le mulet (Abdellatif Kechiche) 2007 - France

7. Tie Xi Qu : West of the Tracks (Wang Bing) 2002 - Kine

8. War of the Worlds (Steven Spielberg) 2005 - USA

9. The New World (Terrence Malick) 2005 - USA

10. Ten (Abbas Kiarostami) 2001

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Po e mbyll me disa topa te mijte, personalë.  Per shembull :

Top-5 e regjizoreve, filmat e te cileve më parë i kam pas adhuruar, më pas më kane zhgenjyer :

1. Wim Wenders - qe prej “Wings of Desire” (1987) e tutje - nje katastrofe e vertete!

2. Martin Scorsese : filmi i tij i fundit i madh mbetet “Casino” (1995). Qe prej asaj kohe, Scorsese ben sikur ben filma, ose edhe me sakte, gjithmone sipas meje, pak a shume tall menderen.

3. Woody Allen : andej nga mesi i viteve 2000, pasi kish rreshtuar nje bataljon me filma koti ne vitet ‘90, Woody Allen dukej premtues me ato te tijte europiane (duke filluar me ‘Match Point’). Por bataljoni-koti rifilloi perseri marshimin…

4. Francis Ford Coppola : filma te mire te tijte jane ata te vjetrit, më pak te njohurit (vitet ‘80 : ‘The Convertation’, ‘Rumble fish’, ‘The Outsiders’, por dhe nje film-cult si ‘apocalypse now’ eshte film i mire!). Pastaj Coppola u mor me rrush (me vreshta) dhe andej nga mesi i viteve 2000, u rikujtua te na beje filma (Youth without youth, Tetro, Twixt). Mua me duket vanitoze (edhe pse jam perpjekur ti pelqej filmat e tij te fundit) kjo perpjekje e tij dhe pse me duket keshtu, jam shpjeguar ne fund te ketij postimi

5. Wong Kar-wai : qe hongkongezi i talentuar ka qene qe ne fillimet e tij kinematografike nje kineast manierist kjo dihej dhe nuk kish asgje te keqe (persa kohe qe manierizmi i tij ishte ne funksion te filmit). Qe prej “2046″ (realizuar ne vitin 2004), mua me duket se formalizmi i tij eshte kthyer ne qellim ne vetvete. Vetem ndodhte ndonje çudi e madhe qe wong k.ar wai te më rihabise per mire…

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Top-10 e regjizoreve (ne aktivitet) filmat e te cileve nuk me kane zhgenjyer asnjehere :

1- Manoel De Oliveira   : ky ben filma gjithe e me te bukur, gjithe e duke u rinuar me shume
2- Jean Luc Godard  : idem si de Oliveira !
3- Warner Herzog  : idem si Godard !
4- Tsai Ming-liang : besnik i integritetit te tij artistik !
5- Hong Sang-soo : idem si Tsai !
6- Brian De Palma  : edhe pse i ndodh te punoje per kompanite e Hollywoodit, de Palma, ‘poeti i dhunes’ siç thirret shpesh, pothuaj asnjehere nuk e tradhetuar artin e tij!
7- Alexander Sokurov 
8- Terrence Malick  : kam patur nje dyshim per filmin e tij te fundit (Tree of Life) por kur e kam ripare… zero dyshim!
9- Philippe Garrel (i cili per fatin e mire te artit te 7, do vdese Philippe Garrel !)
10- Pedro Costa  (e pres me padurim filmin e tij te ri, qe thuhet se do te titullohet “Sweet Exorcism”, ja nja dy foto :

 

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

top-5 i filmave me tituj idiotë :

1.Attack of the Killer Tomatoes! (1978, John De Bello) - USA

2.I epithésis tou yigantiéou moussaka (The Attack of the Giant Moussaka) (1999, Panos H. Kotras) -Greqi

3.Si tu vas à Rio tu meurs (Po shkove ne Rio, do vdesesh) (1987, Philippe Clair) France/Brazil

4. The Cat from Outer Space (Macja e ardhur nga Hapsira) (1978, Norman Tokar) USA

5. Night of the Lepus (Nata e Lepujve) (1972, William F. Claxton) USA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Per ta mbyllur me nje lajm fort te mire : me ne fund trailer i “PASSION”, filmit te ri te njerit prej regjizoreve me te talentuar te viteve ‘70-’80 Brian De Palma (regjizor i “Sisters”, “Carrie”, “Obsession”, “Blow Out”, “Scarface”, “Body double”, “Raising Cain”, “Carlito’s Way”)
“PASSION” :


YouTube - PASSION Trailer | TIFF Festival 2012

Me te gjitha gjasat, rikthim i De Palma-s ne epoken e tij te famshme te viteve ‘80!

Posted on 30th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Magji apo… vetmi??

“Magic Mike” - film amerikan me regji te Steven Soderbergh

Ne vitin e larget 1989, kur regjizori amerikan Steven Soderbergh fiton palmen e arte ne Festivalin e Kanes me “Sex, Lies ans Videotape” (Seks, rrena dhe video) nuk ishte veçse 26 vjeç, duke hyre keshtu ne histori si regjizori më i ri qe rremben ate çmim. Pa harruar se behej fjale per filmin e pare fare fare te tij ! Nje zbulim i vertete

Jo fort i ndjeshem ndaj sirenave komerciale te Hollywoodit, Soderbergh me pas tenton disa filma te natyres indipendente (”Kafka”, “King of the Hill”… etj) por qe rezultojne deshtime persa i perket suksesit financiar (gje normale ne USA…). E megjithate, kjo i dha atij nje far statusi te nje regjizori te ri vertet te talentuar. Per me teper qe Soderbergh eshte nga ata qe di ti beje te gjitha: edhe regjizorin, edhe producentin, edhe montazhierin, edhe kameramanin, edhe… . Keshtu qe nuk u ‘dekurajua’.

Me pas ai realizon Oqeanet e tij (11, 12, 13…) por une nuk nuk kam pare ndonjehere asnjerin prej tyre, keshtu qe nuk mund te shprehem per to; Pastaj vijne ‘Traffic’ qe nuk me eshte dukur i keq, po ashtu ‘Erin Brokovitch’ (goxha i mire biles!). Ndersa duke filluar nga 2006, i kam ndjekur rregullisht ne kinema ato ç’ka ka realizuar : keshtu “Bubble” me kish lene skeptik; Che Guevara i tij me pat pelqyer à la folie (per mua, ai film eshte jo vetem kryevepra e Soderbergh-ut, por filmi i tij më intim, më personal); pastaj po aq skeptik me ka lene “The Girlfriend experience” nderkohe qe “The Informant!” me pat ngazellyer si film. ndersa i parafundit qe nxori vjet, pra “Contagion” me qe dukur pa interes dhe i kollajshem per nje regjizor qe ka dhene shuume here me shume se kaq.

Midis epitetit -i mbivleresuar- dhe -i ngrënë ne hak- , nuk di njeriu i shkrete ku ti vendose 23 filmat (ne 24 vite karriere) te Soderbergut, per me teper qe “Magic Mike” eshte filmi i parafundit i tij : regjizori ne fjale ka deklaruar se, pas filmit te tij te ardhshem qe del ne kinema ne 2013-n, ai do te pushoje së beri filma dhe do nderroje profesion (kjo me pelqen ne fakt, sepse perkedhel nje ide te hershme timen, sipas se ciles ata regjizore autorialë qe e ndjejne se i kane thene ç’kane patur per te thene, më mire te nderrojne zanat se sa te perserisin veten- per ti rene shkurt). Por qe ka diçka prej radikaleje ne vepren e tij, kjo nuk do as men as kalem.
Dhe “Magic Mike”, ku mund te pozicionohet ne kete krijimtari sa radikale aq dhe te qete (nganjehere deri dhe te qullet) te Soderbergut ?

Nese tek “Girlfriend experience” regjizori trajtonte temen e nje vajze te re amerikane e cila me gjithe dijenine e te dashurit te saj prostituoet, “Magic Mike” rrefen nje Amerike nen sunlight e Florides, rrefen historine e Majkut (Mike), nje djali tek te tridhjetat (rolin e luan Channing Tatum) qe punon diten si murator dhe naten si stripper ne nje disko striptize, gjithe duke enderruar qe nje dite te behet entrepreneur; Mike ze shoqeri me nje murator te ri, Adamin, te cilit i propozon po ashtu nje vend tek ndermarrja e striptizes. Adami ka nje moter…

“Magic Mike” ben fjale per mardheniet e amerikaneve me fuqine (the power), sigurisht jo ne sensin fizik te fjales, edhe pse pershfaqja, vizualiteti i filmit e ben kete gje pikerisht permes fizikes, pra permes muskujve. Kete rradhe Soderbergu duket se interesohet per gjinine mashkullore, dhe ketu me duket se ka diçka më specifike per tu vrojtuar. Por per kete, duhet ti rikthehemi filografise se tij ne nje sens tjeter :
Soderbergu duket tip ekseprimentuesi, qe ka dashur ti provoje te gjitha. Jo vetem qe emri i tij tek gjeneriket e filmave (gjithmone te tij) figuron ne funskione te ndryshme (regjizor, montazhier, kameraman… etj etj, biles nganjehere edhe me pseudonime), por edhe zhanret qe ka levruar jane krejt te ndryshem : nganjehere remake, nganjehere biopic, nganjehere fanstiko-shkencorë, nganjehere komedi sentimentale, nganjehere thriller; po ashtu edhe per nga stili, duket tip qe i ka provuar te gjitha : flash-back, ngadalesim imazhi, kalim nga ngjyrat ne bardh e zi.
C’ngelet tjeter ? Ngelet per nga gjinia, per nga seksi. Dhe po ta shikojme me vemendje, edhe nga ajo ane, Soderbergu ka filmuar te dy sekset me nje barazi gati perfekte : duke filluar nga filmi i tij i pare “Sex, rrena dhe video” (ku filmon dy meshkuj dhe dy femra qe duhen ne pothuaj gjithe kombinimet e mundshme) e duke perfunduar me kete ”Magic Mike” (nje stipper-mashkull qe i ka ardh ne maje te hundes te veshe tanga çdo mbremje per te eksituar gjinine femerore), ne thelb behet fjale per te njejten gje : ndryshimi i kaheve te arketipeve mashkull-femer. Fundja keshtu ka qene edhe tek Erin Brockovich (gra avokate qe u linin burrave te tyre te mbanin femijet) ose tek “girlfriend experience” (nje vajze e re qe prostituoet me dijenine e te dashurit). Me kete, nuk dua te them se Soderbergu idealizon seksin e kundert te atij (asaj) qe filmon ne X apo Y film, as nuk i bie “shkurt” si Tarantinoja (per te cilit, femrat jane superiore ndaj meshkujve dhe ka vdek ajo pune!).
Me se shumti behet fjale per nje fare barazie : meshkujt dhe femrat, per të, duket se jane dy variabla te nje ekuacioni. Ose edhe me sakte : bota, e shikuar si nje far’ lisharseje, si ne foto, ku kemi hypur te gjithe dhe mbahemi nepermjet dy kembeve : njera kembe jane meshkujt, tjetra femrat. Edhe pse, nuk duhet patur ndonje iluzion i madh (duket se na thote regjizori) : raportet njerezore, edhe pse te ngarkuara me deshira, besime e mosbesime, prap se prap mbesin kalimtare, te perkohshme. Njeriu, cilido qofte seksi i tij, eshte bashkudhetar i vetmise…

Pesimizem quhet ndryshe.

nota e filmit : 7.8 (por pse jo dhe 8.7  ;) )

Trailer :

   

Posted on 22nd August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Philip K. Dick dhe kinematografia

Me paska shpetuar nje prurje mbi romancierin amerikan Philipp K. Dick : do kisha dashur me deshire te shkruaja diçka mbi disa filma te realizuar mbi vepren e tij. Por se pari dua te perseris sa shume me ben pershtypje fakti qe asnje roman i tij nuk qenka perkthyer ne shqip?! Vazhdon te me duket fort e çuditshme nje diçka e tille, sepse eshte goxha e pranuar qe Philip K.Dick eshte shkrimtari me i madh aktual amerikan (dhe sinqerisht, nuk ngela as une askush tjeter ta rikonfirmoje nje gje te tille). Por une kembengul qe ka diçka prej bizarre qe K.Dick te mos jete perkthyer ne Shqiperi (ashtu sikurse edhe Huxley). Nuk mund ta fsheh çudine time… Dhe meqe nga komentuesit tek tema ne fjale jane cituar disa filma te bazuar ose te frymezuar nga veprat e tij dhe duke qene se personalisht kam pare nje pjese te mire te tyre, po hedh nja dy rradhe edhe pse e di qe, vijme ku vijme, e do dalim me patjeter tek problemi i famshem i raportit film-literature.

Per “Minority Report” te Spielbergut (i bazuar ne nje novele me te njejtin titull te romancierit amerikan) jam kategorik: ai eshte film i mire, gati-gati i shkelqyer, e kam thene kete edhe para pak muajsh ketu. Por une insistoj ne faktin qe nese filmi eshte aq i mire, kjo vjen jo pse lenda letrare eshte e mire (ajo eshte qe eshte e mire, nuk diskutohet, por ky ne fakt nuk eshte nje kusht i nevojshem per nje film te mire - do shpjegohem me poshte pse), porse filmi eshte i mire sepse Spielberg-u gjithmone ka shkelyer pikerisht kur behet fjale per filma me teme imagjinare! Dakort, per fat, temen (lenden, fabulen) ja ka dhene K.Dick. Aq me mire (s’kam asgje kunder!), por ja dhe nje kunder-shembull : une e urrej “Blade Runner” (1982) te Ridley Scott, film te cilin do ta vendosja me nje deshire te paimagjinueshme ne nje top10 master-piece-fallco ever !! Por skenari i atij filmi vjen nga “Do Androids Dream of Electric Sheep?” (kete roman nuk e kam lexuar, por nuk e ve fare ne dyshim qe duhet te jete shume i mire!). Po aq sa jam koshient se filmi eshte tmerresisht i famshem, eshte super cult (sidomos per spektatoret e kinemave te viteve ‘80); e megjithate, une nuk njoh asnje regjizor kinofil reliable qe ta citoje si film te dashur per te; dhe ne fakt, cult-lleku i “Blade Runner” vjen pikerisht nga fakti se eshte version filmik i nje romani te K.Dickut sesa nga ndonje ‘gje’ tjeter.

Hollandezi i talentuar Verhoeven ka bere ne 1990 “Total Recall”, por nuk mund te prenoncohem sepse nuk e kam pare kurre ate film! Per me teper qe per regjizorin ne fjale kam respekt, sepse eshte nga ajo ‘rraca’ e rralle e regjizoreve qe, edhe pse kane punuar ne Hollywood, kane bere ç’kane mundur per te futur diçka te tyren, pra personale ne filmat qe kane realizuar, gjithe duke respektuar ne vija te trasha (nga halli) kodet e kinematografise hollywoodiane.
Ah po, Duncan Jones, çuni i David Bowie-t, ka bere ne 2009 nje film (filmi i pare fare i tij!) qe quhet “Moon”, e qe ‘mirazh‘ e paska pare (dhe po konstatoj qe qenka version filmik i njeres prej veprave te K.Dick - nuk e dija kete fakt). Filmi nuk ka dale kurre ne kinema ne France, por ka dale direkt ne dvd! Ndofta evokimi qe i beme ketu filmit ne fjale, do me motivoje te blej dvd e tij, edhe pse e kam patur ne mend edhe me pare nje gje te tille, po ja qe e kisha harruar…

Edhe “Paycheck” eshte jo fort i keq, fundja e ka bere John Woo nje tjeter nga regjizoret e rralle qe ka mundur te imponoje talentin e tij ne Hollywood (ky ka bere nje film te mire shume ne 1997 : “Face/Off” !).

Por insistoj (dhe ketu dua te dal): per mua, vepra letrare e Philip K.Dick, ne nje fare menyre, nuk ka te beje me filmat e bazuar ne romanet e tij dhe nuk duhet pare duke lexuar filmat. Per mendimin tim, asnje nga filmat e realizuar deri me tash nuk kane fuqine dhe magjine e vepres letrare ne fjale , shto ketu qe une bej pjese tek ata qe mendojne se NUK ka arsye pse ta kene (perderisa magjia e letersise buron tek narracioni, tek fabula, ndersa magjia e kinematografise -tek mizaskena, tek njemendesia e filmit).

Biles kam dhe nje hipoteze, per me teper e kam te bazuar.
Hipoteza eshte kjo : nje film i te njejtes cilesi me vepren e K.Dickut jo vetem qe nuk eshte realizuar ndonjehere, por as dhe do te realizohet nje dite.
‘Prova materiale’ (ne nje menyre gjithsesi simbolike, kuptohet) ku e bazoj kete qe them eshte e meposhtmja : James Gray, qe per mendimin tim eshte regjizori me i talentuar amerikan i brezit te ri, ka shkruar rreth 14-15 vitesh me pare nje skenar (te cilin sigurisht qe mendonte ta vinte vete ne skene) te bazuar tek novela “Paycheck” e K. Dickut. Asnje studio amerikane nuk ka marre persiper financimin e filmit! As edhe nje e vetme! Pse?? Sepse padyshim, si regjizor i vertete qe eshte, Gray duhet te kete propozuar nje film qe nuk eshte paraprakisht viktime e romanit, por nje film qe desheron te jete i lire po aq sa dhe romani ne fjale!
Ne kete sens them me lart se ndofta, nje film i te njejtes cilesi me ate te nje romani te K.Dickut nuk do te realizohet ndonjere, pasi pikerisht, nuk ka pse. Dhe nuk po dua te fshihem pas te famshmes ide te Godarit i cili gjithmone ka insistuar qe, per te realizuar nje veper te mire filmike, me e mira e te mirave eshte qe regjizori te zgjedhe nje veper te dobet letrare, e me pas ta pasuroje me mizaskenen e tij, regjine e tij… etj etj.

Pra : duhet lexuar e lexuar e rilexuar vepra letrare e Philip K. Dick.

Po filmat bazuar ne vepren e tij ?

Me ‘mire’ te mos shihen…  smiley

(ose më seriozisht : nese duhet zgjedhur midis leximit te romaneve, novelave e tregimeve te autorit ne fjale dhe filmave te bazuar mbi to, pa friken më te vogel duhet zgjedhur e para !).

Posted on 14th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

A star is born : David Rudisha !

David Rudisha sapo theu rekordin boteror ne 800m duke i pershkuar ato ne 1′40″91, duke ofruar pergjate me pak se nje minute e gjysme po aq emocion, magji, habi sa nganjehere nuk ofrojne as nje ore e gjysem film! Padyshim se pari ne planin sportiv, por edhe ne ate viziv, sot mund te thuhet se ka lindur nje yll i ri. Ai quhet David Rudisha

Jean Luc Godard thote shpesh si gjys me te qeshur se sot, nese nje ndeshje tenisi apo futbolli mbledh perpara ekranit shume here me teper njerez se sa nje premiere filmi, kjo ndodh thjesht sepse ata qe luajne, nuk luajne rolin  e dikujt, por LUAJNE. Sa me e bukur, e fuqishme, e persosur te jete loja e tyre, sa me shume djerse te kene derdhur, aq me i madh eshte emocioni i spektatorit, aq me e madhe eshte magjia.

 


YouTube - David Rudisha 1:40.91 New 800m (WR) World Record London 2012 Olympics talk

Nje internot, nga deshira per ta hedhur ne youtube i pari keto imazhe, ka filmuar ekranin e televizorit te tij.  Shikojeni kenianin David Rudisha ne kete video. Aty nuk vrapon nje njeri, aty vrapon nje lepur i eger (hare -ang., lièvre -fr.) : Rudisha e transformon 800 metershin nga nje gare taktike ‘par excellence’ (ku e shtyra eshte gati rutine), ne nje  performance solitare, vetanake : Davidi nuk eshte me te tjeret. Davidi eshte vetem. Te tjeret jane bashke. Rudisha eshte star. A star is born.

Eshte hera e pare qe, ne gati 10 vjet qe shkruaj ne kete blog,  te evokoj diçka televizive. Dhe nuk e dija se nje dite do me shkonin lote perpara imazheve te nje sprinteri kenian, ashtu siç mund te me shkojne perpara atyre te Kim Novak ! E kisha nje dyshim qe, nese nje dite do ndodhte diçka e tille, kjo do te vinte paevitueshmerisht nga fusha e sportit.

Sonte nuk pashe ndonje film, si rendom çdo mbremje. 100 sekondat e David Rudishes mjaftonin e ‘tepronin’, ato ishin nje film më vete. Dhe kjo ndodh shume shume rrallë, per kete jam i sigurt !

Posted on 9th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

…sipas “Sight and Sound” :

Qe prej vitit 1952, revista britanike “Sight and Sound” boton çdo 10 vjet “top-50″ te filmave me te mire te te gjitha koherave.

Kete vit jane pyetur 846 kritike kinemaje, programatorë, profesore kinemaje, distributorë etj etj, kryesisht anglo-saksone (Angli & USA), por edhe disa europiane, aziatike etj.

Lista e plote (top-50) me komente ne anglisht eshte ketu, tek web-site i “sight & sound” :

 

top-50 :

1. Vertigo (hitchcock)
2. Citizen Kane (welles)
3. Tokyo Story (ozu)
4. La règle du jeu (renoir)
5. Sunrise (murnau)
6. 2001: A Space Odyssey (kubrick)
7. The Searchers (ford)
8. Man with a Movie Camera (vertov)
9. The Passion of Joan of Arc (dreyer)
10. 8 1/2 (fellini)

11. Battleship Potemkin (Eisenstein)
12. L’Atalante (Vigo)
13. Breathless [à bout de soufle] (godard)
14. Apocalypse Now (coppola)
15. Late Spring (ozu)
16. Au hasard Balthazar (bresson)
17. Seven Samurai (kurosawa)
18. Persona (bergman)
19. Mirror[zerkalo] (tarkovsky)
20. Singin’ in the Rain (donen & kelly)

21. L’avventura (antonioni)
22. Le Mépris (godard)
23. The Godfather (coppola)
24. Ordet (dreyer)
25. In the Mood for Love (wang k.ar-Wai)
26. Rashomon (kurosawa)
27. Andrei Rublev (tarkovsky)
28. Mulholland Dr. (lynch)
29. Stalker (tarkovsky)
30. Shoah (lanzmann)

31. The Godfather Part II (coppola)
32. Taxi Driver (scorsese)
33. Bicycle Thieves (de sica)
34. The General (keaton)
35. Metropolis (lang)
35. Psycho (hitchcock)
36. Jeanne Dielman (akerman)
37. Sátántango (tarr)
39.The 400 Blows (truffaut)
40. La dolce vita (fellini)
41. Journey to Italy (rossellini)
42. Pather Panchali (ray)
43. Some Like It Hot (wilder)
44. Gertrud (dreyer)
45. Pierrot le fou (godard)
46. Play Time (tati)
47. Close-Up (kiarostami)
48. The Battle of Algiers (pontecorvo)
49. Histoire(s) du cinéma (godard)
50= City Lights (chaplin)
50= Ugetsu monogatari (mizoguchi)
50= La Jetée (Chris Marker)

Disa konstatime :

- Te vetmin film nga lista e qe e ka pas transmetu TVSH-ja para renies se kamunizmit ka qene “Beteja e Algjerit” qe figuron ne vend te 48

- Regjizori me shume i cituar eshte Godard, me 4 filma, pastaj vjen Dreyer, Coppola dhe Tarkovsky me 3, pastaj Ozu e Fellini me dy

- Bie ne sy mungesa e ndonje filmi te Bunuel-it, por eshte e vertete qe ai ka bere vetem filma te shkelqyer, dhe eshte gati e veshtire te veçosh ndonje nga tufa

- Ne liste figurojne vetem tre filma te ketyre 20 viteve te fundit : “Mulholland Drive” i Lynch-it (ne vend te 28!), “In the mood fot love” nga Wong Kar-wai dhe “Satantango” e Bela Tarr.

- ‘Stalkeri’ im eshte ne vend te 29

- I vetmi film me metrazh te shkurter qe figuron ne liste eshte ai i Chris Marker “La jetée” !

- Nese ka nje film qe me jep realisht kenaqesi ta shikoj ne kete liste gjithsesi konvencionale, eshte ai i vendit te 36, pra ai i regjizores belge Chantal Akerman : “Jeanne Dielman”, qe eshte per mua nje nga 3-4 filmat me te rendesishem te historise se kinemase, per nga risia qe sjell ne forme (dmth edhe ne permbajtje).

- Filmin qe figuron ne krye te listes ne fjale do ta vija po ashtu me shume deshire ne nje top-5 ‘all time’ timin !

Posted on 8th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top-30 ‘asian movie’ 2001-2011 :

Perveç asaj gjeografike, duhet thene se nuk ka asnje arsye tjeter per te folur per ‘filma aziatike’ : produksioni iranian, per shembull, nuk ka asgje te perbashket te themi, me ate japonez; dhe anasjelltas.
Megjithate, gjithe duke mos harruar se nje liste e tille niset nga nje premise pothuaj irelevante (se kontinentet i ka bo zoti mo, nuk i kemi bo ne!), duhet konstatuar se ne konitnentin aziatik, Korea e Jugut ka qene vendi qe ka sjelle ne keto 10 vitet e fundit kinematografine më pasionuese, sa ne lemin e filmave autoriale aq edhe ne ato eksploatative. Sigurisht sigurisht, India me Bollywoodin e saj mbetet pruresi me i madh quantitativ planetar, por ajo ç’eshte deziluzionuese eshte fakti qe qofte dhe nje film te vetem (qofte dhe nje nga 1000 filmat qe Bollywoodi prodhon ne vit - 2 here me shume se Hollywoodi), nuk ka lene gjurme pikerisht ne kete univers kinematografik planetar.
(Click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare : )

 

 

 

 

Lista komplete :

1. Tropical Malady (regjia Apichatpong Weerasethakul) - Tailande, 2004

2. “Tie Xi Qu: West of the Tracks” & “The Ditch” (regjia Wang Bing) - Kinë 2003 & 2010

3. Eureka (regjia Shinji Aoyama) Japoni, 2001

4. Caterpillar (regjia Koji Wakamatsu) Japoni 2010

5. Still Life (regjia Jia Zhang-ke) Kine 2006

6. “Woman on the beach” (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2009

7. Face (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2008

8. Three times ( Hou Hsio Hsien) Tajvan, 2004

9. Yuki & Nina (regjia Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa) Japoni, 2009

10. “Climates” & “Uzak” (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2006 & 2002

11. Z 32 (regjia Avi Mograbi) Izrael 2008

12. Café lumière ((Kôhî jikô) (regjia Hou Hsiao-hsien) Tajvan, 2004

13. This is not a film (regjia Jafar Panahi) Iran 2010

14. Woman is future of man (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2004

15. I don’t want to sleep alone (regjia Tsai Ming Liang) Taivan, 2006

16. Platform (regjia Jia Zhang-ke) Kine, 2001

17. Little Moth(Xue Chan) (regjia Tao Peng) Kine, 2007

18. The Host (regjia Joon Ho-bong) Korea e Jugut, 2006

19. Dua te shoh (regjia J. Hadjithomas & K.Joreige) Liban, 2008

20. Be with me (regjia Eric Khoo) Singapor, 2005

21. Toka e braktisur (regjia Vimukthi Jayasundara) Sri-Lanka, 2004

22. syndromes & a century (regjia Apichatpong Weerasethakul) Tailande, 2006

23. Talaye sorkh (Crimson Gold) (regjia Jafar Panahi) Iran, 2003

24. Shija e lengut te shalqirit (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2004

25. Shara (regjia Naomi Kawase) Japoni, 2003

26. In the mood for love (regjia Wong K.ar-Wai) Hong-Kong 2001

27. Millenium mambo (regjia Hou Hsiao Hsien) Taivan, 2001

28. Mayıs Sıkıntısı (Retë e majit) (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2001

29. Shanghai dreams (regjia Wang Xiaoshuai) Kine, 2005

30. The Dayereh (The Circle) (regjia Jarfar Panahi) Iran, 2001

Posted on 7th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top-10 cinema português 2001-2011

C’me ka bere pershtypje kur kam germuar ne dyqanet multi-media ne Lisbone, ka qene fakti qe ne departamentin e filmave portugeze, ekzistonin vetem filma-autor ! Asnje film portugez i natyres ‘kinematografi ekspoatative‘. Asnje per bese !
Kjo me gezoi pa mase, pasi gjithmone kisha konstatuar se pothuaj ne fund te çdo viti, kur me eshte ‘dashur’ te bej top-ten vjetor, gjithmone ne liste ka figuruar te pakten nje film portugez, por gjithmone i natyres film-autor (indipendent) !

Mungesa e filmave eksploatative tregon qe populli portugez (me te drejte!) i ka rene shkurt : meqe 95% e filmave te shfaqur neper kinema eshte qe eshte ‘made in USA’, pse me u lodh kot e me bo gjasme ‘filma portugeze per publikun e gjere’ (ose cinema-churiço, dmth cine-panettone per italianët), nderkohe qe ai ‘i ngushti’ mund te shijoje kryevepra si keto me poshte :

1. Juventude em marcha (Perpara rini) (regjia Pedro Costa) 2008
2. Aquele querido mes de agosto (Fort i dashur muaji gusht!) (regjia Miguel Gomez) 2009
3. No quarto da Vanda (Ne dhomen e Vandes) (regjia Pedro Costa) 2001
4. O Estranho Caso de Angélica (Rasti i çuditshem i Angjelikes) (regjia Manoel de Oliveira) 2011
5. Singularidades De Uma Rapariga Loira (Veçantitë e nje bjondeje) (regjia Manoel De Oliveira) 2009
6. A Religiosa Portuguesa (Murgeshën portugeze) (regjia Eugène Green) 2010
7. Alice (regjia Marco Martins) 2005
8. Belle toujours (Perjetesisht e bukur) (regjia Manoel De Oliveira) 2006
9. Ne change rien (Asgje mos ndrysho) (regjia Pedro Costa) 2009
10. Body Rice (regjia Hugo Vieira da Silva) 2006

click tek titujt e melartem te filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur i kam pare) :

   

   

    

Posted on 3rd August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

RIP Chris Marker

Regjizori i “La Jetée“, ndofta filmit te shkurter (zgjat 26 minuta) me te bukur te historise se kinemase, ka vdekur pardje ne Paris, ne moshen 91 vjeçare.

Ketu filmi ne fjale eshte me titra ne anglisht :


La Jetée - Chris Marker [Multisub] - YouTube

 

 

Postulati i “La Jetée” eshte i meposhtmi : te nesermen e Luftes se Trete Boterore, te shpetuarit strehoen ne katakombet e Parisit. Nje burre, i paemer, i afte te udhetoje ne Kohe (pra edhe te ri-integroje te kaluaren), ka per mision te sjelle nga udhetimet e tij temporale te mira materiale dhe energji (Terry Gilliam eshte frymezuar nga historia e ketij metrazhi te shkurter per filmin e tij “Twelve Monkeys”).

 

 

Po te kerkosh ne internet per Chris Marker, kjo foto e vjeter eshte nje nga dy tre te rrallat e tij. I lindur ne 1921, kur ishte gjimnazist, nje nga profesoret e tij quhej nje farë… Jean Paul Sartre; me pas, ka qene nje nga pjesmarresit e paket te rezistences anti-fashiste franceze dhe me pas, shok armesh i Godard-it, Resnais, Varda, kineasteve te ‘nouvelle vague’ franceze.

Natyre tmerresisht e mbyllur (por per asnje moment mizantrop!), udhetari i famshem qe i bie rreth e qark botes, regjizor i nje numri te panumert dokumentaresh, fiksionesh, metrazhesh te shkurter, te mesem e te gjate (permes te cileve Chis Marker eshte sa historian dhe sociolog, sa etnolog as dhe poet), per kete erudit te hatashem do te mjaftonte shprehja e famshme e poetit Henri Michaux per ti bere homazhin e fundit : « Il faudrait raser la Sorbonne et mettre Chris Marker à la place » (”Po te rrafshonim Universitetin parizian te Sorbones, do te duhej te vinim Chris Marker-in ne vend te tij”).

ps: The New Yorker i kushton kete artikull (ne ang.)

p.s.2 : nje nga filmat e tij te fundit (ne 1999) ka qene “Nje kryebashkiak per Kosoven” . Edhe pse, deri edhe para pak muajsh, Chris Marker qe kish qejf ta quante veten “le plus célèbre des réalisateurs de films inconnus” (”me i famshmi nder regjizoret e filmave te panjohur”), nuk pushoi se vendosuri ne youtube (streha e tij e fundit) mini-filma qe ironizojne qe nga kapja e Ben Ladenit, e deri tek vdekja e Steve Jobs (perpara pak muajsh, dmth… ne moshen 91 vjeçare !)

 

                                      

 

Posted on 1st August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Login     Film Journal Home     Support Forums           Journal Rating: 4/5 (2)